• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

A vlen hetimi i Haki Çakos, si shembull për të kërkuar votimin e Vetingut?

14:44 : 28/02/2017
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Për të qenë më bindës për domosdoshmërinë e Vetingut, si një akt që do t’i japë fund padrejtësive në gjykata, Edi Rama sjell shembuj të vendimeve absurde në lidhje me pronat, raste kur dëshmitarët janë dënuar në vend të autorëve të krimit apo kur kriminelët janë liruar nga gjykata. Çdo vendim gjykate ka specifikat e tij, por Rama i përmend në formën e anekdotave. Një ditë i tregon përballë socialistëve, një ditë tjetër përballë studentëve, ndërsa sot përballë biznesmenëve. Ndryshe nga ditët e tjera kur vjen me shembuj absurdë, por të panjohur për publikun, sot Rama përmendi një dosje që është ende nën hetim, pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çakos për pajisjen përgjuese, IMSI Catcher.

“Ju kujtohet gjëja më e paimagjinueshme që ndodhi, ndalimi nga detyra i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit? Ku ndodh? Në çfarë vendi të botës? Ndalohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për nji supozim. Drejtori i përgjithshe I policisë, nëse bën një krim, arrestohet, nuk ndalohet nga detyra, bashkë me zyrtarë të tjerë të policisë” foli me irritim kryeministri në tryezë me sipërmarrësit.

“Molla e kalbur kalb gjithë shportën dhe në një mjedis ku pushtetin e kanë këta lloj killerash të drejtësisë, të tjerët s’kanë ça bëjnë” tha Rama.

Me këto terma Rama iu referua qartazi prokurorëve të çështjes në fjalë, që pezulluan nga detyra Haki Çakon. Por a vlen të merret si shpembull hetimi dhe më pas pezullimi i Haki Çakos për pajisjen IMSI Catcher?

Sipas prokurorëve vendimi për pezullimin e Haki Çakos nga detyra u mor për shkak se Drejtori i Policisë shpërdoroi detyrën me futjen në Shqipëri dhe më pas me administrimin e pajisjes IMSI Catcher. Pajisja përgjuese u fut në territorin shqiptar pa u deklaruar si e tillë në kufi. Mjeti ku mbahej pajisja u përdor pa leje dhe në mënyrë të fshehtë në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe pa praninë e ekspertëve italianë. Pasi u konstatuan shkeljet me pajisjen IMSI Catcher, veprimet hetimore u penguan nga punonjësit e policisë. Gjithashtu nuk u lejua sekuestrimi i pajisjes, duke penguar verifikimin e numrave telefonikë që u përgjuan.

Lexo edhe:

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

Provat që solli prokuroria kundër Haki Çakos e bindën gjykatësin dhe pezullimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit u bë me vendim gjykate. Ajo që ndodhi më pas ishte po aq e rëndë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, u mbrojt në mënyrë të paprecedentë nga Saimir Tahiri, përmes një sulmi të hapur ndaj gjykatësit që dha vendimin për pezullimin e tij. Në 4 ditë rresht, Ministri i Brendshëm dilte në konferenca për shtyp paradite dhe pasdite duke sulmuar gjykatësin, që dha vendimin. Në shkelje të çdo etike dhe duke i bërë presion të hapur, për një çështje ku dyshohej se ishte i përfshirë edhe vetë.

Nuk ka asnjë dyshim që Vetingu është një nga kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian dhe një moment i rëndësishme për luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Por deklarata si këto të Edi Ramës, më shumë se nevoja për reformim të drejtësisë, shprehin padurimin e tij për ditën kur të ketë një drejtësi, që nuk do t’i hapë telashe, me dosje si ajo që solli pezullimin e Haki Çakos nga detyra.

/Lapsi.al

Lajme të lidhura

BOTA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025
SPORT

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025
BOTA

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025
AKTUALITET

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025
SPORT

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025
Para

FOTOT/ Ambicia për të qënë lakuriq

TË GJITHA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

09:11 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com