• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Dritëroi

10:54 : 05/02/2017
në BOLD BLOG

Nga Edison Ypi

Dritëroi ishte një kërrmë bolshevike, një coftinë proletare, një komunist, konformist, komitets, karrierist, denoncues, pijanec, llafazan, mburravec, gënjeshtar, himnizuesi i fshatarit dhe proletarit, atij fshatari trok’ e përtok’ dhe atij proletari cop’ e çik’, kur fshatari s’kishte bukë thatë dhe proletarin s’kishte ku ta zinte qeni.

Gjoja poeti e gjoja shkrimtari popullor, moralisti folklorik fshataresk qesharak banal, me dhjetra vite nuk u ndal asnjë çast në ballë të kryqëzatës për zbrazjen e truve të shqiptarëve. Kur mendon ç’tmerre bëri ky përbindësh, ky turp kombëtar, të vjen të derdhësh një det me lot dhe të vjellësh një Devoll me gjak.

Rapsodit proletar të rimave primitive, mendervjershëzave, gjojaromaneve, vargëzimet trashanike, asocimet banale, fabulat qesharake, ja kanë preferuar vetëm denoncuesit, spiunët, konviktorët, gjysmakët, mediokrit, hajvanët, dembelët, parazitët, hordhitë e proletarëve, ushtarët e kazermave, të burgosurit ordinerë. Himnizuesi i baltës, duarve me kallo, djersës së kooperativës, luftës vllavrasëse të klasave, është vërtet një dukuri e rrallë, por jo e pamundur.

Ashtu si për tu bërë Stalin, mjafton të dish të organizosh një atentat, të bësh një shkrim në gazete, dhe të kesh qënë disa herë në Kishë, edhe për tu bërë Dritëro mjafton të ketë sjellë partia nga katundi, të kesh aftësinë e lindur për të vargëzuar, të zhgërryhesh gjithë jetën zyrave dhe mbledhjeve.

Lexo edhe:

Pamje skandaloze/ Shpërthejnë ujërat e zeza në “Qytet Studenti”, era e rëndë shqetësim për studentët

Kërkoi shfuqizimin e vendimit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, Administrativja rrëzon Llagamin

Mishërimit ortografik të tmerrit të internimeve dhe burgosjeve, shëmbëlltyrës së vrazhdë të asaj kohe të zezë, zhulit të fëlliqur që doli nga rrotullimi i mokrrave propagandistike të luftës së klasave të gjysëm shekulli diktaturë gjakatare, më së fundi plaka me kosore ja bëri një vizitë në Sauk. Jo kur ishte duke menduar për dengla moralistike si ato të vjershëzave me hajvanë kinse të squtë që duhet të rrinë urtë kur mbi kurriz tu ketë hipur kurvi.

Për gjëra më serioze. Për lindjen, vdekjen, mbledhjen e lëmshit, parehatitë e moshës. Sidomos për çfarë do thuhet paskëtaj për të. Që s’do jenë gjëra të këndëshme, e aq më pak të lavdishme, si; Pse u thoshte të tjerëve të jetonin egër, ashpër, nëpër ara, fabrika, kantiere, ndërsa për vete hëngri mish e pinte raki. Bënte muhabet me katundarë. Shkruante për njeriun e mirë. Atë barkthatin që iku i lebetitur nga sytë këmbët më ’90-ën. Si dhe për pushkatimin e grave shtatzana, vrasjet pas shpine, e të tjera e të tjera tmerre e llaftarira, që po t’i numurosh të ikën jeta, po t’i kujtosh të fluturon mendja.

Zonja me kosore nuk i erdhi kryekuzhinierit të helmeve propagandistike për t’i sugjeruar ndonjë zgjidhje eutanazike. As për ta hedhur të gjallë në një gropë me gëlqere bashkë me mender librat e tij, ku bashkë me kockat t’i shkriheshin edhe vjershëzat, dhe as për t’ja prerë mishin me gërshërë për t’ua hedhur qënve. Nuk i erdhi për t’i lidhur një shall të kuq pionieri në qafë dhe t’ja shtrëngonte derisa koka t’i varej dhe nga goja t’i dilte shkuma. I erdhi për ta marrë e për ta plasur kokëposht në të parin kazan me zift të nxehtë të Skëterrrës, e për ta lënë aty përgjithmonë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pamje skandaloze/ Shpërthejnë ujërat e zeza në “Qytet Studenti”, era e rëndë shqetësim për studentët

10:51 : 13/10/2025
AKTUALITET

Kërkoi shfuqizimin e vendimit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, Administrativja rrëzon Llagamin

10:48 : 13/10/2025
AKTUALITET

“Rritet zemërimi kundër reformës në drejtësi në Shqipëri”/ Media amerikane shkrim për vrasjen e gjyqtarit Kalaja

10:42 : 13/10/2025
AKTUALITET

Protestë në minierën e Balrit në Spaç, minatorët bllokojnë hyrjen për kushtet e vështira dhe pagat e ulëta

10:37 : 13/10/2025
BOTA

Hamasi liron të gjitha pengjet, Trump mbërrin në Izrael: Lufta ka përfunduar

10:30 : 13/10/2025
AKTUALITET

Kapen 200 kilogramë kokainë në Romë, arrestohet 23 vjeçari shqiptar

10:29 : 13/10/2025
Para

Gjermania jep 1.200 euro për emigrantët që kthehen vullnetarisht

TË GJITHA

Pamje skandaloze/ Shpërthejnë ujërat e zeza në “Qytet Studenti”, era e rëndë shqetësim për studentët

10:51 : 13/10/2025

Kërkoi shfuqizimin e vendimit për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, Administrativja rrëzon Llagamin

10:48 : 13/10/2025

“Rritet zemërimi kundër reformës në drejtësi në Shqipëri”/ Media amerikane shkrim për vrasjen e gjyqtarit Kalaja

10:42 : 13/10/2025

Protestë në minierën e Balrit në Spaç, minatorët bllokojnë hyrjen për kushtet e vështira dhe pagat e ulëta

10:37 : 13/10/2025

Hamasi liron të gjitha pengjet, Trump mbërrin në Izrael: Lufta ka përfunduar

10:30 : 13/10/2025

Kapen 200 kilogramë kokainë në Romë, arrestohet 23 vjeçari shqiptar

10:29 : 13/10/2025

Ndeshja Serbi–Shqipëri/ Juliana Nura: Serbia lëshoi urdhër arresti ndaj meje

10:25 : 13/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com