• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

KATEGORITË/ Ja studentët që përjashtohen nga tarifa e shkollimit, dokumentet dhe afatet

09:10 : 05/02/2017
në SOCIALE

Studentët që janë pjesë e shtresave sociale në nevojë kanë afat deri në datë 10 shkurt 2017 që të dorëzojnë dokumentet për t’u përjashtuar nga tarifa e shkollimit nëse ndjekin studimet bachelor, ose të përfitojnë përgjysmim të tarifës nëse janë duke ndjekur studimet master.

Ky afat është për studentët që vijojnë studimet në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Kategoritë që përfitojnë janë të verbrit, invalidët e punës dhe fëmijët e tyre, invalidët para dhe tetraplegjikë si dhe studentët, prindërit e të cilëve kanë qenë të dënuar politikë me heqje lirie etj. Ndërsa studentët e tjerë të UMT duhet të bëjnë pagesën e tarifës së shkollimit brenda datës 10 shkurt 2017. Studentët e Universitetit të Tiranës, pagesën e tarifës së shkollimit e kanë të ndarë në dy këste, këstin e parë studentët duhet ta paguajnë brenda 28 shkurtit, ndërsa këstin e dytë brenda 31 majit.

KATEGORITË

Sipas vendimit të qeverisë, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit studentët që ndjekin ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, me formë studimi me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë dhe që vijnë nga këto shtresa sociale, si: personat që nuk shikojnë/dëgjojnë; invalidët e punës dhe fëmijët e tyre; invalidët; invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë dhe fëmijët e tyre; jetimët; romët; ballkano-egjiptianët; personi, njëri nga prindërit e të cilit është ndarë nga jeta, dhe familja në këtë rast përfiton ndihmë ekonomike nga njësia përkatëse e qeverisjes vendore; ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë nga sistemi komunist ose fëmijët me prindër të dënuar politikë me heqje lirie; fëmijët e policëve dhe të ushtarakëve të Forcave të Armatosura që kanë humbur jetën ose janë plagosur për shkak të detyrës; të prekurit nga HIV/ AIDS.

Po ashtu, studentët që janë pjesë e shtresave sociale të sipërpërmendura, paguajnë vetëm 50% të tarifës vjetore të shkollimit nëse ndjekin ciklin e dytë të studimeve “Master Profesional” ose “Master i Shkencave”/ “Master i Arteve të Bukura”, me formë studimi me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë. Sipas njoftimit të Universitetit të Mjekësisë, afati i fundit që studentët kanë për të dorëzuar dokumentacionin që të vërtetojnë se vijnë nga këto shtresa sociale është data 10 shkurt 2017.

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

DOKUMENTACIONI

Dokumentacioni i nevojshëm për studentët me statusin e të përndjekurve politikë është dokumenti nga Shoqata e të Përndjekurve, e cila të jep një vërtetim se prindërit studentit kanë statusin e të përndjekurit, certifikata familjare, karta e identitetit e fotokopjuar si dhe një vërtetim i studentit. Studentët me statusin e jetimit duhet të kenë një vërtetim nga Shoqata e Jetimëve. Ndërsa studentët me statusin invalid duhet të kenë vërtetim mjekësor të lëshuar nga KMCAP, i noterizuar, libreza e invaliditetit, e noterizuar si dhe vërtetim origjinal nga ISSH, për të vërtetuar nëse marrin pension invaliditeti. Nga tarifa e shkollimit përjashtohen edhe studentët ballkano- egjiptian, për të cilët kërkohet vetëm një vërtetim nga shoqata e tyre për t’u përjashtuar nga kjo pagesë vjetore. Pjesë e kategorisë së studentëve që përjashtohen nga tarifa janë dhe të prekurit nga HIV/AIDS, të cilët duhet të dorëzojnë vërtetimi mjekësor të lëshuar nga KMCAP. Por, studentët që janë pjesë e kësaj kategorie nga frika se të tjerët e marrin vesh që janë me HIV nuk i dorëzojnë dokumentet. Ndërsa, për studentët që u kanë rënë prindërit në detyrë u kërkohet një vërtetim nga ministritë përkatëse. Bashkangjitur shkrimit është dhe tabela e detajuar me dokumentet që duhen të dorëzojnë studentët që janë pjesë e këtyre kategorive.

DOKUMENTET QË DUHET TË DORËZOJNË STUDENTËT QË PËRFITOJNË PËRJASHTIM NGA TARIFA E STUDIMIT

1. INVALIDËT E PUNËS DHE FËMIJËT E TYRE
1. Certifikata familjare, ku të vërtetohet lidhja e studentëve me invalidin e punës.
2. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të KMACAP të prindit që është deklaruar invalid pune/ose dublikatë (origjinale) e vërtetimit të KMACP.
3. Fotokopje me vulë të njomë (nga shoqata e invalidëve) të dëshmisë së invalidit të punës. 4. Vërtetim nga Shoqata e Invalidëve të Punës që studenti është fëmijë me prindër invalidë. 5. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për masën e pensionit të invaliditetit. 6. Fotokopje karte identiteti.

2. PERSONAT QË NUK SHIKOJNË, PERSONAT QË NUK DËGJOJNË
1. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të KMACAP.
2. Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së verbërisë/ invaliditetit.
3. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të verbërisë apo ndonjë dokument tjetër, që e vërteton këtë pagesë (masa e pagesës nga komuna apo bashkia).
4. Vërtetim nga shoqata e të verbërve të Shqipërisë.

3. INVALIDËT PARAPLEGJIKË, TETRAPLEGJIKË DHE FËMIJËT E TYRE
1. Fotokopje e noterizuar e vërtetimit të KMACAP.
2. Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së invaliditetit.
3. Vërtetim nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të invaliditetit, apo ndonjë dokumenti tjetër që e vërteton këtë pagesë.

4. JETIMËT
1. Fotokopje e noterizuar e dokumentit që vërteton statusin e jetimit.
2. Certifikata familjare.

5. STUDENTËT QË NUK KANË NJË PRIND
1. Certifikatë familjare.
2. Certifikatë vdekjeje për prindin që nuk jeton.
3. Dokumentin e ndihmës ekonomike që përfitojnë ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore.

6. FËMIJËT ROMË, BALLKANO-EGJIPTIANË
1. Dokumenti që vërteton përkatësinë e studentit në këtë shtresë sociale.
2. Emri i studentit të jetë përcjellë nga shoqata përkatëse.

7. FËMIJËT NGA PRINDËR TË DËNUAR POLITIKË ME HEQJE LIRIE
1. Dëshmi penaliteti ose dokument që të vërtetojë që prindi ka qenë i dënuar me heqje Lirie.
2. Certifikatë familjare dhe personale.
3. Vërtetimin e statusit të të përndjekurit politik (prindërit/ prindit – fotokopje e noterizuar). (Për këtë kategori, emri i studentit të jetë përcjellë në listën emërore të dërguar zyrtarisht nga Instituti i Integrimit të të Përndjekurve Politikë. Vërtetimet duhet të jenë vetëm për prindërit që janë dënuar me heqje lirie dhe jo të afërm psh., gjyshi/gjyshja, xhaxhai/daja etj.).

8. FËMIJËT E POLICËVE E TË USHTARAKËVE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË RËNË, OSE TË PLAGOSUR NË KRYE APO PËR SHKAK TË DETYRËS
1. Certifikata familjare që dëshmon lidhjen e studentit me policin/ushtarakun e rënë në krye të detyrës.
2. Vërtetim nga institucioni përkatës (Ministria e Brendshme ose e Mbrojtjes), që dëshmon faktin e rënies në detyrë/apo për shkak të detyrës së prindit të studentit. Dokumentacioni duhet të jetë origjinal ose fotokopje e noterizuar. /(Gazeta Shqiptare)

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

VIDEO/ Gazetari Mema provokon Greqinë: Viti 1821, kur shqiptarët krijuan shtetin grek

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com