• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

VIDEO/ Brazili i zhytur në krizë, por Xhorxh Soros po bën miliarda

13:52 : 24/02/2017
në BOTA, KRYESORE, VIDEO

Në qendrën tregtare Cidade Jardim, tempulli i luksit në Sao Paolo, spektakli është i trishtueshëm. Vitrinat e modës së fundit janë në kontradiktë me korridoret bosh. Kush vjen aty, bën maksimumi një xhiro e del pa blerë gjë. Edhe për klasën më të lartë kriza braziliane ndihet fort, shkruan “Gli “Occhi di Guerra”.

Sipas artikullit “http://www.occhidellaguerra.it/brasile-crisi-soros-ci-miliardi/” kush dëshiron konfirmim, mjafton të bëjë një xhiro në një prej supermerkatove me çmime më popullore, “Extra”, të cilat ende shesin, por janë të detyruar të shpikin ditë me super-oferta për t’u ngjallur dëshirën e blerjeve njerëzve. “Pavarësisht kësaj, gjithçka është shumë e shtrenjtë”, thotë zonja Neusa, teksa shtyn karrocën e blerjeve. “Me këtë krizë që është duhet të kërkojmë çmimet më të ulta kur bëjmë pazar”.

Për 3-mujorin e tetë radhazi Brazili regjistron rënie në prodhimin e përgjithshëm kombëtar, i cili ka rënë me 10 për qind nga fundi i vitit 2014. Vetëm vitin e fundit zhytja ishte me 4.6%  dhe kriza ekonomike vazhdon të ecë përkrah me krizën politike dhe institucionale gjithmonë e më të vështirë. Edhe për shkak se kuadri që është mjaftueshëm katastrofik shoqërohet kudo me rritje eksponenciale të dhunës.

Brazili përjeton krizën më të rëndë të historisë së tij. Sot 12 milionë njerëz janë pa punë, baras me 12% të popullsisë aktive, por nëse merren në konsideratë edhe ata që marrin subvencione nga shteti, numri shkon në 30 milion, ose 30% e popullsisë aktive për punë. Banka Botërore e ka dhënë tashmë alarmin për gjendjen e vështirë të ekonomisë braziliane. Nëse skenari nuk ndryshon së shpejti, që këtë vit 3.6 milionë brazilianë do të rikthehen të jetojnë, apo më saktë, mbijetojnë, nën nivelin e varfërisë. Në këtë mënyrë, vendi i një bumi ekonomik të paparë më 2010, me rritje të prodhimit të përgjithshëm me 8%, gjatë dy viteve e gjysmë së fundi ka parë t’i avullojë një e dhjeta e prodhimit të tij kombëtar, duke u shembur nën peshën e skandaleve politik dhe të korrupsionit gjigant që ka plaçkitur pasuritë më të vlefshme të atdheut të sambës.

Njerëzve të thjeshtë nuk u mbetet veçse të bëjnë llogaritë me një të përditshme ku inflacioni është zot dhe çmimet rriten vazhdimisht. Për Marcos Lima, i papunë prej tre muajsh, jeta po vështirësohet gjithnjë e më tepër dhe gjetja e një vendi pune është bërë thuajse si lotari. “Ka shumë kandidatë për pak vende”, shpjegon. Ashtu siç pohon edhe shefi i burimeve njerëzore i një firme të madhe, i cili dëshiron të mbetet anonim: “Po pushojmë njerëz shumë më tepër nga sa e kishim menduar, sepse në këtë moment firmat nuk arrijnë të mbajnë veten si dy apo tre muaj më parë”.

Lexo edhe:

Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO)

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

E megjithatë, nëse sheh financat, duket sikur jetë në një tjetër Brazil, një vend euforik me indeksin Bovespa në pragun e 70 mijë pikëve, si më 2010, kur bumi i vendit të sambës ishte në maksimum, me monedhën vendase, realin, e vlerësuar me 50 % mbi euron e dollarin në vitin e vitin e fundit, e ku bankat private, si Itaú, janë ndër më të fuqishmet e Amerikës Latine. Nga një vend i së ardhmes, Brazili duket se po shndërrohet sërish në një vend të spekulimeve të mëdha financiare ndërkombëtare.

Mjafton të shohësh lëvizjet e George Soros që blen aksionet e Petrobras, kompania shtetërore e naftës sapo nis skandali i Lava Jato (Duar të pastra), për t’i rishitur më 2015 e  riblerë në nëntor 2016. Për të mos folur për Amazonën e zonën rreth saj. Qeveria po punon për një projektligj që liberalizon shitjen e tokës kapitalit të huaj, deri në 100 mijë hektarë për person. Duhej të ishte një klithmë për ndihmë e ambientalizmit global, por duket se pak i intereson medias së përgjithshme, e impenjuar më tepër me çdo frymëmarrje të Trumpit. Me pak fjalë, kemi një Brazil në shitje për padronët e zakonshëm të atyre 140 kompanive shumëkombëshe që në botën e sotme të globalizuar nuk paguajnë taksat dhe kanë shumë më tepër pushtet se çdo kryetar shteti.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO)

16:09 : 20/07/2025
AKTUALITET

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

15:56 : 20/07/2025
BOTA

A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen?

15:44 : 20/07/2025
AKTUALITET

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

15:36 : 20/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi javor 21-27 korrik, ja 5 shenjat më me fat

15:24 : 20/07/2025
SPORT

Shënoi në ndeshjen e parë të kampionatit, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

15:17 : 20/07/2025
Para

Hidhet shorti për 1/8 në "Europa League". Ja përballjet

TË GJITHA

Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO)

16:09 : 20/07/2025

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

15:56 : 20/07/2025

A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen?

15:44 : 20/07/2025

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

15:36 : 20/07/2025

Horoskopi javor 21-27 korrik, ja 5 shenjat më me fat

15:24 : 20/07/2025

Shënoi në ndeshjen e parë të kampionatit, Shehu: Thirrja në Kombëtare më ka dhënë besim

15:17 : 20/07/2025

Çdo vit rritet me 5% numri i rasteve me kancer në Kosovë

15:11 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com