• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Protesta e opozitës për zgjedhjet, Fleckenstein: Në lista s’duhet të ketë kandidatë me të shkuar kriminale

13:34 : 20/02/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Para vizitës në Shqipëri, eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian thotë për Deutsche Wellen, se zgjedhjet e qershorit janë moment kyç për hapjen e bisedimeve. Ai thekson se nuk mund të fillosh me implementimin e reformës në drejtësi dhe të bësh zgjedhje jo demokratike dhe jo duke respektuar kriteret ligjore.

“Kjo do të ishte një shenjë, se Shqipëria nuk është ende gati për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Është e rëndësishme që në lista të mos gjenden kandidatë me të shkuar kriminale, të mos blihen votat. Para të atyre që kultivojnë drogën ka, këtë e di, por ato nuk duhet të përdoren për gjëra të tilla.

Fleckenstein shprehet në intervistë se vizita e tij në Tiranë sot është pikërisht për të parë se sa realiste janë pretendimet e opozitë.

Zoti Fleckenstein, cili është qëllimi i vizitës suaj sot në Tiranë?
Knut Fleckenstein: Qëllimi është i trefishtë, së pari Parlamenti Europian sapo ka miratuar raportin e përgatitur prej meje. Për mua është e rëndësishme të flas me të gjithë aktorët aty, si shoqërinë civile ashtu edhe në politikë për të diskutuar për ato që thotë parlamenti. Këtë e pason qëllimi i dytë, natyrisht zbatimi konkret i reformës në drejtësi, kaq e rëndësishme për vendin, me qëllim që në vjeshtë të fillojmë, me shpresë, bisedimet e anëtarësimit. E treta lidhet me pritshmëritë tona lidhur me zgjedhjet, e në këtë kontekst do të kem me vete edhe rekomandimet e ODHIR-it.

Pas raportit tuaj duken se shanset janë shumë të mira…apo priten edhe zgjedhjet…
Po qe se fillohet me zbatimin e reformës në drejtësi, pra nëse vihet në lëvizje procesi i vetingut, shanset janë, sepse gati të gjitha fraksionet në parlament e kanë mirëpranuar se qeveria shqiptare dhe parlamenti kanë bërë shumë kohë e fundit për t’u zhvilluar në drejtim të Bashkimit Europian.

Lexo edhe:

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

…por opozita në Shqipëri nuk e sheh kështu gjendjen. Të shtunën filluan protestat e opozitës që kërkojnë largimin e Ramës dhe qeveri teknike. Si i shikoni këto protesta. Opozita duket se nuk ka aspak besim tek kjo qeveri për zgjedhje të lira…
Opozita e ka gjithmonë një frikë të tillë para zgjedhjeve. Se sa realiste është kjo, për këtë dua të krijoj një përshtypje, kur të jem këto ditë në Shqipëri. Sigurisht do të takoj edhe përfaqësues të opozitës.

Palët politike nuk e gjetën gjuhën e duhur për reformën zgjedhore para zgjedhjeve. Problemet e zgjedhjeve e kanë shoqëruar demokracinë në Shqipëri gjithmonë, por kësaj here opozita ngre shqetësim të madh blerjen e votave, sipas saj me paratë e drogës dhe krimit. Këto janë akuza shumë të rënda…
Po, por kjo akuzë duhet të provohet fillimisht, e është gjithmonë e vështirë ta bësh këtë para zgjedhjeve. Por të gjithë ata që marrin pjesë në këto zgjedhje duhet ta dinë, se nëse këto zgjedhje nuk zhvillohen me korrektesë, atëherë do të ketë një problem për hapjen e negociatave me BE-në. Prandaj do të varet shumë nga ajo se sa palët në zgjedhje do t’i respektojnë rregullat e lojës që njihen në Europë për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ky pretendim është i vjetër sa demokracia në Shqipëri, të dyja palët thonë duam zgjedhje të lira, të dyja akuzojnë njëra-tjetrën se nuk i respektojnë rregullat e lojës, se kanë bërë manipulime…
Po, e vërtetë, por duhet të themi se me kalimin e viteve ka pasur përmirësime, kësaj here është shumë e rëndësishme, prandaj do të dërgohen edhe shumë vëzhgues zgjedhorë nga vetë vendi, por edhe vëzhgues të huaj, të cilët do të ndjekin me shumë  kujdes se çfarë do të ndodhë para zgjedhjeve e në ditën e zgjedhjeve.

Pra vlerësimi i zgjedhjeve është moment vendimtar…
Natyrisht kjo është shumë e rëndësishme, nuk mund të fillosh me implementimin e reformës në drejtësi dhe të bësh zgjedhje jo demokratike dhe jo duke respektuar kriteret ligjore. Kjo do të ishte një shenjë, se Shqipëria nuk është ende gati për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Është e rëndësishme që në lista të mos gjenden kandidatë me të shkuar kriminale, të mos blihen votat. Para të atyre që kultivojnë drogën ka, këtë e di, por ato nuk duhet të përdoren për gjëra të tilla. Por kam edhe dyshime që ky është një problem vetëm i njërës anë.

Lajme të lidhura

BOTA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025
SPORT

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025
BOTA

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025
AKTUALITET

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025
SPORT

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025
Para

Apple tani do t’i njohë fytyrat tona, blen teknologjinë e RealFace

TË GJITHA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

09:11 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com