• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Dy standardet e Tahirit për policitë private. Ca sipas partisë, ca sipas ligjit

13:25 : 10/02/2017
në OP-ED
SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.

SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.

Ashtu siç pritej, ministri i Brendshëm dhe policia që është shndërruar, nga e Shtetit në “privaten e Tahirit”, edhe pas grabitjes së fundit spektakolare të parave të një banke nuk morën përsipër asnjë përgjegjësi. Sërish gjithçka, po shkarkohet mbi policitë private dhe bankat.

Ajo që nxituan të bënin menjëherë pas ngjarjes së rëndë në Qaf Kashar, një “film” i pritshëm dhe i përsëritur ishte arrestimi i punonjësve në vendngjarje dhe heqja e licencës komanisë private të sigurisë “Jaguar”, që bënte transportin e valutës.

Për të katër ngjarjet e rënda të grabitjes së valutës së bankave të nivelit të dytë në një hark brenda më pak se dy viteve, Policia e Shtetit e ka shmangur me këmbëngulje përgjegjësinë e saj. Ndryshe nga sa bën me ngjarje të tjera të rënda në vend, Tahiri lejon krerë të lartë të uniformave blu, që të dalin nëpër studio televizive dhe të “argumentojnë” që këto grabitje bëhen nga grupe që kanë informacion dhe bashkëpunim të brendshëm me kompanitë private që transportojnë valutën. Kështu ndodhi edhe mbrëmë.

Opinioni u bombardua nga televizionet pranë qeverisë, me kryepolicë që fajin ja hidhnin kompanisë private, jo vetëm për paaftësi dhe mos plotësim të kushteve të sigurisë gjatë operacionit të transferimit të valutë, por duke lënë për të nënkuptuar qartë, që ka bashkëpunim me grabitësit. Faktikisht edhe në opinionin publik mbizotëron perceptimi që këto vjedhje të denja për filma të Hollyvudit, bëhen nga “brenda”.

Në funksion të kësaj policia arrestoi menjëherë pas ngjarjes të gjithë punonjësit në vendngjarje të kompanisë policore private dhe shkoi edhe më tutje, duke i hequr fare licencën “Jaguarit”.

Lexo edhe:

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

Mos vallë policia sistematikisht ka pasur dyshime dhe  informacion, se në të katërt raste paratë e bankave janë vjedhur vetë nga kompanitë?

Nëse është kështu, atëherë përse reagimi që bën ndaj tyre është me dy standarde? Le ti marrim ngjarjet me radhë.

Në muajin Shkurt të vitit 2015-të një grup i armatosur rrëmbeu mjetin e policisë private që do transportonte drejt Thesarit të Shtetit paratë e një banke private duke marrë dy thasë me kartëmonedha, siç u deklarua atëherë rreth 1 miliard lekë të vjetra. Ngjarja ndodhi, para një banke që ndodhet në afërsi të Stacionit të Trenit, te bulevardi “Zogu i Parë”, në Tiranë.

Autorët, të armatosur me kallashnikovë dhe pistoletë kishin zënë pritë në tunelin në mes pallateve ku çdo ditë makinat e blinduara merrnin paratë nga banka. Sipas pamjeve që dolën më pas nga kamerat e sigurisë në këto ambiente sjellja e punonjësve të policisë private “Gjici” përballë grabitësve ishte sa skandaloze, aq edhe e dyshimtë.

Edhe atëherë si për ngjarjen e mbrëmshme, policia (private) e Saimir Tahirit e hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe hodhi dyshime, se grabitësit kishin bashkëpunëtorë brenda kompanisë private.

Deri këtu, “në rregull”. Por pyetja që shtrohet është, se përse ka vepruar me dy standarde pas këtyre ngjarjeve? Përse nuk iu hoq licenca edhe Safet Gjicit për vjedhjen kolosale të parave tek Union Bank, edhe pse u vërtetua se (në rastin më të mirë) pati neglizhencë totale nga kompania e tij?

Madje “standardi i partisë” shkoi edhe më tej atëherë; i vëllai i Safet Gjicit që ishte edhe përgjegjës direkt gjatë operacionit të kësaj transferte si komandant i grupit të shoqërimit të parave, nuk u arrestua siç ndodhi mbrëmë me kolegët e tij të “Jaguar”. Heqja e licensës “Gjicit të partisë”, as që i shkoi ndërmend Tahirit. Por ecim më tej…

Në mes të muajit Qershor të vitit  2016, një grup  personash të  armatosur kryen një super grabitje këtë herë në brendësi të një objekti të rëndësisë së lartë, në pistën e aeroportit të Rinasit, ku arritën fare thjeshtë të marrin rreth 3 milionë euro.

Kjo grabitje që shokoi opinionin publik ndodhi  një ditë pas masave të forta të sigurisë në Rinas, si rezultat i sulmeve terroriste në aeroportin e Stambollit. Por kjo nuk e pengoi fare policinë që sërish të mos merrte asnjë përgjegjësi, duke ja hedhur fajin publikisht policisë private që transportonte valutën.

Kjo kompani quhet “Nazeri security”. Mënyra se si kryente transportin dhe reagimi që bënë punonjësit e saj gjatë grabitjes, ishte skandaloze. Më pas u zbulua që kjo kompani kishte shkelur të gjitha rregullat për të kryer këtë operacion dhe nuk plotësonte asnjë lloj parametri, për tu marrë me këtë punë.

Por Tahiri dhe policia e tij nuk ja hoqën licencën, siç bënë me rastin e fundit. Përse? Mos ndoshta ky “tjetër standard” ka funksionuar kështu, sepse pronar i “Nazeri security” është avokat i Partisë Socialiste dhe bashkëshortja e tij, ish-shefe kabinet e Edi Ramës dhe sot nëndrejtoreshë e ANTA?

Çfarë e shtyn Saimir Tahirin që edhe për ngjarje kaq të rëndë të përdor dy standarde; një të partisë dhe një të ligjit?

SYRI.net

Lajme të lidhura

NDRYSHE

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

21:36 : 08/06/2025
BOTA

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025
AKTUALITET

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025
Para

Gjykata Administrative nuk i kthen mandatin e deputetit Dashamir Tahirit

TË GJITHA

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025

Zjarr në ish-Fushën e Drurëve në Shkodër, digjen plotësisht dy baraka

21:36 : 08/06/2025

Papa kritikon nacionalizmin/ Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve

21:29 : 08/06/2025

Vrasës të huaj/ Kontratat e vdekjes që u lidhën me italianë, grekë, portugezë, marokenë e rumunë

21:28 : 08/06/2025

VIDEO/ Fundjava sjell kaos me trafikun në të gjithë vendin, bllokohet aksi Shkodër-Milot

21:16 : 08/06/2025

VIDEO/ Të rinjtë që po festonin në Tiranë dhunohen nga “Shqiponjat” me urdhër të Alban Laçit

20:56 : 08/06/2025

Përplasje mes gazetarëve dhe Presidentit serb/ Vuçiç braktis konferencën për shtyp: Mësoni të silleni

20:55 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com