• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SOCIALE

POEZIA/ Vargjet e fundit të Dritëro Agollit: Prit edhe pak

17:21 : 03/02/2017
në SOCIALE

Shkrimtari i ndarë sot nga jeta Dritëro Agolli festoi 85-vjetorin e lindjes tre muaj më parë, kur u mbajtën aktivitete dhe u prezantua edhe libri i tij i fundit me poezi “Prit edhe pak”.

Vëllimi i fundit me poezi, i Dritëro Agollit, hapet më një shënim të autorit në hyrje të botimit, që titullohet “Kullota e imagjinatës” dhe mban datën 16 janar 2014.

Paradhënia kaq kuptimplotë e Agollit për ditët e fundit të pleqërisë dhe ku i thur vargje vdekjes, duke i thënë ‘Prit edhe pak’

“Aspak s’e kisha menduar se do të botoja tani edhe një libër tjetër me vjersha në një kohë, kur i kam kaluar të 80-të vitet dhe kur, siç i thotë Noli Milto Sotir Gurrës “ata andej nga varrezat po na e bëjnë me sy”. Po ja që poezia ndonjëherë u kthyeka në mënyrë jetese, domethënë, në një ushqim të përditshëm, për të mbajtur shpirtin gjallë. Ky ushqim u mblodh javë për javë e muaj për muaj dhe pa u kuptuar u mbush një fletorkë e tërë.

Dhe kështu, duke rënë fjala për ushqimin, që dikujt ky emërtim për poezinë mund t’i duket banal, m’u kujtua një mendim i Bodlerit, se “Gjithë universi i dukshëm nuk është gjë tjetër veçse një magazinë imazhesh dhe shenjash, të cilave imagjinata do t’u japë një vend dhe një vlerë relative: është një lloj kullote, të cilën imagjinata duhet ta hajë dhe ta transformojë”. Unë, me sa duket, jam mësuar në këtë kullotë si ai kau plak, që ha dhe ripërtyp, megjithëse dhëmbët i janë shkurtuar. Edhe kjo ripërtypje është një lloj transformimi.

Lexo edhe:

“Ju kërkoj falje”/ Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një dhimbje të madhe

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

Kjo më sjell në mend diçka të largët. Im atë kishte një ka, që e mbajti edhe të plakur. Kur e shihte që kulloste në livadh, thoshte: “Ha bar, i shkreti, po dhëmbët i janë shkurtuar, se ngaherë përtypet”. Ishte ky një ka ahuri dhe e thërrisnim me emrin driteroi-me-sadijenKazil. Edhe kur u plak dhe nuk mund të lëronte, im atë nuk e theri për ta bërë pastërma. “Të rrojë sa të rrojë”, thoshte ai. Dhe një ditë kaut i shkanë këmbët e plakura në një monopat shkëmbor në Poçravë, – kodër mbi fshatin Menkulas, përtej lumit të Devollit, – dhe ra. Im atë thoshte “vdiq”.

Ky është element i universit, dua të them edhe kjo vdekje. Dhe “universi” shqiptar ka një kullotë aq të pasur, sa edhe imagjinata më e ndezur do të nginjej dhe do të velej, duke kullotur.

Mbase kjo më ka shtyrë të nxjerr në dritë edhe këtë libër me titullin “Prit edhe pak”, që do të thotë se ende nuk e kam kullotur livadhin. Po ka edhe një arsye tjetër. Mendova që këtë përmbledhje vjershash t’ia kushtoj gruas sime, Sadijes, e cila ka mbi gjysmë shekulli, që ecën krah meje. Për vargjet e mia ajo vuan pothuajse si unë”.

Bashkëshortja e tij, Sadija tha muaj më parë se “kjo parathënie ka qenë më e vështira për t’u shkruar, pasi është libri me poezi i fundit që po përgatisim së bashku me Dritëroin. Duke lexuar varg më varg e poezi për poezi. Librit i kemi vënë titullin kuptimplotë, të huazuar nga një poezi e Gëtes, “Prit edhe pak”.

Poezia ‘Prit edhe pak’

Zhurmën pushoi rruga
Nuk lëviz një gjeth,
Fle veriu, hesht juga,
Hënë e lodhur zverdh. Heshtin qiell e tokë,
Reja nuk derdh shi,
Prit edhe pak kohë,
Të pushosh edhe ti.

Lajme të lidhura

SPORT

“Ju kërkoj falje”/ Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një dhimbje të madhe

12:05 : 08/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

12:04 : 08/06/2025
AKTUALITET

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

12:00 : 08/06/2025
SPORT

Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

11:52 : 08/06/2025
SHOW BIZ

Arrestimi për lëndë narkotike, Enca pranon publikisht se konsumon hashash

11:50 : 08/06/2025
SPORT

Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’!

11:37 : 08/06/2025
Para

DOKUMENTI/ Ja pse SHBA u hoqi vizat dhjetra prokurorëve dhe gjyqtarëve

TË GJITHA

“Ju kërkoj falje”/ Manaj reagon pas penalltisë së humbur: Sot ndjej një dhimbje të madhe

12:05 : 08/06/2025

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë/ Nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit të bashkisë dhe 4 të tjerë

12:04 : 08/06/2025

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

12:00 : 08/06/2025

Rraklli: Barazimi me Serbinë rezultat i keq, ja pse Manaj s’ishte i duhuri për penalltinë

11:52 : 08/06/2025

Arrestimi për lëndë narkotike, Enca pranon publikisht se konsumon hashash

11:50 : 08/06/2025

Gjimshiti mungon kundër Letonisë, Sylvinho tregon zëvendësuesin: Po më ‘çmend’!

11:37 : 08/06/2025

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë/ 5 të arrestuar, 4 prej tyre punonjës policie

11:32 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com