Ambasadorja amerikane e sapo emëruar në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley shprehet se Kosova e meriton të jetë anëtare e OKB-së.
Sakaq shtetet anëtare të Këshillit të Sigurimit janë duke debatuar për paqen dhe sigurinë në Kosovë me iniciativë të Ukrainës.
“Duhet të njihet progresi i Kosovës. Kosova duhet të jetë anëtare e OKB’së dhe anëtare e barabartë e komunitetit ndërkombëtar” ka thënë Haley.