• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reportazh/ Ja si e kalojnë natën protestuesit në çadër

08:47 : 28/02/2017
në AKTUALITET

Ora 12 pas mesnate kishte kaluar. Kishte hyrë dita e dhjetë e protestës së demokratëve përpara Kryeministrisë.

Qeveria nuk kishte bërë asnjë lëvizje për të lënë të kuptohej se do të merrte parasysh kërkesat e tyre, por demokratët nuk i shqetësonte ky fakt, raporton “Panorama”.

Hyrja në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” ishte e qetë. Zhurmat fillonin sapo u afroheshe dy kullave përballë Piramidës. Disa kafene dhe një dyqan ushqimesh kishin hequr tabelat e orareve në dyert e tyre, duke qëndruar hapur 24 orë.

Ato ditë¬net të gjata qëndrese të demokratëve krahas zhurmave, kishin ngrohur edhe xhepat e bizneseve në qendër të Tiranës. Në mbrëmjen e së dielës, “zotër” të çadrës ishin militantë të PD nga Shkodra dhe Lushnja. Në një stol të vendosur në të majtë të hyrjes së çadrës, sekretari i Përgjithshëm në PD, Arben Ristani, qëndronte i ulur i vetëm dhethuajse nuk komunikonte me askënd. Në hyrje të çadrës takojmë deputetin Flamur Noka. Orët e vona e reflektonin lodhjen, megjithatë vendimmarrjen për të qëndruar çdo natë në çadër pranon se e kishte marrë vetë.

“Nga 10 ditë që kemi që rrimë në çadër, në 6 prej tyre kam preferuar të qëndroj përgjatë gjithë natës. Demokratët e ardhur nga rrethet kanë nevojë për orientim dhe për mbështetje. Duke qenë edhe ishministër i Brendshëm, qëndroj për të komunikuar me efektivët e policisë për çdo shqetësim dhe për të shmangur çdo incident të mundshëm”, rrëfen për “Panorama” Noka. Në ditën e 10¬të të protestës numëroheshin me dhjetëra njerëz në çadër, por ajo që binte në sy ishte mungesa e femrave.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

NATA
Kishte kaluar ora 01:00. Demokratët i kishin dhënë fund darkës në atë që e kishin pagëzuar si sheshi i lirisë. Kutitë e kartonit të picave dhe shishet plastike të ujit i shihje në çdo cep. Ngrohëset e shpërndara në të gjithë hapësirën e çadrës e mbanin ambientin të ngrohtë. Në bisedat mes demokratëve duket se qëndresa në vendnumëro nuk i kënaqte plotësisht.

Mina Prifti kishte ardhur për herë të tretë nga Lushnja. Për të ka ardhur koha që PD të thërrasë një tjetër protestë të madhe.

“Rezistenca ka kuptimin e vet. Nëse kjo qeveri pretendon se do të përballet pafundësisht me qytetarët, mendoj se po i bën llogaritë gabim. Duhet që sa më shpejt të ketë zgjedhje. Faktori ndërkombëtar të gjejë momentin e duhur për të reaguar dhe të bëjë pjesën e vet përballë kësaj situate. Natyrisht që pritet që pas asaj proteste më 18 shkurt dhe kësaj qëndrese, të vijë momenti që të ketë një protestë edhe më të madhe se ajo e para”, thotë me bindje përfaqësuesi i strukturave të PD¬së në Lushnjë. Ora kishte shkuar 03:00. Mund t’i numëroje me gishta burrat që nga lodhja kishin vendosur të vinin pak gjumë në sy. Pjesa më e madhe kishin marrë me vete letra bixhozi e domino dhe mes humorit shkodran prisnin mëngjesin. Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, kishte vendosur t’i shoqëronte vetë anëtarët e strukturave të PDsë. Për të, vetëm shqiptarët mund t’i japin zgjidhje kauzës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

“Vetëm shqiptarët mund ta bëjnë këtë. Sepse është çështje kombëtare. Është çështja jonë. Më shumë se kurrë duhet ta bëjmë sot. Nëse nuk e bëjmë sot, do të jetë tepër vonë nesër. Ajo që po instalohet në Shqipëri i ngjason komunizmit, por më i rrezikshëm se ai që kemi kaluar për 50 vjet”, pohon Ademi. Rreth orës gjashtë të mëngjesit, çadrës fillojnë t’i bashkohen përfaqësues të strukturave të Tiranës. Protesta do të njohë një ditë tëre dhe askush nuk do të thotë sa do të zgjasë. Kur i pyet, ngrenë supet, por me bindje thonë: “Nuk ikim pa fitore”.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/08/2025
AKTUALITET

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

22:55 : 03/08/2025
AKTUALITET

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025
BOTA

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025
AKTUALITET

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025
AKTUALITET

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025
Para

Tarifa e re për karburantet, shoqata kërcënon se do të bllokojë pikat e shitjes

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/08/2025

Maqedonasit brohorasin “Vdekje shqiptarëve”, politikanët tanë jargaviten

22:55 : 03/08/2025

Vangjel Tavo i prish planet Ramës, “mbyt” me gjoba turistët në kulmin e sezonit

22:43 : 03/08/2025

Tragjedi në brigjet e Jemenit/ Fundoset anija me refugjatë, dhjetëra viktima dhe të zhdukur

22:16 : 03/08/2025

52 kate kullë në Tiranë për Redi Strugën dhe Genc Kuçukun! Paratë e kujt po pastrohen?!

21:59 : 03/08/2025

49 mijë dosje te Përmbarimi/ Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen (Procedurat)

21:47 : 03/08/2025

“355 mln £ kokainë”/ Daily Mail zbardh bizneset dhe dënimet në Britani të vëllezërve Hoxhosmani

21:34 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com