• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështojnë operacionet antikanabis të policisë, 6901 kontrolle asnjë rezultat

10:41 : 24/02/2017
në AKTUALITET

Operacioni 2-ditor i policisë së shtetit kundër kultivimit të kanabisit nuk dha asnjë rezultat.

Në 6 901 kontrolle nuk u zbulua asnjë parcelë e mbjellë me bimë narkotike, nuk u kap asnjë kilogram farë kanabis edhe pse të dhënat flasin për 5 ton farë që ka hyrë në Shqipëri.

3 100 forca policore u dërguan nëpër sera e tunele të përdorur dikur nga ushtria.

U kontrolluan 5 113 sera, 235 tunele, 692 ish rezerva dhe magazina shtetërore, 314 ish reparte ushtarake, 258 banesa të pabanuara dhe 286 objekte të ndryshme.

Operacioni i bujshëm i urdhëruar nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, që u pasqyrua me shumë zhurmë në televizionet e pushtetit, dha zero rezultate.

Lexo edhe:

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

Ai, siç tregojnë të dhënat e policisë e fakte të tjera, është zhvilluar në kohë të papërshtatshme dhe në vendin e gabuar.

Shkurti, siç rezulton nga të dhënat e viteve të kaluara, nuk është muaji i kultivimit të kanabisit. Mbjellja nis në pranverë, rreth fundit të marsit. Dhe serat e tunelet nuk ishin vendet kryesore të kultivimit vitin e shkuar, ku kanabisi pushtoi të gjithë territorin, duke zënë një sipërfaqe rekord në historinë e Shqipërisë me një prodhim po ashtu në nivele historike.

Kanabisi, në 2016, u mboll hapur në fusha, kodra e male. Qindra mijëra bimë u kultivuan në lumin e Vlorës, një terren fushor lehtësisht i kontrollueshëm.

Qindra mijëra të tjerë u kultivuan në Rinas e Fushë Krujë, në malësinë e Krujës e Tepelenë, në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Malësi të Madhe, Dibër, Kukës, Korçë, Ersekë, Gjirokastër, Sarandë, Përmet, Lushnje, Gramsh, etj.

Disa rrënjë u gjetën nëpër sera, në raste sporadike, por lumi i drogës u mboll në terren të hapur.

E megjithatë policia dështoi.

Një dështim, që sipas opozitës, ka ardhur nga një vendim politik për ta lejuar mbjelljen dhe nga lidhja e drejpërdrejtë e drejtuesve të policisë me narkotrafikantët.

Operacioni 2-ditor me 3100 forca policore dha zero rezultat, pasi policia duhet ishte fokusuar tek kapja e tonelatave të farës nëpër dogana.

Deri tani, asnjë kilogram farë kanabis nuk raportohet e kapur në pikat e kalimit kufitar.

Edhe gjatë vitit 2016 nuk u kap as edhe një kilogram farë.

Sipas të dhënave që disponojnë agjencitë e inteligjencës dhe hetimit, 5 ton farë kanabis me vlerë 10 milionë euro ka hyrë në Shqipëri.

Nëse ajo do të kultivohet, sipërfaqja e mbjellur me kanabis do të jetë disa herë më e madhe se ajo e një viti më parë.

Drejtori i antimafias italiane deklaroi dje në Tiranë se prodhimi dhe trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali u trefishua vitin e kaluar.

Ambasadori i OSBE –së deklaroi se 2 miliardë euro të ardhura nga kanabis janë gati të përdoren në zgjedhjet e 18 qershorit për të blerë deputetë. Me gjithë presionin që u ushtrua mbi të pas kësaj deklarate, OSBE nuk e ndryshoi thelbin e shqetësimit, duke insistuar në rrezikun e përdorimit të parave të drogës në zgjedhjet e përgjithshme.

Këtë vit këmbanave të alarmit po u bihet më fort. Nakortrafikantët e kanë infrastrukturën gati. Kjo për faktin se dhjetëra tonelata kanabis që po kapen në Itali apo Greqi janë marrë në parcela që policia nuk ka arritur t’i zbulojë apo nuk i ka goditur qëllimisht, siç pretendon opozita. Çka do të thotë se këto parcela mund të përdoren fare lehtësisht edhe këtë vit, pasi sistemet e vaditjes janë gati, e po ashtu edhe personat për të punuar plantacionet dhe për t’i ruajtur ato. Ndërsa “pronarët” e parcelave që u shkatërruan nga policia ka të dhëna se janë në kërkim të sipërfaqeve më të mbrojtura në zona malore.

Policia thotë se u ka kërkuar pronarëve të ambienteve që ka kontrolluar në operacionin 2-ditor që të firmosin një deklaratë “se këto ambjente nuk do të përdoren për kultivim të bimëve narkotike”.

Edhe për ambjentet dhe objektet pa pronar, është mbajtur procesverbal i firmosur nga pjestarët e grupeve të kontrollit.

Por në të shumtën e rasteve, gjatë vitit të kaluar, parcelat e kultivuara ishin pa pronarë. Grupet kriminale të narkotrafikut përdoren toka të paregjistruara apo sipërfaqe të përshtatshme pa pronarë në zonat kodrinore e malore.

Kjo është një tjetër arsye përse operacioni i policisë u zhvillua në vendin e gabuar dhe tërësisht jashtë kohe.

Rezultati zero i këtij operacioni të shtrirë në mbarë vendin nuk është tregues se grupet e narkotrafikut janë zhdukur. Në të gjitha rastet e mëparshme të aksioneve policore janë kapur kapur vetëm disa punëtorë të kanabisit, por jo organizatorët e kultivimit dhe trafikut.

Rezultati zero nuk është as tregues se është zhdukur fara e kanabisit. Policia nuk gjeti asnjë farë apo bimë për shkak se ajo nuk mbillet në dimër dhe jo se në Shqipëri fara nuk ekziston. Madje, sipas të dhënave të shërbimeve të inteligjencës, në vend gjendet një larmishmëri farash, që japin prodhime të ndryshme në kohë të shpejtë deri në 3 javë nga mbjellja.

Operacioni me 3 100 policë dhe me kamera e fotografë nga pas për të filmuar skena si nëpër filma hollivudianë ia kalon edhe fantazisë së Erion Veliajt. Sepse në këtë rast, Saimir Tahiri nuk po përdor thjesht punonjës të zyrës së shtypit për të ndërtuar imazhin e njeriut që lufton krimin, por po vë në shërbim të makiazhit politik të gjithë Policinë e Shtetit.

Saimir Tahiri po keqpërdor rëndshëm për dekor jo vetëm uniformën e policisë së shtetit, por edhe vetë Drejtorin e Përgjithshëm, Haki Çakon, i cili, në postin që mban, ka funksione ekskluzivisht profesionale, tërësisht larg politikës së propagandës. E gjithë kjo zhurmë pa rezultat vjen në një kohë kur ndërkombëtarët po e thonë hapur se policia ka dështuar në luftën me narkotrafikantët. Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025
BOTA

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025
SPORT

Pas humbjes në miqësoren e parë, Kombëtarja U-17 barazon në Durrës përballë Bullgarisë

14:31 : 08/06/2025
BOTA

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

14:30 : 08/06/2025
AKTUALITET

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportohej heroinë, zbardhen EMRAT e 4 efektivëve të arrestuar

14:11 : 08/06/2025
SPORT

Liga e Kombeve, de la Fuente: Kënaqësi të përballesh me Portugalinë, Ronaldo një legjendë

14:08 : 08/06/2025
Para

“Do të të bëhet kocka në fyt”, Rama i përgjigjet mallkimit të vlonjatëve

TË GJITHA

Albin Kurti pas barazimit të Shqipërisë me Serbinë: Na la të pakënaqur rezultati, jo Kombëtarja

14:43 : 08/06/2025

Elon Musk fshin akuzat ndaj Trump lidhur me dosjet e Jeffrey Epstein

14:41 : 08/06/2025

Pas humbjes në miqësoren e parë, Kombëtarja U-17 barazon në Durrës përballë Bullgarisë

14:31 : 08/06/2025

Referendumi për shtetësi polarizon shoqërinë në Itali

14:30 : 08/06/2025

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportohej heroinë, zbardhen EMRAT e 4 efektivëve të arrestuar

14:11 : 08/06/2025

Liga e Kombeve, de la Fuente: Kënaqësi të përballesh me Portugalinë, Ronaldo një legjendë

14:08 : 08/06/2025

E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari hidhet nga lartësia dhe i jep fund jetës

14:01 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com