• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KULTURE

OSCAR 2017/ “Moonlight” shpallet filmi më i mirë, ja gafa e madhe në ceremoni

08:59 : 27/02/2017
në KULTURE

Filmi “Moonlight” është shpallur fitues i çmimit “Filmi më i mirë” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2017”.

Gabimisht u emëruan si fitues të çmimit në fillim muzikali “La La Land”, por e gjithë kjo ishte një ngatërresë e madhe si pasojë e ndërrimit të zarfit, pasi fituesit e vërtetë të çmimit ishin “Moonlght”.

Ceremonia, e organizuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave në SHBA, u përfshi nga kaosi, kur prezantuesja Faye Dunaway gabimisht njoftoi se “La La Land” ka fituar çmimin kryesor. Pasi aktorët dhe ekipi i filmit pranuan çmimin, u dha njoftimi se “Moonlight” ka fituar në të vërtetë.

“Moonlight” tregon historinë prekëse të një djali të ri që ka vështirësi në gjetjen e vetës, e treguar në tre kapituj historia tregon jetën e djalit ndërsa ai provon ekstazinë, dhimbjen dhe bukurinë e të rënit në dashuri ndërkohë që përballet me seksualitetin e tij.

Përpara përfundimit kaotik, ceremonia u zhvillua normalisht, edhe pse ka pasur deklarata politike dhe kritika ndaj presidentit amerikan, Donald Trump, përfshirë sulme për politikat e tij të imigrimit.

Lexo edhe:

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

Një prej deklaratave më të fuqishme erdhi prej regjisorit iranian, Asghar Farhadi, filmi i të cilit “The Salesman” fitoi Oscar në kategorinë e flimit më të mirë në gjuhë të huaj Farhadi bojkotoi ceremoninë në shenjë proteste ndaj përpjekjeve të Trumpit për të goditur imigrantët. Inxhinierja iraniane, njëherësh turiste në hapësirë, Anousheh Ansari, e mori çmimin në emër të Farhadit.

“Më vjen keq që nuk jam me ju sonte. Mungesa ime është nga respekti për njerëzit e vendit tim dhe ata të gjashtë vendeve të tjera, që janë përçmuar me ligjin çnjerëzor, i cili u ndalon migrantëve hyrjen në SHBA”, tha regjisori Farhadi në deklaratën që e lexoi Ansari.

“Ndarja e botës në ‘ne’ dhe ‘armiqtë tanë’ krijon frikë, një arsyetim të rremë për agresion dhe luftë”, tha tutje regjisori iranian.

Filmi i tij “The Salesman” është një dramë, e bazuar në Teheran, që flet për luftën e një çifti të martuar, pasi gruaja është sulmuar në apartament, derisa ishte vetëm.

“La La Land”, një muzikal, i nominuar për 14 Oscar­e, fitoi gjashtë, përfshirë çmimin për aktoren më të mirë dhe regjinë më të mirë. Prezantuesi tjetër i ceremonisë në Llos Angjelles, Warren Beatty, bëri pauzë para se të lexonte emrin e fituesit të madh. Ai tha më vonë se ka hezituar kur ka parë zarfin që lexonte emrin e aktores më të mirë, Emma Stone, nga “La La Land”, por që u mor dhe u lexua gabimisht nga kolegia e tij.

“Nuk është shaka. Moonlight ka fituar”, tha Beatty, duke treguar zarfin kah kamera.

Filmi “Moonlight” trajton rritjen e një djali, duke kaluar një fëmijëri të rëndë në Majami, me një nënë të varur nga droga. Një dokumentar për luftën në Siri, ndërkaq, i titulluar “The White Helmets” fitoi Oscar për dokumentarin më të mirë të shkurtër.

Çmimin e aktorit më të mirë e mori Casey Affleck për rolin në filmin “Manchester by the Sea”.

Oscar­in për aktorin më të mirë mbështetës e mori Mahershala Ali në filmin “Moonlight”, ndërsa të aktores më të mirë mbështetëse e mori Viola Davis në filmin “Fences”. REL

Lajme të lidhura

SPORT

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025
KRYESORE

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025
SPORT

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025
BOTA

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025
Para

Pasqyra e shtypit për ditën e sotme

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com