• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Të paankoruar në Shekullin e Ri të Trump-it

10:59 : 29/01/2017
në OP-ED

Nga Ana Palasio

Uashington DC – Historiani i ndjerë britanik, Erik Hobsbaum, e etiketoi në mënyrë të shkëlqyer periudhën midis vrasjes së Arkidukës Franc Ferdinand në vitin 1914, dhe rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991si “shekulli i shkurtër XX”. Për Hobsbaumin, fundi i Luftës së Ftohtë shënoi një epokë të re dhe të veçantë në çështjet botërore. Tani, me më shumë perspektivë, ne duhet ta rishikojmë këtë klasifikim.

Në vend se të përbënte një shkëputje nga e kaluara, çerekshekulli që pasoi rënien e Murit të Berlinit, rezultoi në fakt të jetë një vazhdim – në të vërtetë një kulmim – i asaj që ndodhi më herët. Por inaugurimi i Donald Trampit si President i Shteteve të Bashkuara, paraqet një shkëputje përfundimtar nga e shkuara; shekulli i gjatë i XX-të, ka mbërritur tashmë në fund.

Është shumë herët për të hamendësuar se çfarë do të ndodhë më tej, ashtu siç qe edhe në qershor të vitit 1914. Që prej fitores së zgjedhjeve nga ana e Tramp, një parashikim popullor është se bota do të rikthehet tek sferat e influencës së shekullit XIX, me lojtarë të tillë të mëdhenj si SHBA-ja, Rusia, Kina, dhe po, edhe Gjermania, secila duke dominuar fushat e tyre përkatëse, në kuadër të një sistemi ndërkombëtar gjithnjë e më të ballkanizuar.

Lexo edhe:

Zyrtarja e PD: Rama po vepron si komunistët, rrëmben tokat për të ndërtuar resorte oligarkët

Austri/ Burri vret me armë një person, plagos gruan dhe më pas vetëvritet

Tramp e përforcoi këtë mendim me fjalimin e tij të zymtë inaugurues, në të cilën ai pohoi “të drejtën e të gjithë popujve, për të vendosur të parat interesat e tyre”. Por edhe në qoftë se kjo është mënyra se si do të sillet Amerika e Trampit, askush në botën e sotme të ndërlidhu,r nuk mundet të kthejë orën prapa. Sikurse e vuri në dukje Presidenti kinez Xi Jinping – aktualisht kampion i globalizimit – në Davos këtë vit, “Ju pëlqen apo jo, ekonomia globale është një oqean i madh, të cilit s’mund t’i shpëtoni”.

Modeli i burrit të fortë që duket të jetë sot në ngjitje, nuk kumton të ardhmen; përkundrazi, ai është gulçimi i fundit i epoke të shkuar – një ripunim nostalgjik i një modeli të vjetëruar. Qeverisja është ndarë dhe hibridizuar nga rritja e aktorëve jo-shtetërorë, dhe ne mezi kemi filluar të marrin në konsideratë implikimet me ndikim të gjerë të teknologjive të reja, si inteligjenca artificiale.

Këto prirje janë pararendëse të një modeli krejt të ndryshëm ndërkombëtar, që duhet ende të ngrihet- një sistem që do të jetë i dallueshëm si nga “balanca e pushtetit” e shekullit XIX-së, dhe “komunitetit të shteteve” të shekullit XX.  Në vitin 1994, Hobsbaum besonte se s’mund ”të ketë asnjë dyshim serioz se në fund të viteve 1980 dhe fillim të viteve 1990, përfundoi një epokë në historinë e botës, dhe një e re filloi”.

Por tashmë është e qartë se periudha e mëvonshme, nga mesi i viteve 1990 deri më sot, shënoi kulmin e një procesi që filloi në Sarajevë në vitin 1914. Ky proces ndërtoi gradualisht rendin liberal ndërkombëtar, më së pari me një përpjekje që u ndërpre pas Luftës së parë Botërore – e mishëruar në Lidhjen fatkeqe të Kombeve – dhe pastaj, pas Luftës së Dytë Botërore, me themelimin e Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të Breton Udsit.

Në periudhën e pas Luftës së Ftohtë, lulja filloi të çelë teksa demokracia dhe tregu i lirë u përhapën në mbarë globin. Ky model mbajti një çadër morale mbi sistemin ekzistues shtetëror Vestfalian, duke krijuar një strukturë universale, brenda së cilës qeveritë kombëtare mund të bashkëpunojnë në ndjekje të progresit. Për pjesën më të madhe të shekullit XX, ky kuadër zbatohet vetëm për një grup vendesh kryesore; por me fundin e Luftës së Ftohtë, ai qe papritur në dispozicion të të gjithëve.

E megjithatë, atëherë kur ky rend moral qe në gjendje të vendosej plotësisht në të gjithë botën, e humbi qendrën dhe filloi të lëkundet. Tregjet e lira dhe prosperiteti material, që dikur konsideroheshin si mjete për qëllime më të mëdha, u shndërruan në funde të vetetes. Kriza financiare  e vitit 2008, zbuloi mizorinë e kësaj qasjeje, dhe përgatiti terrenin për shturrjen që po shohim sot.

Kjo është e gjitha e shkuar tashmë. Bota është larguar tanimë nga bregu i një sistemi të bazuar në rregulla, që u themelua në idenë iluministe të progresit universal. Sa për atë se çfarë shtrihet përpara, kanë lindur 3 qasje urgjente. E para është ringjallja e nacionalizmave dhe tropeve nativiste, si kushti i Trampit se “Nga kjo ditë e tutje, do të jetë vetëm Amerika e para”, apo apeli i kryeministres britanike, Tereza Mej ndaj Anglisë së Vogël:”Nëse besoni se jeni një qytetar i botës, ju jeni qytetar i askujt”.

Mundësia e dytë, e mishëruar nga liderët e Bashkimit Evropian, është të vazhdohet në rrugën e shekullit XX, por me më shumë retorikë. E treta, përbën ndoshta kampin më të madh, është të tërhiqemi nën kuvertë dhe t’i shtërngojmë dorën dikujt, duke u ankuar për dëbimin nga parajsa dhe iu frikësuar një apokalipsi kanosës. Asnjëra prej këtyre përgjigjeve nuk është konstruktive.

Ne s’mund të rikthehemi në botën e djeshme, apo thjesht të qëndrojmë në situatën aktuale; dhe ende nuk e dimë se çfarë rezervon për ne bota e së nesërmes. Kur marinarët nuk mundin të mbështeten tek hartat, ata duhet të lundrojnë duke u orientuar me anë të shikimit, dhe kjo është pikërisht situata jonë sot.

Derikur bota të rifitojë ekuilibrin e vet, nuk është koha për të udhëtuar në drejtime të reja të guximshme, apo t’i lëmë rrymat të na shtyjnë drejt rreziqeve të mundshme. Në vend të kësaj, ne kemi nevojë për veprime vendimtare e konkrete, të cilat trajtojnë problemet e prekshme e të dukshme në qeverisje dhe politikat publike.

Para se të mund të ecim përpara në këtë botë të re guximtare, ne lipset së pari të rivendosim idenë e qëllimit të përbashkët – dhe të presim që mjegulla të davaritet. Inaugurimi i Tramp, shënon një epokë të re në historinë botërore – një “shekull” të ri gjeopolitik. Askush nuk mund të thotë ende nëse ajo do të jetë një kohë e konfliktit apo harmonisë, avancimit apo tërheqjes. Por, para se të dizenjojmë një kurs të ri, ne duhet të kryejmë rrugëtimin tonë në ujëra të qeta.

Bota.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zyrtarja e PD: Rama po vepron si komunistët, rrëmben tokat për të ndërtuar resorte oligarkët

18:15 : 13/07/2025
BOTA

Austri/ Burri vret me armë një person, plagos gruan dhe më pas vetëvritet

17:46 : 13/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 5 persona

17:21 : 13/07/2025
AKTUALITET

“Furtunë” edhe në Tiranë? Punonjësit e bashkisë dhe deputetët e PS përballë Ramës, çfarë pritet nesër…

17:01 : 13/07/2025
AKTUALITET

Pas “Shtetit Bektashi”, Rama bën Kishën Ortodokse me kullë 10-katëshe në Tiranë

16:43 : 13/07/2025
BOTA

Shefi i NATO-s, Mark Rutte viziton Uashingtonin të hënën

16:31 : 13/07/2025
Para

Poliçan, sherr me thika mes pleqve në azil

TË GJITHA

Zyrtarja e PD: Rama po vepron si komunistët, rrëmben tokat për të ndërtuar resorte oligarkët

18:15 : 13/07/2025

Austri/ Burri vret me armë një person, plagos gruan dhe më pas vetëvritet

17:46 : 13/07/2025

Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 5 persona

17:21 : 13/07/2025

“Furtunë” edhe në Tiranë? Punonjësit e bashkisë dhe deputetët e PS përballë Ramës, çfarë pritet nesër…

17:01 : 13/07/2025

Pas “Shtetit Bektashi”, Rama bën Kishën Ortodokse me kullë 10-katëshe në Tiranë

16:43 : 13/07/2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte viziton Uashingtonin të hënën

16:31 : 13/07/2025

Aksident në Tiranë/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

16:11 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com