• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Dobishmëritë e një plani gjithëpërfshirës për Tiranën!

10:00 : 11/02/2017
në OP-ED

Gentian Kaprata

Urbanism & Democracy Plani i Pallateve, hartuar në bodrumet e Bashkisë, po i afrohet ditës së miratimit në Këshillin Kombëtar të Territorit, dhe në këtë kuptim, përvetësimit të dimensionit ekzekutiv të tij. Paskëtaj, ai do ketë fatin e vëllezërve të tij të mëparshëm. Do vdesi!

Duket se planet urbane të Tiranës mbartin në vetvete edhe karakteristikën e vdekshmërisë së lartë foshnjore. Sidoqoftë, disa qindra pallate të reja do i shtohen stokut ekzistues, përpara se ai të humbi vlerën juridike. Vlerën morale e ka humbur që në konceptimin embrional të tij, me përjashtimin e palëve të interesuara nga procesi i hartimit. Dhe në fakt, mungesa e vlerës morale ka përcaktuar ‘de fakto’ edhe humbjen e legjitimitetit deri në inekzistencë (vdekje). Në të kundërt, nëse procesi i hartimit të Planit do ishte gjithëpërfshirës, atherë jetgjatësia e tij do ishte e garantuar.

Është e kuptueshme se aktorët e përfshirë në planifikim do të kontribuonin në implementimin me përpikmëri të Planit të tyre. Dhe ky do të ishte përfitimi i parë dhe bazik i një Plani gjithëpërfshirës për Tiranën. Sigurimi i jetgjatësisë reale dhe përputhshmërisë midis ‘planit në letër’ me ‘gjëndjen faktike urbane’. Për më shumë, planifikimi gjithëpërfshirës shfaq një sërë përfitimesh të tjera. Përfitimi social është një ndër to. Bashkëplanifikimi rrit kohezionin social, dhe ky është një përfitim shumë i madh për një shoqëri të atomizuar si ajo tiranase, ku 2 klasat shoqërore u zëvendësuan nga 500 mijë individë. Pas 25 vjet imigrimi masiv nga zonat periferike të atdheut drejt Tiranës, janë krijuar komunitete qytetare ku ndihesh si refugjat në ‘lagjen tënde’, sepse vetëm gjysmat e fjalëve dialektore të përdoruara kanë kuptim për ty.

Për të mos folur për dimensionin kulturor e mënyrat kaq të ndryshme të të kuptuarit e shpjeguarit të ngjarjeve në qytet. Mbledhja bashkë në kuvende, e këtij diversiteti shoqëror, ndihmon edhe në fuqizimin dhe integrimin e grupeve në minorancë. Një Plan me proces gjithëpërfshirës hartimi sjell edhe një përfitim të madh mjedisor. Nëpërmjet tij promovohet një marrdhënie e re e qytetarit me mjedisin e tij jetësor. E folura mbi mjedisin e përbashkët rrethues krijon njohje të qytetarit mbi cështjet mjedisore, dhe një qytetar që ka njohuri mbi mjedisin është një armë e fuqishme në mbrojtje të tij. Vecanërisht qytetari që ka përvec njohurive edhe ndjeshmëri ndaj mjedisit rrethues. Dhe kuvendimet e hapura e mbi territorin e rrisin ndjeshmërinë shoqërore mbi këtë territor, sepse ngulisin e përforcojnë ndjesinë e përkatësisë së qytetarit mbi këtë mjedis të përbashkët.

Lexo edhe:

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

Trajnerët italianë kërkojnë që Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

E në këtë kuptim, qytetari nuk ka nevojë për thirrjet propagandistike “ta pastrojmë Tiranën në një ditë” të kryebashkiakut, sepse ai njeh avantazhet e një mjedisi të shëndetshëm dhe këtë mjedis e përjeton si të tijin. Kështu që, jo vetëm nuk e dëmton më atë, por edhe vet-investohet për ta mbajtur të pastër e të shëndetshëm. Përfitimi ekonomik do ishte një dobi tjetër nëse Plani i Pallateve do ishte Plani i Qytetarëve. Pjesmarrja e komunitetit në planifikim shkurton procedurat e planifikimit, pra edhe kostot e hartimit të tij. Nëse 15 vjet më parë administrata Rama do të kishte suportuar një proces demokratik e gjiothëpërfshirës për hartimin e Planit të Tiranës, atherë askush nuk mbetej ta “bllokonte” atë. A mund ta kundështoj dikush, dicka që e ka bërë vet?! Kështu që, do i kishim kursyer vetes kostot (para’ dhe kohë), e dy herëve të tjera që kemi bërë sikur kemi hartuar të njëjtin Plan. Dhe kostot e procesit planifikues janë thërrime përballë kostove të proceseve implementuese. Sa herë kemi investuar te ‘Sheshi Skënderbej”?! Po te kanalizimet, ujësjellsi, sistemi rrugor, sa para’ kemi groposur?!

Ndërkohë, një qytetar që njeh nevojat e qytetit mund të kontribuojë në përmirësimin e gjëndjes urbane, vullnetarisht por edhe si bisnesmen potencial. Por më i rëndësishmi, parë nga niveli dytësor i përfitimeve, është ai politik! Kuvendimi publik mbi cështjet urbane shërben në mbushjen e hendekut midis qytetarëve dhe qeverisjes, sepse qeveritë mund të identifikojnë cfarë ju nevojitet dhe duan qytetarët, por dhe qytetarët mund të kuptojnë cfarë është realisht e mundur të bëhet në konteksin real e me mundësitë reale. Do ishte një fitore shumë e madhe politike që dy palët të kuptonin njëra tjetrën, vecanërisht në këto kohë kur të dyja po shkojnë në drejtime të kithta ndaj realitetit dhe mundësive.

Vëzhgoni zgjedhjet Presidenciale në Amerikë! Edhe elita drejtuese më popullore në botë, që supozohet se di gjithcka për popullin e vet, doli se nuk dinte asgjë. Doli se populli kishte nevoja totalisht të tjera nga ato që “njihte” elita. Për Shqipërinë llogaritë bëjini vet, por nëse ky hendek nuk mbushet me shpejtësi Plani i Pallateve do të jetë e keqja më e vogël që kasta sunduese prodhon për shoqërinë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

16:55 : 20/08/2025
BOTA

Trajnerët italianë kërkojnë që Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

16:39 : 20/08/2025
AKTUALITET

Dhuna në familja/ Shifra alarmuese, 2672 raste në 7 muaj! Mbi 200 vetëm në Korrik

16:33 : 20/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

16:18 : 20/08/2025
AKTUALITET

I bënte shantazh ish-punëdhënësit për t’i marrë para, arrestohet shqiptari në Itali

16:06 : 20/08/2025
AKTUALITET

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

15:47 : 20/08/2025
Para

Filipine, të vdekur dhe skena paniku pas tërmetit 6,7 ballë Rihter

TË GJITHA

Lufta e fundit e Serbisë, ajo shqiptaro-kroate

16:55 : 20/08/2025

Trajnerët italianë kërkojnë që Izraeli të pezullohet nga UEFA e FIFA për shkak të luftës në Gazë

16:39 : 20/08/2025

Dhuna në familja/ Shifra alarmuese, 2672 raste në 7 muaj! Mbi 200 vetëm në Korrik

16:33 : 20/08/2025

Tabaku: Ndryshimet në Kodin Penal, të rrezikshme për integrimin europian të Shqipërisë

16:18 : 20/08/2025

I bënte shantazh ish-punëdhënësit për t’i marrë para, arrestohet shqiptari në Itali

16:06 : 20/08/2025

Ëndrra për një banesë po bëhet më e vështirë, çmimet e apartamenteve po rriten ndjeshëm edhe në rrethe

15:47 : 20/08/2025

Raporti: Operacionet sabotuese të Rusisë në Europë janë katërfishuar që nga viti 2023

15:40 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com