• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Detaje/ Dy nxënësit u kapën me drogë në klasë, ja si u zbuluan

09:47 : 18/02/2017
në AKTUALITET

Një sasi prej gati gjysmë kilogrami hashash është gjetur nga Policia e Tiranës brenda shkollës 9­ vjeçare “Avni Rustemi”, pranë Rrugës së Durrësit.

Droga mbahej nga dy nxënës të klasës së nëntë, M.B., 15 vjeç, dhe F.H., 16 vjeç, të cilët u arrestuan në prezencë të prindërve dhe të psikologes.

Shërbimet e Komisariatit nr.3 u lajmëruan nga drejtoresha e shkollës, e cila ishte vënë në dijeni nga mësuesja e dy adoleshentëve. Është hera e parë që në një shkollë zbulohet një sasi e tillë droge. Por situata bëhet edhe më e rëndë, pasi, sipas Policisë, dy djemtë e arrestuar kishin 3 ditë që lëviznin me drogë me vete, duke e fshehur sa në shkollë, sa në shtëpi. Ndërsa dyshohet se qëllimi i tyre ishte që t’ua shisnin në doza të vogla nxënësve të tjerë. Burimet thanë se lënda narkotike ishte siguruar nga një i afërm nga Burreli i një prej dy adoleshentëve të arrestuar. Me dijeninë e njëri tjetrit, dy djemtë e kanë mbajtur lëndën me vete për tri ditë me radhë, në shkollë dhe në shtëpi. Madje, ata edhe kanë debatuar se cili prej tyre do ta mbante në shtëpi, pasi druheshin se mos zbuloheshin nga familjarët.

ARRESTIMI

Policia e Tiranës tha dje se në prani të psikologut dhe prindërve u arrestuan në flagrancë shtetasit M.B., 15 vjeç, dhe F.H., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse u kapën me 440 gramë bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Burimet thanë që droga dyshohej se do të shitej në doza të vogla nga dy nxënësit e shkollës “Avni Rustemi”, për llogari të një personi tjetër që ende nuk është identifikuar. Sipas Policisë, bëhet fjalë për një shtetas nga Burreli, i cili ka përdorur dy nxënësit e klasës së nëntë, në momentin që ata i kanë thënë se kishin mundësi që ta shisnin hashashin. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e këtij personi. Nga ana tjetër, psikologët e Policisë së Tiranës thanë dje se përdorimi i drogës nga nxënësit e shkollave 9­vjeçare dhe të mesme është kthyer në një problem shqetësues. “Nëse përdorimi fillon zakonisht nga 13 deri në 21 vjeç, sot mund të themi që jemi përballë një fakti shqetësues, pasi mosha sa vjen e ulet. Kemi pasur raste që janë deleguar në Polici edhe për përdorues 12­ vjeçarë”, shprehet psikologia Besmira Muçaj.

Lexo edhe:

Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit Politeknik

Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

SHKOLLA

Drejtoresha e shkollës 9­vjeçare “Avni Rustemi”, Agita Haxhiu, u shpreh dje se ngjarja është një rast i izoluar dhe se asnjëherë më parë nuk janë ndeshur me një fenomen të tillë. Ndërsa tregon se dy nxënësit janë zbuluar nga mësuesja, e cila ka nisur të dyshojë në momentin që djemtë i kanë kërkuar leje për të dalë nga ora e mësimit. Në këtë kohë mësuesja ka lajmëruar drejtoreshën dhe nxënësit janë kontrolluar duke u gjetur edhe lënda e dyshimtë. “Duke qenë se ne nuk i njohim drogërat, edhe pse dyshuam, kemi lajmëruar Policinë, që në fakt është gjithmonë prezente pranë shkollës dhe patrulla erdhi menjëherë. Pasi u verifikua sasia e lëndës narkotike, u lajmëruan prindërit e dy nxënësve, psikologu dhe të dy u arrestuan”, shprehet drejtoresha Haxhiu.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit Politeknik

13:55 : 08/06/2025
RAJONI

Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

13:51 : 08/06/2025
BOTA

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

13:42 : 08/06/2025
AKTUALITET

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

13:34 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025
SPORT

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025
Para

Pallatet, me ashensorë vetëm në letra...

TË GJITHA

Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit Politeknik

13:55 : 08/06/2025

Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

13:51 : 08/06/2025

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

13:42 : 08/06/2025

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

13:34 : 08/06/2025

Ra nga tarraca e pallatit në Yzberisht, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

13:16 : 08/06/2025

FOTO/ Vëmendja kthehet te Letonia, Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore

13:09 : 08/06/2025

Hodhën gota kartoni në fushë, arrestohen dy tifozë. Në pranga dhe një punonjës sigurie

13:09 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com