• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

A do të garojë për deputet Koço Kokëdhima?

14:46 : 16/02/2017
në OP-ED

Nga Artur Zheji

Mbledhjet dhe Konventat e hapura të Kokëdhimës, kanë fjalime të forta dhe tubime të mëdha në njerëz dhe në motivim sigurisht. Kokëdhima e ka akuzuar Ramën edhe si kryeministër të dështuar dhe gënjeshtar edhe si kryetar partie arrogant, braktisës të socialistëve dhe si njeri i pabesë në të gjitha drejtimet.

Ka thënë e ka shkruar tanimë të gjitha çmund të thuhen për një “uzurpator” të Partisë Socialiste, si për një njeri të rrezikshëm dhe me një rrezikshmëri me pasoja të mëdha për Shqipërinë dhe sidomos, atje ku i dhemb më shumë Koços, në shkatrrimin e PS.

Mirëpo çfarë do bëjë më tej Kokëdhima? Do të vazhdojë të mbajë leksione dhe të bëjë denoncime, qofshin të forta, të drejta dhe efikase, apo do të veprojë politikisht?

Padyshim, Kokëdhima është në të drejtën e tij, të veprojë si të dojë, të mbetet te fjalët apo të kalojë te akti politik, pra të bëjë hapat e duhura që fjalët dhe sidomos paralajmërimet që ai formulon për rrezikshmërinë e këtij kryeministri, të kenë përballë struktura politikëbërëse aktive dhe votambledhëse në terren.

Lexo edhe:

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

Nëse Lëvizja e Kokëdhimës, me emërtesën e zgjuar dhe kuptimplotë “Zgjidhja”, nuk shndrrohet në një Parti elektorale që të konkurojë në Qershorin që po vjen, Lëvizja e Kokëdhimës do të mbetet një Akademi politike lëvizëse me një lider karizmatik dhe vetëm kaq.

Nëse “rrezikshmëria Rama”, edhe sipas përshkrimit të vetë Kokëdhimës është një e vërtetë reale, ajo duhet penguar dhe lyp një kundërvënie politike, pikërisht në Zgjedhjet 2017 që po vijnë. Përndryshe, herët a vonë fjalët do të mbeten fjalë dhe Rama është imunizuar prej kohësh prej fjalëve të hidhura që i vijnë nga ish miqtë e shumtë që e akuzojnë për pabesi personale. Tanimë nuk flitet vetëm për zhgënjime personash, sado të thella dhe të dhimbshme qofshin ato në planin personal.

Bëhet fjalë për Zgjedhjet e rrezikuara më shumë se në kohën e Berishës më të keq dhe në kulmin e ambicieve të dikurshme. Bëhet fjalë, simbas fjalëve dhe deklaratave të vetë Kokëdhimës, për një dështim të plotë qeverisës dhe për një plan ambicioz të Ramës, për të kapur të gjitha pushtetet, në emër të delirit personal për pushtet pa kufi, në një dorë të vetme.
Në dorën e tij.

Lëvizja “Zgjidhja” nëse nuk shëndrrohet në një subjekt elektoral, që të prodhojë konsensus votash në terren, shkon herët a vonë në favor të Ramës. Sepse tubon të pakënaqurit dhe të zhgënjyerit socialistë në një Lëvizje idesh, ku krijohet vetëm iluzioni se po pengohet shndrrimi i Ramës në një diktator de facto dhe se Kokëdhima mund ta bëjë këtë, ndërsa në Qershor, “militantët” e Zgjidhjes do shkojnë e të votojnë përsëri për Ramën kryeministër.

Dhe nëse këta të zhgënjyer të shumtë që ndjekin me besim Kokëdhimën dhe qasjen e tij njerzore ndaj të braktisurve, të harruarve dhe të persekutuarve socialistë, mbeten përsëri një kontigjent elektoral i Edi Ramës, atëhere Rama, nuk ndjehet aspak i kërcënuar dhe aspak reflektues për të ndrruar trajektore. Do të ishte naivitet që të besoje, apo që të bësh të tjerët që të besojnë, se Rama dhe kupola e tij, simbas përshkrimit publik të vetë Kokëdhimës, mund të ndrrojë rrugë nga fjalimet, sqarimet dhe bërjes publike të dritëhijeve të personalitetit të tij.

Nëse “Zgjidhja”, nuk jep për veten e saj një Zgjidhje, të statusit që do të ketë në betejën e hapur politike që po vjen, ajo mund të shkrihet në çdo kohë si kripa në ujë, sepse me një mandat të dytë të këtij kryeministri, iluzioni se Kokëdhima mund të japë një Zgjidhje alternative brenda në Ps, do të zhdukej sakaq, sëbashku me Lëvizjen e bukur që po formatohet ditë pas dite rreth Kokëdhimës.

Porse në politikë dhe sidomos në betejën për të ndaluar këtë kryeministër, drej një ambicie pa kufi drejt kapjes së të gjitha pushteteve, nuk shkohet i armatosur me “armë” verbale dhe me etikë superiore, por me Votë, me votë kundra ose me votë altternative, përndryshe, si thotë populli: “Ke rrahur ujë në dybek ose në havan”. Dhe nga rrahja e ujit të fjalëve, sado të mencura, të vërteta, të nevojshme dhe të domosdoshme padyshim, nuk del as gjalpë e as djathë në dybek.

Dhe i mundëson kështu Ramës së kontestuar, një mandat të dytë qeverisës, gjithë pushtetin dhe të gjithë pushtetet dhe njëkohësisht edhe lluksin për të bërë një “paqe reflektive” edhe me Zgjidhjen dhe edhe me Kokëdhimën…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025
AKTUALITET

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025
AKTUALITET

Altin Goxhaj denoncon skandalin: Votova dy herë! Pajisa e identifikimit, e manipulueshme

10:35 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në PD-në e Korçës akuza ndaj kandidates së listës së mbyllur: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:23 : 15/05/2025
Para

Arrestohet hetuesi, nip i Kryeprokurorit të Speciales

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Mos luaj me dy porta”/ Rama e kërcënoi, SPAK i sekuestron celularin kryebashkiakut të PS (VIDEO)

11:11 : 15/05/2025

Policia refuzon kërkesën e opozitës për protestë në Tiranë, në të njëjtën kohë me samitin e BE-së

11:05 : 15/05/2025

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025

Altin Goxhaj denoncon skandalin: Votova dy herë! Pajisa e identifikimit, e manipulueshme

10:35 : 15/05/2025

Në PD-në e Korçës akuza ndaj kandidates së listës së mbyllur: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:23 : 15/05/2025

‘Tapë’ në timon, 58-vjeçar përplas me makinë motoristin! Arrestohet nga policia

10:16 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com