• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Një qeveri që ka humbur kontrollin, duhet të dorëhiqet

17:10 : 11/02/2017
në OP-ED

Nga Artur Zheji

Jetojmë në kulmin e pasigurisë dhe të gënjeshtrës publike. Grabitja më e fundit me armë në dorë dhe me maska, ishte si edhe të tjerat në Rinas apo rrugëve, mjeshtërore, me bashkëpunim të thellë mes segmenteve të shtetit dhe bandave.

Çoroditja dhe humbja e kontrollit është një emblemë e kësaj periudhe që po jetojnë sot shqiptarët nën këtë qeverisje. E turbullt dhe e dështake sa më s’ka.
Kush e ka fajin për këtë: Opozita? Apo shqiptarët? Apo kohët moderne që jetojmë?

Dështimet janë të panumërta dhe pordhët justifikuese po ashtu! Të ripërsëritura, të lodhshme dhe tanimë krejt pa fantazi.

Shëndetësia dështim! Shërbimi i urgjencës, mjerim! Shefat e qeverisë dhe bizneset e lidhura me to, kurojnë puçrat dhe veglat e riprodhimit në Vjenë, hallexhinjtë presin me orë dhe me dhimbje një serum…

Lexo edhe:

Shiste kanabis në zonën e plazhit në Durrës, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)

VIDEO e sherrit masiv me hunj në Sarandë/ Policia: 5 italianë rrahën 3 të tjerë, i shpallëm në kërkim

Lekët e shqiptarëve të pasigurta!

Minatorët vdesin në galeri dhe askush nuk i shpëton dhe lajmet zhduken!

Polarizimi është i frikshëm, ca bëjnë banjo me shampanjë 300 euro shishja dhe ca të tjerë skanë ujë, as për të larë të pasmet!

Prostitucioni është tashmë një rrugë e dëshpëruar për qindra vajza shqiptare, që të studiojnë, të vishen dhe të ëndërojnë për një jetë ndryshe, nga skëtera e varfërisë ekstreme, nga ku edhe vijnë shumica.

Ndërkohë, gazetarët flasin për projektet miliarda dollarëshe për porte jahtesh dhe grabitje spektakolare të pasurisë publike!

Arkeologët çmenden kur shohin se cfarë po bëhet në Durrës, me miopinë e Gjushit të Ramës, që u ve kazmën thesareve arkeologjike të nëntokës së

Shqipërisë, ndërsa Ministrja e Kulturës, hesht dhe bën gati ndonjë hartim për të kënduar në vdekjen e dikujt të njohur që pritet të vdesë.

Morali zero. Spekullimi dhe grabitja në shkallën më të lartë. Përgjegjshmëria e institucioneve zero.

Prokuroria e Përgjithshme e paralizuar, nga presioni absurd i ndërkombëtarëve, që me fiksimin e Vettingut, nuk shohin, nuk nënvizojnë publikisht dhe nuk denoncojnë botërisht këtë rënie të shtetit në Shqipëri, vertikalisht dhe me një shpejtësi maramendëse.

Rama, kryeministri pa pupla gjeli tashmë, mbahet vështirësisht në këmbë duke u mbështetur të miqtë e zinj të klaneve, të cilët janë përherë e më të kushtueshëm dhe kërkojnë më shumë para nga koncesionet e shtetit, për ti dhënë lëngun jetik të mbijetesës politike.

Dorëhiqu kryeministër dhe mos e tërhiq në greminë mbas vetes, këtë Shqipëri, që nuk mundesh ta qeverisësh dot më, sepse ke çdo gjë jashtë kontrollit normal institucional, përveç yzmetit të përsosur që u bën klaneve të fuqishme para mbledhëse dhe parashplarëse!

Sepse shumë shpejt, bandat e uritura të çakenjve që vetë ke ushqyer në mjaft raste, do ta hanë edhe dorën edhe krahun me të cilin i ushqeve dhe i rrite si mishngrënës dhe tenderangrënës dita ditës.

Se çfarë do të mbjellësh, atë do të korrësh sir!

Dhe kështu o miop që vetpëlqehesh pa kufi pasqyrave të rreme, në qelqet pa sy, të syzeve të servilëve, më ka zënë frika edhe për ty! Sinqerisht!

Se mos marrim vesh shumë shpejt, që bandat dhe maskat ua kanë vënë syrin edhe kasafortave të tua, me “sekrete të mëdha shtetërore” dhe ndoshta mbushur dhe me shumë gjëra të tjera…

360 grade.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shiste kanabis në zonën e plazhit në Durrës, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)

13:24 : 25/07/2025
AKTUALITET

VIDEO e sherrit masiv me hunj në Sarandë/ Policia: 5 italianë rrahën 3 të tjerë, i shpallëm në kërkim

13:21 : 25/07/2025
AKTUALITET

Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan

13:04 : 25/07/2025
AKTUALITET

Ambasada Amerikane: Ja kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit të vizitorëve në SHBA

12:58 : 25/07/2025
AKTUALITET

U merrte qytetarëve paradhënie për punimet, por nuk i kryente kurrë, arrestohet 42-vjeçari/ EMRI

12:55 : 25/07/2025
AKTUALITET

Gjendet i varur një burrë në Tiranë

12:38 : 25/07/2025
Para

Ilaçi kundër kancerit, ja si ta përgatisni në shtëpi

TË GJITHA

Shiste kanabis në zonën e plazhit në Durrës, arrestohet 18-vjeçari (EMRI)

13:24 : 25/07/2025

VIDEO e sherrit masiv me hunj në Sarandë/ Policia: 5 italianë rrahën 3 të tjerë, i shpallëm në kërkim

13:21 : 25/07/2025

Qytetarët pinë qumështin që shkakton kancer, Manush Kullolli i AKU mbron kompanitë që e tregtuan

13:04 : 25/07/2025

Ambasada Amerikane: Ja kush e përcakton kohëzgjatjen e qëndrimit të vizitorëve në SHBA

12:58 : 25/07/2025

U merrte qytetarëve paradhënie për punimet, por nuk i kryente kurrë, arrestohet 42-vjeçari/ EMRI

12:55 : 25/07/2025

Gjendet i varur një burrë në Tiranë

12:38 : 25/07/2025

U hoq si Taulant Balla dhe i mori 100 mijë euro biznesmenit, arrestohet 27-vjeçari

12:35 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com