• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Protesta fillon në mesditë e përfundon në mesnatë, zbulohen dy skenarët e PD -së

09:07 : 18/02/2017
në POLITIKE

Autobusë të shumtë mbushur me mbështetës të PD, militantë e qytetarë janë nisur që në mëngjes herët nga rrethet për të marrë pjesë në protestën e sotme.

Partia Demokratike do të mbajë në Tiranë protestën e paralajmëruar kundër qeverisë, të cilën përgjatë dy javëve të fundit e ka cilësuar edhe si ditën ku shqiptarët do të marrin një vendim të madh, raporton “Panorama”.

Vetëm nga Fieri raportohen të nisur rreth 25 autobusë me protestues. Grumbujt e protestuesve janë parë në pika të ndryshme të qytetit si nga QTU, Fier, nga selia e PD Dega Fier, nga ish­hotel Turizmi, nga kryqëzimi i parkut, kryqëzimi i Grecallisë etj.

SKENARET

Skenari i parë që mund të ndjekin demokratët është që duke filluar nga ora 12:00 dhe deri në mesnatë protestuesit të qëndrojnë në shesh, duke kërkuar zgjedhje të lira me qeveri teknike. Më pas, në mesnatë të jenë anëtarët e Forumit Rinor Demokrat ata që do të bëjnë rezistencë, duke qëndruar përpara Kryeministrisë gjatë gjithë natës, ndërkohë që të nesërmen t’u ribashkohen protestuesit e tjerë.

Lexo edhe:

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

Skenari i dytë është ai që opozita të zhvillojë një protestë masive sot, duke nisur në këtë formë një valë të gjatë protestash të përjavshme. Ajo që demokratët thonë me bindje është se kanë marrë udhëzime që protesta të jetë e qetë dhe pa incidente, por kërkojnë të mos provokohen pasi edhe përgjigjja nuk do të mungojë.

Që nga data 1 shkurt, kur në mbledhjen e kryesisë u mor vendimi për të organizuar një protestë mbarëpopullore, aksioni opozitar u zhvendos tërësisht në funksion të saj. Për afro 20 ditë, demokratët kanë shkundur të gjithë strukturat për të siguruar një pjesëmarrje sa më masive në një protestë që për nga përmasat vjen pas më shumë se 1 viti, që nga ajo e 8 dhjetorit 2015.

Por në gjithë këto ditë, kreu i demokratëve, Basha, është kujdesur që udhëzimet për deputetët, sekretarët, kryetarët e degëve, drejtuesit e forumeve rinore dhe përfaqësuesit e strukturave të lidhen vetëm me anën organizative, pa dhënë asnjë detaj për skenarët që do të shoqërojnë protestën. Këtë herë ekskluzivitetin e mbarëvajtjes së protestës dhe mënyrës se si do të orientohen qytetarët në shesh, Basha ka vendosur t’ia besojë vetëm një grupi të ngushtë njerëzish.

ORGANIZIMI

Deputetët e opozitës, përfshirë edhe aleatët e PD­së, do të jenë në krye të grupeve të protestuesve që pritet të mbërrijnë në Tiranë sot, rreth orës 11:00, nga i gjithë vendi. Pritet të jenë rreth 5 pika kryesore, në të cilat demokratët do të grupohen për t’iu drejtuar më pas bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Burime pranë opozitës bëjnë me dije se do të jenë dhjetëra autobusë, që do të vijnë nga e gjithë Shqipëria për t’iu bashkuar protestës.

Degët lokale të PD­së në rrethe kanë bërë thirrje që jo vetëm anëtarësia, por edhe çdo qytetar që do të dëshirojë të bëhet pjesë e protestës të përdorë autobusët që do të vihen në dispozicion, të cilët do të jenë pa pagesë. Pikat kryesore nga të cilat do të vijnë protestuesit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të jenë Rruga e Elbasanit, Rruga e Durrësit, sheshi “Skënderbej” dhe pedonalja e Tiranës.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, bashkë me një grup të rinjsh do të dalin nga selia blu rreth orës 11:50 minuta për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë në pedonalen “Murat Toptani”.

Sipas burimeve, Basha do të jetë i vetmi nga demokratët që do të mbajë një fjalim në protestë.

Ndërkohë që peshën kryesore të fjalimeve do ta mbajnë përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarët. Edhe gjatë takimeve me qytetarët, Basha ka theksuar se protesta e sotme e tejkalon përfaqësimin politik. Burimet nga selia blu bëjnë me dije se protesta do të nisë në orën 12:00, por kohëzgjatja mund të shtrihet edhe në disa ditë.

Dy janë skenarët që mund të ndiqen nga PD­ja për ecurinë e protestës, në mënyrë që ajo të zgjasë në kohë dhe të jetë e suksesshme.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025
AKTUALITET

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025
AKTUALITET

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

08:30 : 06/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025
AKTUALITET

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

08:21 : 06/06/2025
AKTUALITET

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

08:15 : 06/06/2025
Para

"Ndalohen autobusët e Beratit me protestues? Ja si mashtron kryetari i PD -së në Berat

TË GJITHA

Nga lëmosha te puna e detyruar: Fëmijët në situatë rruge, një plagë sociale

08:40 : 06/06/2025

“Peshkatari”, skulptura që vuan nga vandalizimi

08:30 : 06/06/2025

Festa e Kurban Bajramit/ Besimtarët myslimanë falin namazin në Vlorë

08:30 : 06/06/2025

Këmbimi valutor 6 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:27 : 06/06/2025

Aksident në Urën e Re të Kukësit, përplasen tre automjete, devijohet trafiku

08:21 : 06/06/2025

Presidenti Begaj uron Kurban Bajramin: Dita në të cilën besimtarët myslimanë afrohen më pranë Zotit

08:15 : 06/06/2025

Sot Kurban Bajrami! Mijëra besimtarë falën namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

08:13 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com