• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Balili e kap qeverinë me qerre

15:57 : 01/02/2017
në OP-ED

Nga Edison YPI-

U nis qeveria ta kapte Balilin me qerre. E pa Balilin majë një bregu. Sapo drejtoi pushkën t’ja thyente rrotën Balilit, u thye rrota e qerres. Thyerja e rrotës së qerres në vend të rrotës së Balilit, i kujtoi qeverisë thyerjen e rrotës së avionit të Divjakës në vend të thyerjes së rrotës së drogës, dhe u bë pik e vrer, e pllakosi trishtimi. Por nuk u mposht. Thyerjen e rrotës së qerres, qeveria vendosi ta kompensonte me ndërrimin e kafshës që tërhiqte qerren. Tanipërtani nga gomar në kalë. Më vonë, po të paraqitej nevoja, edhe në buall, buallicë, pelë, mushkë. Qerrja para, qeveria pas, vazhduan të ndjekin Balilin. Me të parë ndërrimin e kafshës në krye të qerres së qeverisë, Balili i fshehur pas një ferre, u fut edhe më thellë në pyll.

Duke mos e parë gjëkundi Balilin, në dëshpërim e sipër, qeveria vendosi ta intensifikojë ndjekjen me rreshtim ndryshe të karvanit, duke ndrruar qerren me qeverinë, pra qeveria para qerres, qerrja pas qeverisë. Balili su pa gjëkundi. As ky formacion nuk dha rezultat. Ik e ik, qeveria takoi një demokrat. Ku ndodhet Balili ? e pyeti qeveria demokratin. Të shtifsha n’dhe, i tha demokrati qeverisë. Pak më tutje qeveria pa një tabelë mbi një hu të shtrembër mbi të cilën ishte shkruar; “Ngordhi Dritëroi”. Në hale të gomerëve vaftë ky dinak me gjithë vjershurinat e tia, klithën njëzëri ministrat, dhe vazhduan rrugën nëpër pyll. Te një përrua ministrat panë një diversant me mitroloz, dylbi, radio në shpinë, thikë në brez, dollaro në çantë, pilulë me helm nën jakë për ta gëlltitur dhe vdekur në rast rreziku. Po ti këtu ?! e pyetën të habitur ministrat diversantin. “Më hodhi NATO me parashutë më 1951, u tha diversanti ministrave, po endem nëpër pyll duke pritur rastin të vras me dorën time komunistat e zonës së parë operative”. “Ti dashke të na vrasësh ne, i thanë ministrat diversantit. Mirë, na vrit, vetëm na prit pak sa të kapim Balilin”, dhe ministrat vazhduan rrugën, ama Balili gjëkundi. Pllakosi zia.

Ministrat ranë dakord të pushonin pak. Lanë gratë te shtëpia, ikën për tu derdhur mbi kurva te Santa Quaranta. Këta duke bërë qef me kurva, Balili duke ngrënë mish e duke pirë raki te një stan në mal me ca çobenër që gjoja mbajnë bagëti e bëjnë bulmet, por në fakt kultivojnë hashash. Pasi ministrat u zbrazën mbi kurva dhe hoqën stresin, njëri nga ministrat, ai më i squti, i kujtoi qeverisë se shpejtësia e karvanit nuk mund të jetë më e madhe se qerrja më e ngadaltë, prandaj tha i squti, e mira është që ndjekjen e Balilit të mos e vazhdojmë me qerre e qeveri para e pas, por e gjithë qeveria mbi qerre. Natë e errët. Shi me gjyma. Ministrat e qeverisë mbi qerre mbuluar me mushama si Kali i Trojës hynë pa u ndjerë brenda stanit ku hante e pinte Balili.

Mirpo në stan, në vend të Balilit gjetën Noc Rrokun. I thanë ministrat Nocit; Ku iku Balili o Noc? U tha Rroku ministrave; E lajmëruan kushurinjtë me whatsapp “ik se po vinë krushqit”. Kur ministrat e mërzitur që edhe këtë herë Bilalin nuk e kapën u nisën të iknin, qëntë e stanit j’u lëshun ministrave ua bënë rrobat firmato cop e çik. Ashtu të rreckosur ministrat u lanë e u shplanë në Vjosë, ikën blenë rroba të reja te një Butik në Këlcyrë. Me të ardhur në vete, ministrat u mblodhën në mbledhje qeverie te Sarajet e Rushan Beut në Pacomit.

Lexo edhe:

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

Konkluzioni i mbledhjes së qeverisë sipas proces verbalit mbajtur nga një klysh kurvi; Duke konsideruar se kjo qeveri në 71 vjet Balilit i merr të keqen, në 71 muaj i rruan bythën, në 71 ditë i ha munë, duhet ndërruar strategji. Mjaft me qerre pa qerre, me vjershurina pa vjershurina. Që kjo punë më së fundi të kryhet, Shteti dhe Balili duhet të ndërrojnë rolet. Ashtu u bë. Shiu pushoi, era ndali, dita zbardhi, dielli ndriçoi, korenti erdhi, gomat u çpuan, makinat ndalën, aeroplanat u rrëzuan, groshët u hëngrën, dhalli u pi, perdja ra, shteti u kap me qerre nga Balili.

Lajme të lidhura

SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Para

Basha: Rama manipulator, PE -ja i vendos Shqipërisë kushin e zgjedhjeve të lira

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com