• Kontakt
Friday, May 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali/ Lirohet piloti italian që u rrëzua me avionin e dyshuar me drogë në Ishëm (VIDEO)

14:16 : 16/02/2017
në AKTUALITET, VIDEO

Kanë mjaftuar 10 mijë euro për liruar Guido Guidi-n, pilotin që drejtonte avionin me drogë që u rrëzua në Ishëm.

Ai u dyshua për tentativë transporti të mbi 200 kg lënde narkotike. Guido, fillimisht, pranoi para prokurorëve se kishte ardhur në Shqipëri për të transportuar këtë sasi droge.

Gjykata me 24 janar, me kërkesë të prokurores së çeshtjes e la të lirë Guido-n kundrejt 10 mijë eurove garanci. Investigimi i rrjeti të gazetarisë investigative BIRN që ka sjellur edhe disa detaje të çeshtjes së Guido-s.

Ka qenë e çuditshme dhe kontradiktore kërkesa e prokurores së çeshtjes se Guido duhet të lirohet me një garanci monetare prej 10 mijë eurosh, kur po ajo vetë argumenton se piloti dyshohet për një krim më rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ekziston mundësia se i dyshuar të mos vihet në dispozicion të hetimeve.

Gjithashtu edhe Gjykata e ka cilësuar si kontradiktore kërkesën e prokurores, si dhe e ka gjykuar se shuma e kërkuar nuk mjafton për garantimin e paraqitjen e të dyshuarit para organeve të hetimeve.

Lexo edhe:

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Nëse i referohemi Kodit Penal Neni 53/a, gjykata e zëvendëson dënimin me burg me pagimin e një shume të caktur kur vepra penale dhe autori I saj paraqesin rrezikshmëri të ulët shoqërore.

Pra, aplikimi i shumës së hollave bëhet në rastet kur vepra penale dhe autori i saj kanë rrezikshmëri të ulët shoqërore, por në rastin e Guido-s, prokurorja e çeshtjes dhe gjykata janë shprehur se kemi të bëjmë me një vepër penale e person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por asnjë nga këto argumenta nuk e kanë bërë prokuroren e çeshtjes të heqë dorë nga kërkesa e saj kontradiktore.

Pas lirimit gazeta italiane “Corriere della Sera” shkruan se “Guidi ka filluar të nxjerrë emra, aq sa ka detyruar hetuesit e Tiranës t’i marrin pasaportën, ta mbajnë nën mbrojtje absolute dhe ta fshehin në vende sekrete për të shmangur ndonjë hakmarrje të mundshme.

Ndoshta ishte i sigurt se me kohën do të lirohej, ose çështja do të pushohej. Por në fakt gjërat u përkeqësuan menjëherë, edhe për shkak të zbulimit të një blloku shënimesh në xhepat e 68-vjeçarit, i cili mban emra “të nxehtë”, që duket se janë të personazheve të njohur në jetën publike shqiptare”.

A mund të kenë qenë këto emra “të nxehtë” arsyeja e dhënies së lirisë me kusht nga gjykata apo është thjeshtë një vendim kotradiktor i kërkuar nga prokurorja e çeshtjes dhe i marrë nga gjykata?

Vitin e fundit kultivimi dhe trafikimi i lendëve narkotike ka patur një “boom” të madh duke shënuar sasi rekord, vullneti i prokurorëve dhe i gjykatësve për të dënuar personat përgjegjës, duket se është i vakët. Në shumë aksione policia ka kapur vetëm sasi lënde narkotike, por shumë pak herë persona përgjegjes për kultivimim e trafikim dhe në rastet kur kjo ndodh, prokuroria apo gjykata vendos t’i lirojë me arsyetime kontradiktore dhe me shuma monetare qesharake.

Tashmë po kthehet në një preçedent rastet ku persona të dyshuar për krime të caktuara, lirohen nga gjykata, pastaj dalin prova të mjaftueshme për t’i dënuar me burg, por ata kanë ikur në drejtim të paditur.

Raste të tilla dëshmojnë për standartin e dyfishtë që përdor drejtësia shqiptare, ku për trafiqe apo krime të rënda lirohesh me shuma modeste monetare, por për vepra penale të lehta si posedim sasi të vogël lëndësh narkotike apo vjedhje energjie dënohesh deri në 2 vjet burg.

Vendimi

Pas 5 muaj hetimesh si i dyshuar për tentativen e trafikimt të 200 kg lendë narkotike, shtetasi Italian u la i lirë me kërkesë të prokurorisë së krimeve të rënda në tiranë me 24 janar në këmbim të një garancie me vlerë 10 mijë euro.

Sipas prokurores së çeshtjes piloti dyshohet për një vepër penale më një rrezikshmëri të lartë shoqërorë dhe ekziston mundësia që ai të mos vihet në dispozicion të hetimeve, por megjithatë ajo vlerësoi se vlera e garancisë 10 mijë euro është një masë e përshtatshme për nevojat e sigurimit.

Në vendim gjykata e quajti kërkesën e prokurorisë për lirimin me garanci si kontradiktore dhe se shuma e pakët e parave nuk gantonton paraqitjen e të hetuarit para organeve te hetimi hetimeve.

Edhe gjykata bie dakort se vepra për të cilën dyshohet Guido, ka një rrezikshmëri të lartë shoqërore, por sipas nenit 44 te procedurës penale gjykata nuk mund të caktojë një masë më të lartë se ajo që kërkon prokurori i cështje dhe për këtë shkak gjykata miratoi lënie e lirë të pilotit.

Prokurori ka thënë se nuk u sekuestrua drogë tek avioni i rrëzuar çka e vështiresinë dërgimin e çeshtjes në gjykatë. Të dhënat e vendimit të gjykates së krimeve të renda tregojnë se ai ka pranuar para prokurorëve se ka ardhur ne shqiperi për trafikim droge, por operacioni kishte shkuar keq.

“Pista ishte e lagët dhe rrezikuam. Por Francesko këmbënguli të uleshim. Ne fund të pistës ishte një fouristradë e zezë me dy përsonandersa Francesko u ul nga avioni dhe ngarkoi lëndën narkotike së bashku me ta. Ngarkuam 5 çanta të mëëdha me nga 30 kg secila dhe disa me të vogla” shprehet ai para prokurorëve.

Ndërkohë organi i akuzës ka pranuar edhe kërkesën e kompanisë italiane për kthimin e avionit./Lapsi.al


Guido Guidi lihet i lirë by lapsi-al

 

Lajme të lidhura

SPORT

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025
AKTUALITET

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025
AKTUALITET

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025
Para

VIDEO/ Deputeti socialist e shau Berishën me fjalë të turpshme

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Barcelona shpallet kampione e Spanjës, supergol dhe asist i Yamal ndaj Espanyol

23:31 : 15/05/2025

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë: Ja ç’duhet të bëjë opozita

22:51 : 15/05/2025

Në mes të Tiranës! Rruga ekziston në letra, në terren si në Mesjetë

22:51 : 15/05/2025

Krimet në zgjedhje, Karamuço: Priten masa konkrete edhe për funksionarë të lartë

22:50 : 15/05/2025

Bleu shtëpinë në ankand bankar, ish-pronari e zapton dhe ndërron bravën

22:45 : 15/05/2025

Zelesnky: Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas

22:38 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com