• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Apeli i Durrësit lë në fuqi 20 vite burg për xhaxhain që abuzoi me mbesën 10-vjeçare

08:45 : 07/02/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Gjykata e Apelit Durrës la në fuqi dënimin e gjykatës së shkallës së parë ndaj xhaxhait që abuzoi seksualisht me mbesën 10-vjeçare. Moskontrollimi i instikteve seksuale i ka kushtuar plot 20 vjet nga jeta, 34-vjeçarit Ilir Gjoshi nga fshatrat e Shijakut. Edhe pse ai ka mohuar, që nga çasti i arrestimit, të ketë abuzuar me të miturën, gjykata i pati çmuar të mjaftueshme provat e sjella nga akuza për ta fajësuar dhe dënuar me 20 vjet burgim.

Ankimimi ndaj këtij vendimi nga ana e të dënuarit nuk solli asnjë ndryshim në dënimin e tij. Gjykata e Apelit Durrës ka mbyllur sot shqyrtimin e vendimit të ankimuar duke e lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës edhe pse i dënuari Gjoshi dhe mbrojtja e tij i kanë qëndruar besnik qëndrimit mohues ndaj veprës penale për të cilën është gjykuar e dënuar.

Në fundtetor të vitit 2015, mbesa e Ilir Gjoshit denoncoi në policinë e Shijakut xhaxhain e saj, si abuzuesin e saj seksual në shtëpinë e gjyshes, që jetonte me xhaxhain dhe fare pranë banesës së tyre. Denoncimi qe bërë 3 vjet pas faktit të ndodhur dhe shtysë për të ka qenë diskutimi mbi temën e virgjërisë të trajtuar gjatë orës së biologjisë nga mësuesja në shkollën 9-vjeçare të Shijakut, ku mëson e mitura.

Faktet e mësuara në atë orë biologjie e kanë shokuar të miturën. Është ndjerë keq dhe këtë e kanë konstatuar dhe shoqe e mësuese të saj.13-vjeçarja ka ndarë me mësuesen dhe psikologen e shkollës historinë abuzive të 3 viteve te shkuara, kur ajo ishte vetëm 10 vjeç. Denoncimi u shoqërua me arrestimin e xhaxhait të saj, që mohonte akuzat, ndërsa e gjithë familja Gjoshi pësoi një goditje të fortë.

Përballë mohimit të Gjoshit, ekspertiza mjeko-ligjore, si dhe provat e tjera të paraqitura nga prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës patën vërtetuar deflorimin e hershëm të së vajzës, duke çuar në dënimin e xhaxhait të saj me 20 vjet heqje lirie për veprën penale “marrëdhënie seksuale me të mitur” në mënyrë të përsëritur.

Lexo edhe:

Sulme të reja në Iran, Izraeli vret 4 anëtarë të Gardës Revolucionare

E ardhmja e Ardian Ismajlit, mbrojtësi mund t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kombëtares

Denoncimi dhe gjykimi

Gjatë gjykimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, gjykim që u mbyll në maj të vitit të kaluar, rezultoi se e mitura me banim në Xhafzotaj të Shijakut, kur ishte 10 vjeçe ka shkuar te shtëpia e gjyshes që jetonte me xhaxhain e saj, i cili duke e përkëdhelur i kishte kërkuar që të shkonte te dhoma e tij për të parë televizor. Aty ai ka kryer marrëdhenie seksuale me të dhe “duke mos ditur se çfarë ishte ky veprim që po bënte, e dëmtuara nuk ka kundërshtuar. Gjatë kohës që ai kryente marrëdhenie seksuale, vajza ka pasur dhimbje dhe i ka kërkuar që të mos vazhdonte më, por ai i ka thënë që të mos bërtiste dhe ka vijuar…”

Një javë pas kësaj ngjarjeje, Iliri i ka kërkuar vëllait të tij, që ta çonte vajzën e tij tek shtëpia, pasi nëna e tyre nuk ishte mirë. Me kërkesën e babait, vajza ka shkuar për të ndihmuar gjyshen dhe përsëri Ilir Gjoshi ka kryer marrëdhenie seksuale me mbesën e tij, dhe këtë veprim e ka kryer dhe një herë tjetër. Gjatë gjykimit, Gjoshi i është nënshtruar dhe një akt ekspertimi psikiatriko-logjik që ka arritur në përfundimin se ai, nuk vuan nga ndonjë çrregullim i shëndetit mendor.

Në dëshminë e saj, mësuesja e biologjisë ka treguar se kur është njoftuar nga mësuesja kujdestare për gjendjen e nxënëses ka shkuar në zyrën e psikologes së shkollës, ku ka parë vajzën në një gjendje mjaft të rënduar psikologjike. Teksa qante dhe dridhej, ajo u ka treguar se ishte abuzuar seksualisht nga xhaxhai i saj. Më pas ato kanë vendosur që të depozitonin kallëzimin penal përkatës. Në lidhje me këtë nxënëse, mësueset kanë deklaruar se është vajzë e sjellshme, e urtë dhe me aq sa e njohin nuk ka pasur lidhje me ndonjë djalë si në shkollë, ashtu edhe jashtë saj.

Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e lartë shoqërore të kësaj vepre penale dhe pasojën e ardhur në dëm të së miturës e cila ka pësuar tronditje të fortë psikologjike në momentin kur është ndërgjegjësuar për aktin seksual të kryer ndaj saj nga xhaxhai, e ka dënuar me 20 vjet heqje lirie Ilir Gjoshin, vendim ky që u la në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit Durrës./portalidurres

Lajme të lidhura

BOTA

Sulme të reja në Iran, Izraeli vret 4 anëtarë të Gardës Revolucionare

14:15 : 15/06/2025
SPORT

E ardhmja e Ardian Ismajlit, mbrojtësi mund t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kombëtares

14:00 : 15/06/2025
AKTUALITET

Aksidentoi për vdekje një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 35-vjeçari

13:47 : 15/06/2025
AKTUALITET

SPAK po heton Maznikun/ Iu kontrollua banesa para zgjedhjeve, në fokus restoranti dhe tenderat

13:37 : 15/06/2025
AKTUALITET

Samiti i SEECP, ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

13:21 : 15/06/2025
Lajmet e Dites

Arrihet marrëveshja, Gennaro Gattuso trajneri i ri i Italisë

13:15 : 15/06/2025
Para

Tiranë, shpërthim me eksploziv pranë Kopshtit Botanik

TË GJITHA

Sulme të reja në Iran, Izraeli vret 4 anëtarë të Gardës Revolucionare

14:15 : 15/06/2025

E ardhmja e Ardian Ismajlit, mbrojtësi mund t’i bashkohet lojtarit tjetër të Kombëtares

14:00 : 15/06/2025

Aksidentoi për vdekje një person dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 35-vjeçari

13:47 : 15/06/2025

SPAK po heton Maznikun/ Iu kontrollua banesa para zgjedhjeve, në fokus restoranti dhe tenderat

13:37 : 15/06/2025

Samiti i SEECP, ja rrugët që do të bllokohen nesër në Tiranë

13:21 : 15/06/2025

Arrihet marrëveshja, Gennaro Gattuso trajneri i ri i Italisë

13:15 : 15/06/2025

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Irani pranon vrasjen e 7 komandantëve të tjerë të lartë

12:56 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com