• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Edi Rama, një llafazan dhe arrogant që po luan me Kosovën

17:01 : 03/02/2017
në OP-ED

Nga Enver Robelli

Edi Rama sërish ka gjetur kohë të vijë në Prishtinë për të luajtur rolin e tij të ri, të vjetër: të llafazanit që luan me ndjenja të njerëzve, të aventurierit me dije të kufizuar për rrethanat politike në Kosovë, të arrogantit që i di të gjitha dhe nuk thotë asgjë thelbësore, përveç rrotullimit të fjalëve, retorikës boshe, krekosjes së pandërprerë.

Me guximin e pafundmë të manipuluesit, ai ua sqaron shqiptarëve të Kosovës historinë, raportet me Serbinë, luftërat ballkanike, Luftën e Parë Botërore, të Dytën, luftën e Kosovës të viteve 1998/99, periudhën e pasluftës, heroizmat e Hashim Thaçit. Pa Hashim Thaçin s’do të ekzistonte Kosova, ndërsa pa Edi Ramën nuk do të ekzistonte kronist tjetër që do të na e shpjegonte të kaluarën e Kosovës dhe veprat e madhërishme të Thaçit dhe shokëve të tij.

Kosova të cilën e vizaton Edi Rama nuk ekziston. Ai mund të shtiret se po e ndihmon Kosovën me paradat e tij televizive, por në thelb ai vetëm po nxit urrejtje në mesin e njerëzve të arsyeshëm në Kosovë, të cilët nuk kanë aspak nevojë që të vijë Rama me brushë e kamxhik nga Tirana dhe t’u tregojë shqiptarëve të këndejmë se cilët janë heronjtë e tyre.

Ka bërë këso përpjekjesh disa herë Rama dhe ka nxitur vetëm reagime negative. Për shembull kur mbajti fjalim në Kuvendin e Kosovës dhe foli për historinë bashkëkohore të Kosovës pa e përmendur Ibrahim Rugovën. A mund të imagjinohet një politikan kosovar që shkon në Kuvendin e Shqipërisë, flet e flet e nuk e përmend Ismail Qemalin, Fan Nolin dhe Luigj Gurakuqin? (Madje kosovarët e përmendin edhe Ahmet Zogun, ndonëse forcat e tij kanë vrarë patriotë të Kosovës).

Lexo edhe:

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

Këto lojëra politike të Edi Ramës, për qëllime të nëntokës politike të Prishtinës, mund t’i kushtojnë shumë qytetarëve të Kosovës. Anëtarët e kësaj nëntoke, siç pati shkruar para disa muajsh revista britanike «Economist», janë në panik nga dora e drejtësisë ndërkombëtare, nga mallkimi i viktimave që i kanë marrë në qafë gjatë dhe pas luftës, nga emancipimi politik dhe hakmarrja e votuesve në zgjedhjet e ardhshme.

Krekosja e pandërprerë e Edi Ramës me një nacionalizëm të falsifikuar i shërben edhe agjendave të politikanëve të Beogradit, të cilët do të donin të provokonin një konflikt në Kosovë me qëllim të ndarjes së Kosovës. Që kryeministri i një shteti si Shqipëria bëhet pjesë e lojërave të ndyra të sokakëve të Prishtinës duhet të jetë arsye për alarm gjithëkombëtar.

Ndërsa Edi Rama vizaton Kosovën me dinakëritë e tij politike, Shqipërisë i është zënë fryma nga krimi, droga dhe prokurorët e gjykatësit mafiozë. Më shumë shqetësohet për të ardhmen e Shqipërisë ambasadori amerikan se sa shefi i qeverisë shqiptare. Studiot e ondulimit televiziv të Prishtinës nuk janë vendi i duhur për brohoritje patriotike. Punë më e hairit do të ishte nëse Rama do të merrej me avionët italianë që aterrojnë në bregdetin shqiptar për t’u pajisur me drogë. Mediat italiane raportojnë rregullisht për këtë situatë të tmerrshme. Së fundi një oficer i lartë i policisë së Shqipërisë ka kërkuar azil në Zvicër, i frikësuar nga hakmarrja e qeverisë së Edi Ramës. Oficeri thotë se ka zbuluar drogë në veturën e ministrit të Brendshëm.

Në korrik të vitit 2015, në vlugun e ardhjes së refugjatëve në Europë, shqiptarët e shtetit të Edi Ramës zinin vendin e dytë si azilkërkues në Gjermani, pas sirianëve. Ndërsa në vitin 1990 në Shqipëri jetonin 3,2 milionë banorë, tani jetojnë rreth 2,8 milionë. Që nga rënia e regjimit komunist çdo i treti shqiptar ka emigruar nga vendi i tij– përkohësisht apo përhershëm. Gjysmë milioni shqiptarë jetojnë në Greqi dhe mbase mbi gjysmë milioni në Itali. Nga janari deri në tetor 2016 në Gjermani kërkuan azil 13.500 shqiptarë. Aparati i drejtësisë është vetëm sinonim i një grupi të organizuar mafioz, që nuk ndan drejtësi, por shkakton tragjedi e padrejtësi në kurriz të shqiptarëve. Para disa javësh një grup ekspertësh nga Gjermania dhe Austria e akuzuan kabinetin e Ramës për shkatërrim të shtratit të lumit Vjosa, ku firma turke po mendojnë të ndërtojnë hidrocentrale.

Këto janë vetëm disa nga problemet e mëdha të Shqipërisë, me të cilat do të duhej të ballafaqohej një qeveri serioze. Një kryeministër joserioz si Edi Rama, të cilit më shumë i pëlqen të pozojë se sa të punojë, shpëtimin e vetëm kujton se e gjen duke fryrë gjoksin nëpër studio televizive. Serbia ka shkaktuar katër luftëra në Ballkan dhe aktualisht po negocion anëtarësimin në BE. Përtej konspiracionit se BE është proserbe, fakti se Shqipëria stagnon vazhdimisht në rrugën e integrimeve europiane tregon në radhë të parë dështimin kolosal të klasave politike të Tiranës që nga rënia e komunizmit.

Në vitin 1996-97 Sali Berisha synonte të shkaktonte tensione në Kosovë, duke kërkuar që shqiptarët e Kosovës t’i bashkoheshin opozitës së atëhershme serbe për të demokratizuar Serbinë, ndërsa sot Edi Rama luan valle pseudopatriotike për të larguar vëmendjen nga katandisja e Shqipërisë, ku gazetarët gjobëvënës dhe prokurorët e gjykatësit janë milionerë nga bashkëjetesa me një «elitë» politike që s’njeh gjë tjetër përveç se etjen dhe urinë e pafundme për të gllabëruar çdo resurs.

Lapsi.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025
AKTUALITET

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025
SPORT

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025
SPORT

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025
AKTUALITET

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025
Para

ALARMI/ ISIS-i do të "pushtojë" trevat shqiptare

TË GJITHA

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Tifozët kuqezi “nxehin lojën”, djegin flamurin serb (Video)

19:00 : 07/06/2025

Video/ “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”, banderola e tifozëve kuqezi mbulon Piramidën!

18:40 : 07/06/2025

UEFA nuk i “ndan sytë” sfidës Shqipëri-Serbi, dërgon në Tiranë një ish-shef policie!

18:31 : 07/06/2025

Kush po e mban shishen me benzinë te landfilli i Vlorës?

18:22 : 07/06/2025

Artikulli i “The Guardian”: Shqipëri-Serbi, ngjall kujtime të përplasjes kaotike të vitit 2014

18:21 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com