• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Euro arrin nivelin më të ulët të vitit në tregun vendas

17:54 : 15/02/2017
në EKONOMI

Monedha e përbashkët ka arritur sot në nivelin më të ulët të këtij viti, duke reflektuar dobësinë e euros në tregjet ndërkombëtare, por dhe ofertën e brendshme të lartë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 135.43 lekë, 0.12 lekë më pak se një ditë më parë. Ky është niveli më i ulët i këtij viti, pasi në fillim të janarit euro ishte këmbyer me 135.47 lekë, për t’u rritur deri në 137.29 lekë nga mesi i muajit  (i ndikuar nga transferimet e fitimeve të kompanive) dhe më pas ka parë një rënie të vazhdueshme.

Në të kundërt, dollari është rritur ndjeshëm ditën e sotme, duke u mbiçmuar me 0.62 lekë, në 128.26 lekë.

Arsyeja kryesore e këtyre lëvizjeve lidhet me ecurinë e bursave ndërkombëtare. Euro zbriti sot në 1.05 dollarë dhe monedha e gjelbër u forcua duke shënuar periudhën më të gjatë me rritje në pothuajse 5 vjet, pasi drejtuesja e Rezervave Federale të SHBA-ve, Janet Yellen, dha sinjale për një rritje të mundshme të normave të interesit, pas komenteve për një përmirësim të ekonomisë amerikane.

Krahas dobësisë në tregun ndërkombëtare, edhe në tregun e brendshëm euro është ndikuar nga një ofertë e lartë muajt e fundit. Për krahasim, rreth dy vjet më parë, kur euro këmbehej me dollarin në nivele të njëjta si sot, në tregun e brendshëm euro këmbehej me rreth 138-139 lekë, ndërsa dollari kapërceu 130 lekë.

Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit të politikës monetare, ka theksuar se oferta e lartë për euro ishte shkaktari kryesor në forcimin e monedhës vendase lekut ne tremujorin e fundit të vitit, thotë Banka e Shqipërisë  në raportin e fundit të zhvillimeve ekonomike në vend. Kështu, kursi i këmbimit të lekut me euron ka qenë në një tendencë të vazhdueshme mbiçmuese, duke kulmuar në ditët e fundit të muajit dhjetor në nivelin 134.4, më i ulëti në pesë vitet e fundit.

Lexo edhe:

Tirana “e re”, ja si mund të rreshtohen bardheblutë pas ndërhyrjeve në merkato

Temperaturat e larta/ Mjekja: Fluks pacientësh në urgjencë, kush janë më të rrezikuarit

Përgjithësisht, deri në datën 20 të çdo muaji, euro dobësohet, për shkak të kërkesës për lekë nga kompanitë që nxitojnë të paguajnë TVSH-në dhe sigurimet shoqërore. Muajt e fundit, kjo tendencë është përforcuar, për shkak të fillimit të punimeve nga gazsjellësi TAP, investimi më i madh aktual në Shqipëri. Këtë vit, TAP ka bërë të ditur se do të investojë rreth 400 milionë euro, por gjithsesi, pjesa më e madhe e kësaj valute nuk konvertohet në lekë, pasi janë tubat që shtrohen nën dhe, ndërsa ndikimi më i madh është në datat e pagimit të taksave e sigurimeve.

Monitor.al

Lajme të lidhura

SPORT

Tirana “e re”, ja si mund të rreshtohen bardheblutë pas ndërhyrjeve në merkato

22:08 : 11/07/2025
AKTUALITET

Temperaturat e larta/ Mjekja: Fluks pacientësh në urgjencë, kush janë më të rrezikuarit

22:00 : 11/07/2025
RAJONI

Vrasja e Liridona Ademajt/ Raporti psikiatrik: Nuk ka asnjë problem mendor

21:50 : 11/07/2025
SPORT

Skënderbeu forcon mesfushën, firmos me 25-vjeçarin brazilian

21:47 : 11/07/2025
AKTUALITET

Natë e zhurmshme për Thethin, vijon aksioni i IKMT-së

21:33 : 11/07/2025
SPORT

Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

21:26 : 11/07/2025
Para

Supergrabitja, nëna e njërit prej të arrestuarve: Im bir nuk është "koka", policia po bën "show"

TË GJITHA

Tirana “e re”, ja si mund të rreshtohen bardheblutë pas ndërhyrjeve në merkato

22:08 : 11/07/2025

Temperaturat e larta/ Mjekja: Fluks pacientësh në urgjencë, kush janë më të rrezikuarit

22:00 : 11/07/2025

Vrasja e Liridona Ademajt/ Raporti psikiatrik: Nuk ka asnjë problem mendor

21:50 : 11/07/2025

Skënderbeu forcon mesfushën, firmos me 25-vjeçarin brazilian

21:47 : 11/07/2025

Natë e zhurmshme për Thethin, vijon aksioni i IKMT-së

21:33 : 11/07/2025

Tragjedia e Diogo Jota-s/ “Nuk po ecnin shpejt”, shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

21:26 : 11/07/2025

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

21:25 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com