• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi Lajmet e Dites

Raporti/ Serbia fshehu trupat dhe tmerret ndaj shqiptarëve të masakruar

09:16 : 01/02/2017
në Lajmet e Dites

Fondi për të Drejtën Humanitare ka publikuar një dosje të titulluar “Fshehja e dëshmive të krimeve gjatë luftës në Kosovë , Operacioni i fshehjes së trupave”.

Sipas këtij dokumenti, zyrtarët më të lartë të qeverisë, më saktë Ministrisë së Brendshme të asaj kohe në Serbi, dhe departamentet e ushtrisë së ish Jugosllavisë kanë qenë të përfshirë në fshehjen e krimeve të kryera ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës.

“Dëshmitë e pohojnë se vendimi për fshehjen e provave të krimeve të kryera është marrë prej marsit të vitit 1999 në nivelet më të larta të qeverisë, dhe lë të kupton se pjesëtarë të‘MUP¬it’ serb (Departamenteve të Sigurimit të Shtetit dhe Departamentit të Sigurisë Publike) dhe departamenteve të Ushtrisë Jugosllave që kanë qenë në krye të ‘pastrimit të terrenit’, kanë qenë të përfshirë në të”, thuhet në kuadër të përmbledhjes së publikuar nga FDH.

Dokumenti kujton se prej vitit 2001, në varrezat masive që janë zbuluar në Serbi, janë gjetur 941 trupa të shqiptarëve, shumica civilë që janë vrarë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.
“744 trupa të shqiptarëve të Kosovës janë gjetur në Batajnicë, në periferi të Beogradit, së paku 61 në Petrovo Selo, dhe 84 në Liqenin e Peruqac. Së paku 52 trupa janë gjetur në varrezën masive në Rudnicë”, kujton FDH.

Dosja kujton se trupat e gjetura nëpër varrezat masive nëpër Serbi nuk kanë qenë vetëm të burrave, por edhe të grave dhe fëmijëve. “Arsyeja e vrasjës së tyre, në shumicën e rasteve, ka qenë plaga e shkaktuar nga plumbi, kryesisht në kokë, duke sugjeruar që viktimatnuk kanë vdekur gjatë luftës, por si rezultat i vrasjes me ekzekutim”, thuhet më tej në këtë dokument.

Fondi për të Drejtën Humanitare tregon se për të zbuluar fshehjen e krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës ka mbledhur të dhëna nga dëshmitarët, të mbijetuarit e krimeve, të përsonave që kanë pasur informacione për krimet, kryesisht pjesëtarët e policisë dhe punonjësit e kompanive që “kanë marrë pjesë në transportimin dhe varrosjen e trupave”.

Lexo edhe:

Vitinha i “paarritshëm”, Xabi Alonso kërkon mesfushorin 100 milionë eurosh

Tërmet i fortë në Greqi

“Krahas kësaj, janë analizuar jo pak dokumente policore dhe ushtarake, kryesisht ato që janë gjetur përmes bazës së të dhënave të Tribunalit të Hagës (ICTY), por edhe disa dokumente që i ka gjetur vet Fondi për të Drejtën Humanitare, përtej gjykatave”, thuhet nga FDH.

FDH shkruan se “gjashtë vjet prej zbulimit të varrezës masive në Batajnicë, Petrovo Selo dhe Liqenin Peruqac, si dhe tre vjet prej zbulimit të varrezës masive në Rudnisë, të gjitha këto lokacione mbesin të pashënuara, pa ndonjë shenj që tregon se qindra trupa të burrave, grave dhe fëmijëve që janë vrarë në krime masive në Kosovë, janë varrosur në Serbi”.

E njejta organizatë thotë se e kanë nisur iniciativën për ndërtimin e një memoriali afër varrezës masive në Batajnicë, ndërsa në kohën e publikimit të dosjes, peticioni i nisur në internet e ka marrë përkrahjen e qindra njerëzve.

“Askush nuk është mbajtur përgjegjës para gjykatave në Serbi për operacionet e mëdha të fshehjes së trupave të viktimave shqiptare të Kosovës në varreza masive”, thuhet në fund të përmbledhjes së dosjes së publikuar Fondi për të Drejtën Humanitare./REL

Lajme të lidhura

SPORT

Vitinha i “paarritshëm”, Xabi Alonso kërkon mesfushorin 100 milionë eurosh

19:56 : 11/07/2025
RAJONI

Tërmet i fortë në Greqi

19:49 : 11/07/2025
SPORT

Shkëlqejnë Zabërgja dhe Mandela, Dinamo mposht Pogradecin në miqësore

19:45 : 11/07/2025
AKTUALITET

Aksioni i IKMT në Theth, Qëndresa Qytetare: Kallashnikovë në vend të dialogut

19:45 : 11/07/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani

19:34 : 11/07/2025
RAJONI

Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë?

19:26 : 11/07/2025
Para

Bashkia e Durrësit investon 2.5 miliardë lekë vetëm për sheshin, asnjë shpenzim për gjelbërimin e qytetit

TË GJITHA

Vitinha i “paarritshëm”, Xabi Alonso kërkon mesfushorin 100 milionë eurosh

19:56 : 11/07/2025

Tërmet i fortë në Greqi

19:49 : 11/07/2025

Shkëlqejnë Zabërgja dhe Mandela, Dinamo mposht Pogradecin në miqësore

19:45 : 11/07/2025

Aksioni i IKMT në Theth, Qëndresa Qytetare: Kallashnikovë në vend të dialogut

19:45 : 11/07/2025

Në kërkim nga SPAK, vetëdorëzohet në policinë e Himarës ish-shefi i krimeve Erjon Dani

19:34 : 11/07/2025

Çfarë mësimesh për botën jep pritja 30-vjeçare për drejtësi në Srebrenicë?

19:26 : 11/07/2025

Zyrtare/ Partizani e largoi para Europës, Agim Zeka firmos në ligën e tretë spanjolle

19:24 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com