• Kontakt
Monday, July 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Bregu “këshillon” Bashën: Mos e sulmo Fleckenstein, na ndihmoi në 2013

17:44 : 26/02/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Majlinda Bregu sqaron përse deklaroi nga çadra e protestës se nuk është dakord me bojkton final të Partisë Demokratike në zgjedhje.

“PD nuk i ka bojkotuar zgjedhjet as në periudhat më të errëta të saj sikurse ishte viti ’97. Dhe është një parti e cila ka lindur për t’i dhënë mundësi shqiptarëve, që të zgjedhin një forcë politike që qeveris si një forcë politike nëpërmjet zgjedhjeve. Dhe e dyta, unë nuk do të doja kurrë, e kam thënë dhe e përsëris që, një precedent i bojkotit të zgjedhjeve nga partia e opozitës para zgjedhjeve parlamentare, të përdorej nesër nga një parti tjetër opozitare. Dhe nuk do të doja kurrë sepse Partia Demokratike është një investim i shqiptarëve. Shqiptarët pas 27 vitesh kanë të drejtën e tyre të kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për këtë kauza është e jona dhe do t’i dalim ne për zot. Por sigurisht për të siguruar garancitë për të arritur te zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Unë nuk e shoh asnjëherë mundësi bojkotin e zgjedhjeve parlamentare nga Partia Demokratike. Pikë! Më e qartë se kaq!”, – u shpreh deputetja demokrate në një intervistë me Adi Krastën në “E Diell”.

Bregu ju bashkua protestës së opozitës disa ditë pas nisjes së saj për shkak se ndodhej në një vizitë zyrtare në SHBA. Me të mbërritur në cadrën e ngritur para kryeministrisë, ajo deklaroi se e mbështet protestën dhe kauzën e saj për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme por theksoi se është kundër ndonjë vendimi drastik për t’i bojkotuar zgjedhjet.

Edhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, deputeti gjerman Knut Fleckenstein, mbajti qëndrim të tillë, duke thënë se vendi i dialogut politik është Parlamenti dhe se nuk duhet të mendohet për bojkot. E pyetur nëse edhe Bregu rrezikohet për këtë qëndrim kundër ndaj partisë, deputetja radhit fillimisht ndryshimet mes saj dhe Fleckenstein, dhe kujton takimin që pati me të në vitin 2013. Takim nga i cili Bregu, e vlerësoi si një mik të mirë tek i cili gjeti dakordësi për shqetësimet e opozitës në atë kohë, sic ishte dekriminalizimi.

“Fleckenstein është eurodeputet, është deputet në Parlamentin Europian. Është një politikan i zgjedhur nga vendi i tij për të përfaqësuar vendin e tij dhe forcën e tij politike dhe është raporteri për Shqipërinë. Unë vazhdoj ta konsideroj një mik shumë të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, madje e kam krijuar këtë përshtypje që në momentin e parë të takimit me të, i cili nuk daton tani, por në dhjetor të vitit 2013. Asokohe PD kishte paraqitur në Parlamentin Europian një listë me pesë kërkesa si të domosdoshme për t’u plotësuar nga mazhoranca që ne t’i jepnim fund bojkotit parlamentar të 2013. Ju e mbani mend që ne ishim në bojkot. Dhe unë kam shkuar kam takuar Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan në Parlamentin Europian pasdite. Nuk e njihja. Ishte caktuar reporter për Shqipërinë, por nuk kisha pasur mundësinë ta takoja sepse Z.Basha në një vizitë zyrtare në Bruksel në fillim të 2013 shoqërohej nga Z.Pollo. Pra unë nuk kam qenë me të në takimet zyrtare. dhe në momentin kur kisha një ftesë dhe një axhendë timen…

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

Krasta: Ti e ke takuar në mënyrë jo zyrtare…

Bregu:…Jo unë e kam takuar në mënyrë zyrtare, por isha në një vizitë e cili ishte mëngjesi i lutjeve në Bruksel. Dhe pasi jam takuar me të, dhe Z.Kukan dhe Z. Fleckenstein të dy bashkë më pyetën dhe më thanë, krejtësisht normale siç ndodh në politikë, në pesë kërkesat që ju keni paraqitur, është pak e vështirë që t’i kërkojmë mazhorancës të plotësojë pesë kërkesa përnjëherë. A keni ju çështje brenda këtyre që i konsideroni si më jetike dhe që ju japin dhe ju si opozitë mundësi për t’u kthyer në parlament? Dhe unë në fakt i thash pa hezitim, dekriminalizimi, sepse dekriminalizimi kishte filluar të jepte shenjat që në zgjedhjet e 2013 në përfshirjen e elementeve kriminal në politikë. Të them të drejtën kam gjetur një dakordësi të menjëhershme dhe kjo është intuita e politikanëve, atyre që merren me politikë përcaktuar brenda pesë çështjeve që kishte paraqitur PD. Nuk ishte lehtësisht i realizueshëm dekriminalizimi. Mendoni se duhet të merrej dakordësia e mazhorancës sepse ishte kërkesa jonë. Dhe aty jam ndarë nga ai takim. Dhe Knut Fleckenstein thotë ok. Në datën tre kam qenë unë në Bruksel. Më thotë se pas tre ditësh do të kem unë Kryeministrin Rama. Do t’ia paraqesë edhe atij këtë kërkesë thotë, por në rast se ata bien dakord ju do të ktheheni në parlament? I thash se ky nuk është një vendim që e marrë vetëm unë. Por unë besoj se kjo është një çështje madhore. Unë do të kthehem sa të flas me kryetarin e partisë time. Kthehem dhe i them Bashës se kjo ka qenë biseda me Z.Kukan dhe Z. Fleckenstein. Dhe sigurisht që na u duk një zgjidhje shumë e mirë. Nga ai moment pati një investim të fuqishëm dhe ishin këta të dy eurodeputëte të cilët investuan për t’i dhënë PD-së dhe për të mbështetur kauzën kryesore e cila sot vazhdon të mbetet një nga kauzat kryesore të PD. Pikërisht procesin e dekriminalizmit që ende vazhdon të jetë problematik pavarësisht se është votuar.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025
BOTA

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025
BOTA

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025
Para

Mbyllet emisioni kritik ndaj qeverisë në AbcNews

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 06/07/2025

VIDEO/ Sherr për një vend parkimi në rrugën “5 Maji” në Tiranë

22:55 : 06/07/2025

Stuhia e shiut në Milano shkakton një viktimë dhe dy të plagosur

22:49 : 06/07/2025

Afera “Bankers”/ Kërkohet hetim dhe për Idajet Ismailajn e AlbStar të “pikës së voçkël” të Kumbaros

22:37 : 06/07/2025

Ndryshimet e klimës i “kushtojnë” shtrenjtë Europës, mbi 790 mld euro dëme që nga viti 1980

22:12 : 06/07/2025

Kosto e lartë, çmimi i ulët/ Fermerët tregojnë vështirësitë për të mbajtur “gjallë” bujqësinë

21:59 : 06/07/2025

Paralajmërimi/ Shefi i NATO: Një sulm i koordinuar nga Kina e Rusia mund të ndezë Luftën e Tretë Botërore

21:46 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com