• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Dy skenarë të mundshëm politikë europianë

15:10 : 25/02/2017
në BOTA, KRYESORE

Nga Bernard Gueta

Janë vetëm hipoteza, por ia vlen të merren seriozisht, për shkak se janë mjaft të besueshëm. Hipoteza e parë është që Emmanuel Macron do të bëhet presidenti i ardhshëm i Francës, ndërsa e dyta është se në Gjermani, kandidati socialdemokrat Martin Schulz do të fitojë kundër Angela Merkelit në zgjedhjet e shtatorit të ardhshëm, duke u bërë kancelari i ri i Gjermanisë.

Është e mundur që gjërat të shkojnë vërtetë kështu, për shkak se socialdemokratët gjermanë kanë fituar 12 pikë në sondazhe në vetëm një muaj, dhe në 19 shkurt ia kaluan edhe kristian demokratëve. Për momentin, avantazhi i tyre është reduktuar në një përqind, por është e qartë se ata kanë erën në favor, edhe për shkak se mund të bëjnë aleancë me të Gjelbërit dhe të majtën radikale Die Linke, ndërsa e djathta ka të aleatë potencialë, vetëm liberalët.

Sa ip ërket koalicionit parlamentar – që është çelësi për çdo gjë në Gjermani, sepse kancelari nuk zgjidhet me votim të drejtpërdrejtë universal, por e zgjedhin deputetët – e majta gjermane ka një avantazh të veçantë mbi konservatorët. Pas shtatë muajsh Martin Schulz, ish-President i Parlamentit Europian, mund t’i zërë vendin Angela Merkelit. Në të njëjtën kohë, Emmanuel Macron mund të “pushtojë” Elyseenë pesë muaj më vonë, pasi aleanca e tij e re me Bayroun mund t’i bëjë të mundur, që të kalojë François Fillon në raundin e parë dhe të bëhet, në raundin e dytë, kundërshtari i Marine Le Pen, me shanse të mira për fitore.

Një kontratë qeverisjeje alla gjermane

Lexo edhe:

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

Megjithatë, ende nuk ka asgjë të sigurt. Sondazhet fotografojnë vetëm një moment dhe para zgjedhjeve franceze dhe gjermane, çdo gjë mund të ndryshojë. Por, çfarë do të ndodhte, nëse këto supozime do të konfirmoheshin?

Është e thjeshtë. Franca do të bëhej Gjermania, dhe anasjelltas. Një aleancë mes rrymave të qendrës dhe atyre të moderuara do të merrte kontrollin e Francës, dhe në këtë vend, ku kufiri mes të djathtës dhe të majtës konsiderohet i pakapërcyeshëm, do të qeverisin së bashku forca që nuk janë as të djathta, as të majta, me kushtet e vendosura nga François Bayrou dhe të pranuara nga Emmanuel Macron. Kontratë qeverisjeje alla gjermane, pra.

Në Paris do të ndodhte, ajo që në Berlin është krejtësisht normale. Në të kundërt, Gjermania, një vend që ka hedhur poshtë traditën e konsideruar franceze dhe arkaike, atë të një konfrontimi mes të majtës dhe të djathtës, mes konservatorëve të qendrës së djathtë dhe një të majte pluraliste, do të qeverisej nga socialdemokratët, të cilët kanë bërë një kthesë të qartë majtas.

Martin Schulz dhe Emmanuel Macron mund të kuptohen shumë mirë, sepse përmes një pale të tretë, që është François Bayrou, kanë të përbashkët lidhjen me unitetin e Evropës dhe janë të vendosur për të ripërtërirë popullaritetin e Unionit, duke krijuar një politikë të përbashkët për mbrojtjen, harmonizuar politikat fiskale dhe sociale, si dhe shëndoshur financat publike, duke garantuar investime për të ardhmen. Janë spekulime sigurisht, por nëse bëhen realitet, do t’u hapin dyert ndryshimeve të mëdha. /France Inter –bota.al/

Lajme të lidhura

SHENDETI

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025
SHOW BIZ

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025
BOTA

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025
BOTA

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025
AKTUALITET

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025
AKTUALITET

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025
Para

Të rinjtë prishin dëgjesën e Qeverisë për arsimin: Jo reformë klienteliste (Video)

TË GJITHA

Pse shishet e vajit të ullirit duhet të jenë me ngjyrë të errët? Zbuloni arsyet

20:42 : 08/06/2025

Egli prish miqësinë me Fifin dhe bashkohet me Gjestin? Vajzat “zhdukin” këngën e tyre nga YouTube

20:40 : 08/06/2025

Protestë masive në Madrid, opozita kërkon zgjedhje të parakohshme

20:31 : 08/06/2025

Fico: Sllovakia do bllokojë çdo përpjekje të BE për të vënë sanksione ndaj Rusisë

20:26 : 08/06/2025

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Shtohen incidentet nga monopatinat

20:25 : 08/06/2025

Dosja në SPAK/ Si Marin Gjonaj dhe Info Telecom kontrolluan trafikun ndërkombëtar të thirrjeve

20:13 : 08/06/2025

Pagë 45 milionë Euro në sezon, Osimhen vendos për të ardhmen

20:07 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com