Policia ka identifikuar dhe është vënë në kërkim të autorit të dyshuar për atentatin me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë.
Shtetasi A. L., 28 vjeç mbeti i plagosur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Vlorës.
Autori i dyshuar është Paris Sulejmani, 29 vjeç, banues në Vlorë.
Ky person rezulton me precedent penal të mëparshëm, i arrestuar më parë për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formularëve”.
Mësohet se po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij.