• Kontakt
Tuesday, June 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grabitja e bankës/ Si u zbulua grupi i grabitësve të bankës

08:43 : 15/02/2017
në AKTUALITET

Një pakujdesi gjatë komunikimeve në telefon e kryer nga ish -polici privat, Fation Xhyliu, ka bërë që i gjithë grupi i dy supergrabitjeve në rrugën e Rinasit të zbulohej nga policia.

I riu nga Lushnja ishte i pari që u shoqërua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, për shkak se qelizat e telefonit e lidhnin me vendin ku ndodhi grabitja e 3.2 milionë dollarëve.

Ai rezistoi thuajse 3 ditë, duke mohuar gjithçka para hetuesve, por në fund ai u dorëzua dhe bashkëpunëtorët e tij në dy grabitje u identifikuan. Duke mos pasur më asnjë alibi të besueshme për të justifikuar prezencën e tij në vendngjarje, ditën kur ndodhi grabitja, 33­vjeçari Fation Xhyliu ka pranuar se ka marrë pjesë në grabitje, duke thënë se nuk ka qëlluar me armë, por thjesht ka qenë në vëzhgim.

“Panorama”, shkruan se më pas, zbardhja e tabulateve të tij telefonike ka provuar lëvizjet e tij dhe të bashkëpunëtorëve, duke zbuluar fillimisht vendndodhjen e të dyshuarve, e më pas identifikimin e tyre. Pas tri ditësh i shoqëruar në polici, vetëm dje ishpolici privat ka nisur të flasë në një dëshmi që është marrë nga ana e Prokurorisë. Policia e Tiranës tha dje zyrtarisht se Fation Xhyliu ka qenë punonjës i shoqërisë private të sigurisë fizike “Rogat Security”, e cila shoqëronte rreth 3 milionë euro të një banke që u grabitën më 3 dhjetor 2015. Ndërsa aktualisht ishte i papunë, por edhe pse nuk u arrit të identifikohej si i dyshuar, duke qenë se më parë kishte qenë polic privat, i dinte mirë lëvizjet e ish­kolegëve. Burime të rezervuara nga grupi hetimor thanë dje se janë përdorur metoda speciale për zbulimin e grupit të grabitësve, gjatë së cilave u arrit të siguroheshin edhe prova shkencore.

ORGANIZATORI

Lexo edhe:

Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

Këmbimi valutor 10 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

Burime nga grupi hetimor thanë dje se Fation Xhyliu, pavarësisht se pranon të ketë pasur vetëm rolin e vëzhguesit në grabitjen e një jave më parë, rezulton të jetë një nga organizatorët kryesorë të ngjarjes. Madje, jo vetëm për rastin e grabitjes 9 shkurtit, por edhe në ngjarjen e mëparshme të ndodhur po në rrugën e Rinasit, më datë 3 dhjetor 2015. Në atë kohë, Xhyliu ka qenë polic privat i shoqërisë “Rogat Security” dhe kishte pozicionin e shoqëruesit në blindin që transportonte paratë drejt aeroportit “Nënë Tereza”. Një natë para se të ndodhte kjo grabitje, ai ka marrë vesh që do të bëhej shoqërimi i një vlere monetare në Rinas dhe ka marrë leje në kompani, duke u thënë se kishte disa probleme familjarë dhe donte ta bënte pushim. Ndonëse në atë kohë nuk u provua në asnjë moment se Xhyliu kishte bërë pushim atë ditë pikërisht për të kryer grabitjen, tashmë gjatë hetimeve për grabitjen e dytë u zbulua që ishte organizator i asaj ngjarjeje.

SHOQËRIMI

Mbrëmjen e së hënës, Policia e Tiranës i la të lirë të gjithë personat që mbaheshin të shoqëruar si të dyshuar, apo si persona që mund të kishin dijeni për grabitjen e ndodhur të enjten në rrugën e Rinasit. Vetëm një prej tyre vijoi të mbahej, edhe pse policia nuk jepte shpjegime as pas këmbënguljes së familjarëve të tij, apo edhe të avokatit. Personi që mbahej aty ishte Fation Xhyliu, i cili dje u arrestua si pjesë e grupit të strukturuar kriminal, që dyshohet për dy supergrabitjet në rrugën e Rinasit. Xhyliu ishte shoqëruar që prej së premtes, bashkë me të vëllain. Ky i fundit u la i lirë, ndërsa 33­vjeçari vijoi të qëndrojë në izolim, për shkak se nuk argumentonte prezencën e tij pranë zonës ku ndodhi ngjarja, para, gjatë dhe pas grabitjes.

 

Lajme të lidhura

BOTA

Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

08:23 : 10/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 10 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:22 : 10/06/2025
Lajmet e Dites

Shi në këto territore, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:13 : 10/06/2025
AKTUALITET

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës

08:12 : 10/06/2025
AKTUALITET

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

08:02 : 10/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
Para

“Letra e vëllait të Musine Kokalarit për rrezikun nga Enveri”

TË GJITHA

Analiza: Çfarë e kërcënon rritjen e ekonomisë gjermane?

08:23 : 10/06/2025

Këmbimi valutor 10 Qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:22 : 10/06/2025

Shi në këto territore, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:13 : 10/06/2025

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës

08:12 : 10/06/2025

Matura Shtetërore/ 27 mijë nxënës testohen sot në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

08:02 : 10/06/2025

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com