Ish-kryeministri Berisha, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në “News24” hodhi akuza të rënda ndaj vëllait të kryeministrit Rama.
Ai tha se ka prova që Olsi Rama ka kaluar kokainë me automjetin e tij në Shqipëri. Sipas tij, fotot janë edhe në Prokurori. Gjithashtu, Berisha tha se Olsi Rama ka rrahur Jona Dervishin, zëdhënësen e FSHF-së te Liqeni Artificial. Sipas tij ai e ka dhunuar keqas dhe i ka marrë me dhunë telefonin.