Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti
U bene afro tre dekada, duke filluar nga fillimi i konflikteve te shperberjes se ish-Jugosllavise qe Serbia eshte faktor krizash, konfliktesh, luftrash ne Ballkan. Duke nisur me konfliktin ne Slloveni e deri te kulminacioni ne Kosove, Serbia gjakosi thuajse gjithe popujt e ish-Jugosllavise.
Pervec ketij roli destruktiv, ne vitet e fundit eshte pikerisht Serbia qe po pengon ose po ngadaleson se tepermi procesin e demokratizimit te marredhenieve midis shteteve ne Ballkan si po demton seriozisht integrimin Euro-Atlantik te tyre.
Nga ana tjeter, mosnjohja e pavaresise se Kosoves, ndikimet negative ne B&H, nderhyrjet ne Mal te Zi dhe perzjerjet ne Maqedoni deshmojne se Serbija e vjeter rron ne Serbine e sotme.
Arsyet e ketij roli negativ te Serbise ne historine bashkekohore te Ballkanit njihen dhe pranohen boterisht. Nderkohe qe rruget e daljes nga kjo politike obstruktive nuk jane krejtesisht te qarta.
Nese hedhim nje veshtrim diakronik ne historine Evropiane do te njihemi me mjaft histori paralele me ato te Serbise ne Ballkan. E mbi te gjitha do shohim rruge e modele te suksesshme shtetesh per shkeputjen nga e kaluara dhe per hedhjen e bazave per nje politike krejtesisht te re. Ne krye te modelit te suksesshem ka qene dhe mbetet ai gjerman. Modeli gjerman u mbeshtet ne tre kolona:
1. De-nazifikimi
Procesi i de-nazifikimit ishte i pari dhe me i rendesishmi. Ai filloi me Komisionet gjykuese ne terrenin e pasluftes, vijoi me Nyrenbergun dhe vazhdon edhe sot e gjithe diten me ndjekjen ekzigjente nga drejtesia gjermane te mbeturinave te nazizmit kudo ne bote.
Serbia nevojitet te ndahet njehere e pergjithmone nga trashegimia e Milloshevicit nepermjet nje procesi de-milloshevizmi. Eshte e dhimshme, por e vertete se trashegimia e Milloshevicit vazhdon ne Serbine e sotme.
Qe nga eksponente kriminal ordinere dhe deri te lidere te larte te Shtetit dhe te Qeverise Serbe se sotme konstatohen persona te lidhur ngushte me Milloshevicin dhe politikat e tij fashiste ne Ballkan. Keto persona jo vetem lypet te hiqen nga institucionet drejtuese Serbe, por edhe duhet te perballen me drejtesine nderkombetare e me tej me ate kombetare.
2. De-militarizimi
Procesi i de-militarizimit bashkeshoqeroi ate te de-nazifikimit ne Gjermani. De-militarizimi ishte nder kolonat themelore te aplikuar nga Gjermania. Nese de-nazifikimi pastroi elementet njerezor nazist, de-militarizimi pastroi mjedisin nga instrumentat e luftes, duke krijuar nje Gjermani pacifiste per shume dekada.
Serbia akoma nuk ka ndermarre asnje hap konkret per te bere de-militarizimin e pas luftrave te saj ne ish-Jugosllavi. Serbia vazhdon te posedoje arsenale te ish-armates Jugosllave, te armates se Serbise se Milloshevicit, arme e municione te organizatave kriminale paralele, armatim konvencional ne mbare popullsine e Serbise dhe ne pakicat e saj perrreth.
Pervec ketyre arsenaleve te trasheguara, Serbia po blen armatime moderne edhe nga Rusia e Putinit. Serbia eshte vendi me i militarizuar ne Ballkan. Ky vend militar mesa duket synon te vijoje te perdore politiken e forces me shume sesa forcen e politikes.
3. Demokratizimi
Procesi i demokratizimit ishte i treti, me afatgjati dhe me efikatesi ne modelin gjerman te pas Luftes se Dyte Boterore. Ne kulmin e depresionit gjerman dhe te makthit evropian, Adenhaueri deklaronte se “nuk eshte nacionalizmi, por demokracia qe do e ribeje Kombin Gjerman”.
Vizioni i Adenhauerit u provua e sakte. Demokracia i solli Gjermanise shpresen e brendshme dhe besimin nderkombetar, nxiti krijimin e Bashkimit Evropian, i hapi rruge bashkimit te Gjermanise me mjete teresisht politiko-diplomatike, solli shperberjen paqesore te BRSS dhe frymezoi mbare Evropen Lindore per permbysjen paqesore te komunizmit .
Serbia e mbas luftrave ne ish-Jugosllavi ka ndjekur nje rruge me zik-zake ne qasjen ndaj demokracise. Serbia vijon te ndjeke nje model ambig midis Evropes demokratike dhe Rusise semi-demokratike.
Ky model ‘hibrid’ duket qartesisht ne politikat e brendshme dhe te jashtme. Eshte pikerisht kjo ‘demokraci hibride’ qe ngadaleson procesin e integrimit te Serbise, por edhe te Ballkanit Perendimor ne BE.
U bene rreth tre dekada qe nga koha kur Serbia nisi luftrat me gjithe popujt e ish-Jugosllavise. Mjerisht akoma eshte Serbia qe po behet pengesa kryesore per integrimin e Ballkanit Perendimor ne strukturat Evropiane dhe Euro-Atlantike.
Serbia duhet te ndjeke modelin gjerman per t’u shkeputur nga politika e vjeter dhe per te ndertuar nje te ardhme tjeter, bazuar ne vlerat e lirise, demokracise dhe te integrimeve Evropiane dhe Euro-Atlantike. Nje Serbi ndryshe nga e sotmja do ishte vlere e shtuar per mbare Ballkanin Perendimore.