• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Supergrabitja në Rinas/ Kush janë 10 personat që kishin dijeni për lëvizjen e parave?

09:38 : 12/02/2017
në AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës dorëzoi dje në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj gjashtë punonjësve të policisë private “Jaguar Security”, të arrestuar pas grabitjes së 2.7 milionë eurove në rrugën e Rinasit. Organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës “arrest me burg pa afat” ndaj pesë policëve të arrestuar dhe drejtorit teknik të kompanisë së policisë private. Ata akuzohen nga prokuroria se kanë kryer veprën penale “shpërdorim detyre” me veprime dhe mosveprime që kanë sjellë si pasojë lejimin e grabitjes së 2.7 milionë eurove nga persona ende të paidentifikuar, raporton sot “Panorama”.

Sipas artikullit krahas hetimit që po zhvillohet në lidhje me identifikimin e autorëve të krimit, grupi hetimor ka sekuestruar dokumentet pranë bankës private që iu vodhën paratë, BKT, dhe pranë zyrave të policisë private që iu hoq licenca. Nga këto dokumente është zbardhur lista për dhjetë persona që kanë pasur dijeni për kohën e lëvizjes së parave dhe për shumën e vendosur në dy automjetet e përshtatura si të blinduara.

Kjo listë përbëhet nga punonjësit e bankës dhe të policisë private që ishin informuar për transfertën drejt Rinasit. Një burim jozyrtar nga hetimi tha se për këta persona janë kërkuar tabulatet telefonike për çdo thirrje apo mesazh që kanë kryer një ditë para grabitjes e deri tani. Ky veprim është bërë me qëllim gjetjen e ndonjë informatori të mundshëm të grabitësve, në rast se ka pasur të tillë. Grupi i hetimit ka dyshime se autorët kanë pasur informacion së paku për shumën e parave dhe kohën e lëvizjes së tyre drejt Rinasit.

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” ndaj shtetasve Xhelil Metaj, 43 vjeç, Gentian Dedja, 31 vjeç, Perparim Logu, 39 vjeç, Endrit Daçi, 31 vjeç, Dashamir Balla, efektiva të policisë private. Për të gjitha mangësitë e procedurës së lëvizjes së parave, por edhe për mungesën e kushteve në dy automjetet që nuk ishin të blinduara dhe mungesën e koordinimit me Policinë e Shtetit, është kërkuar masa “arrest me burg” edhe për shtetasin Fatmir Gapi, 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i shoqërisë së policisë private “Jaguar Security”.

Gjatë dy ditëve të fundit, Policia Gjyqësore ka bërë sekuestrimin e materialeve filmike të regjistruara nga qytetarët në vendin ku ndodhi grabitja e datës 9 shkurt, raporton “Panorama”.

Lexo edhe:

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025
BOTA

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025
KULTURE

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025
AKTUALITET

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025
AKTUALITET

Festë kuqezi në Serbi, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë (Video)

21:39 : 11/10/2025
Para

FOTO/ Rrezikuan mbytjen nga mbingarkesa e drogës, zbulohen emrat e skafistëve vlonjatë

TË GJITHA

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025

Festë kuqezi në Serbi, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë (Video)

21:39 : 11/10/2025

“Kosova është Serbi”/ Thirrje të turpshme në Leskovac, UEFA të dëgjojë

21:32 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com