• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Drejtori i Muzeut i shkarkuar/ Ja shkeljet e Carlo Bollinos dhe Mirela Kumbaros

22:45 : 07/02/2017
në EKONOMI, KRYESORE

Melsi Labi është shkarkuar nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, pas akuzave ndaj saj dhe pronarit të Report Tv Carlo Bolino.

Ai doli kundër Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila sipas tij po financon projektet private, duke lënë në harresë pasurinë publike.

Në një intervistë për “Dritare.net”, Drejtori i Muzeut sjell si shembull “Bunk’art”, muzeun që u projektua nga Carlo Bollino në qendër të Tiranës.

Ky i fundit duket se është hakmarrë menjëherë pas akuzave të Labit dhe ka kërkuar shkarkimin e tij.

Më poshtë intervista e plotë e Melsi Labit

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

Dritare.net– Sa kanë ndikuar punimet në sheshin “Skënderbej” në numrin e vizitorëve të Muzeut?

Melsi Labi– Ne jemi të varur nga punët e Bashkisë, është absurde ta thuash një gjë të tillë. Unë nuk e imagjinoj dot se si një autoritet kombëtar, të varet nga ecuria e punëve të Bashkisë.

Punimet në shesh kanë ndikuar në mënyrë drastike edhe në pjesën e frekuentimit, ikin ditët pothuajse pa asnjë vizitor në Muze. Një turist nuk di ta gjejë hyrjen, pasi ne jemi të rrethuar nga punimet bashkiake. Edhe vendasit, vijnë ane përqark derisa e gjejnë hyrjen. Është një situatë kaotike dhe nëse vazhdohet kështu, 2017 do të jetë viti me më pak vizitorë e rrjedhimisht me më pak të ardhura. Kjo jo për fajin e Muzeut apo shërbimeve që ofron.

Dritare.net– Jemi në fillimet e vitit 2017. Si ka nisur për Muzeun Historik Kombëtar?

Ne arritëm që ta kthenim Muzeun në një institucion të vizitueshëm nga të gjithë. Po përsëri ka ndryshuar vetëm 30% e Muzeut. Jemi i vetmi institucion që nuk kemi pagesë për Këshillin Shkencor dhe anëtarët e Këshillit vijnë dhe punojnë pa pagesë. Ne kemi nevojë ta bëjmë të plotë ndryshimin, por për këtë gjë kemi shumë pengesa. Në raport me Ministrinë e Kulturës është e njëjta situatë, ne jemi në një ngërç, ndërkohë që marrim nga MK një buxhet aspak të konsiderueshëm, i cili nuk na lejon të bëjmë zhvillimet e nevojshme.

Dritare.net– Sa është buxheti për vitin 2017 i vendosur nga Ministria e Kulturës për MHK?

Buxheti për 2017 nuk ka dale ende, por pritet të jetë 13 ose 14 milion lekë të reja. Ndërkohë nevojat e menjëhershme të Muzeut, për 70 milion lekë të reja minimale. Na kanë futur në një betejë për mbijetesë. Ndërkohë harxhohen miliona euro në hapjen e muzeveumeve  si Bunkarti etj, ku privati merr lekët dhe i i fut në xhep. Ndërsa këto pasuri kombëtare që i kemi, nuk i ruajmë. Është detyrë e Ministrisë ta mbajë Muzeun, sepse janë lekët e taksapaguesvë.

Dritare.net– Cilat projekte kanë mbetur nga viti 2016 të parealizuara për shkak të mungesës së fondeve?

Një binjakëzim me Republikën Popullore të Kinës nuk u bë dot i mundur. Na u pre e drejta e udhëtimeve për shkak të mungesës së fondeve nga Ministria e Kulturës. Mundësi të tilla të humbura kanë qenë të shumta.

Por ne kemi pengesa të shumta edhe në kuadrin ligjor. Ne nuk kemi bërë një ekspozitë ndërkombëtare. Botën këtu e kemi sjelli shumë herë me ekspozita , por kuadri ligjor nuk na ka hapur akoma dritën jeshile që ne të përfaqësohemi në botë me të mirat tona materiale dhe identitetin kombëtar.

Dritare.net– Cila është axhenda e MHK për vitin 2017?

Kemi rreth 250 mijë eksponat muzeal të shpërndara në bodrumet e muzeve në të gjithë Shqipërinë. Nuk kemi një qendër që ti kontrollojë dhe t’i administrojë, duhet të ekzistojë  një muze i atashuar.Në

2017 kemi projektuar disa aktivitete, tre prej te cilave janë ndërkombëtare. Janë dy ekspozita të artit, të fotografisë dhe pikturës, gjithashtu edhe dy konferenca, një kombëtare dhe një ndërkombëtare në fushën e historisë, arkeologjisë dhe muzeologjisë. Gjithashtu edhe shumë aktivitete të tjera që i kemi në marrëdhënie me shkolla dhe fakultete, për zbatimin e programeve të edukimit. Në momentin që do ndryshojë situata jashtë ambjenteve të Muzeut, do të kenë impakt maksimal.

Dritare.net– Çfarë është restauruar dhe ku janë emergjencat për investime në MHK?

Kemi bërë ndryshime në pavione, ato ishin pa diçitura. Kemi rritur të ardhurat nga 3.5 milion në 10 milion. Kemi bërë shumë botime shkencore dhe muzeologjike. Për herë të parë prodhojmë në dy gjuhë guidën e Muzeut Historik Kombëtar.  Të gjitha këto i kemi bërë me fondet e Muzeut. Kemi zgjeruar gamën e aktiviteteve, bëjmë rreth 368 aktivitete në vit. Me fondin që iu dha Muzeut nga Ministria për ardhjen e Papës, rregulluam rrugën për të hyrë para dhe tetraplegjikët, gjithashtu edhe ashensorin. Është restauruar tarraca, e cila deri në atë moment pikonte. Një e mirë tjetër ishte zgjidhja e problemit të energjisë, Ministria ka mundësuar gjeneratorin për ambjentet e Muzeut. Muzeu është pajisur me kamera.

Kemi punuar në kuadrin e restaurimit të veprave të brendshme, duke pasur vështirsinë e gjetjes së preparative efikas për restaurim, kjo pasi këto blerje bëhen me tenderim. Që të bëhet me tenderim duhet të marrim ofertën më të ulët, me të cilën vjen edhe cilësia e dobët. Rrjedhimisht na prishet vepra, duke paguar lekë , ne e dëmtojmë atë. Prandaj i mbajmë në gjëndjen aktuale.

Emergjente është aspirim kondicionimi dhe ndryshimi i fasadës. Ajo që ka nevojë të jetë shtesë janë shërbimet e ofruara dhe ndryshimi i çmimit të biletës. Në Muzeun Kombëtar mund të hysh me një biletë 200 lekë të reja, ndërkohë në muzetë e tjerë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, çmimi është më i lartë.

Duhet t’i jepet vëmendja e duhur Muzeut pasi jemi në një pikë ku kemi ngecur, nuk po zhvillohemi dhe ne duhet ta ruajmë pasurinë tonë kombëtare. Synimi im është të përballemi me kolegët ndërkombëtarë në  mënyrë dinjitoze.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

Befason Elvana, edhe ajo në tregun ndërkombëtarë (FOTO)

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com