• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Takimi i radhës Kosovë-Serbi, më 1 shkurt në Bruksel

10:55 : 29/01/2017
në RAJONI

Shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për një takim të ri në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve, raporton VOA.

Takimi i radhës që do të mbahet të mërkurën më 1 shkurt, do të jetë “vazhdimi i atij të mbajtur më 24 janar ku të dyja palët u pajtuan që të lënë tensionet prapa dhe të përqendrohen në punën në kuadër të bisedimeve”, thuhet në një njoftim të zyrës së zonjës Mogherini.

“Përfaqësuesja e Lartë pret me padurim vazhdimin e diskutimeve, për çështje me rëndësi dhe diskutimet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët si dhe që ta çojnë përpara dialogun”, thuhet në njoftim.

Më 24 janar në takim ishin edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Tomislav Nikoliç. Takimi ishte një përpjekje e Bashkimit Evropian për të ulur tensionet ndërmjet të dyja vendeve.

Më 14 janar Kosova ndaloi hyrjen në territorin e saj të një treni të nisur nga Beogradi drejt Mitrovicës, me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe me ikonografi kishtare mesjetare.

Lexo edhe:

A është hakeruar sistemi i SPAK? Flet prokurori Mara

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet në qiell të hapur

Zhvillimet rreth trenit nxitën luftë fjalësh të ashpra ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por edhe shqetësimet e diplomatëve për rritjen e tensioneve ndërmjet të dyja vendeve. Treni ishte kundërshtuar nga Kosova e cila atë e cilësoi si një provokim të sovranitetit të saj, ndërsa Beogradi akuzoi Kosovën për dërgimin e njësive të posaçme të policisë në veriun e banuar me shumicë serbe dhe siç u tha nxitjen e konfliktit.

Treni pasoi tensionet edhe ashtu të larta, pas ndalimit në Francë të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet serbe.

Të dyja palët e cilësuan takimin e 24 janarit shumë të vështirë, ndërsa janë pajtuar për vazhdimin e një serie takimesh në nivelin e lartë politik.

Të shtunën, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se ka biseduar në telefon me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.

Në një postim në rrjetet sociale ai tha se “u pajtuam që të punojmë bashkërisht që nëpërmjet dialogut t’i zgjidhim të gjitha çështjet me interes reciprok e që ndërlidhen me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Në prill të vitit 2013 Kosova dhe Serbia arritën e marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve që përfshinte një gamë çështjesh, pas të cilave bisedimet kryesisht u zhvilluan për rrugët e zbatimit të saj.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur nëntë vjet më parë, por është përfshirë në një proces bisedimesh në shkëmbim të afrimit me strukturat e Bashkimit Evropian. Ajo hapu negociatat për anëtarësim pas marrëveshjeve me Kosovën e cila nënshkroi ndërkaq marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, raporton VOA.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A është hakeruar sistemi i SPAK? Flet prokurori Mara

12:04 : 11/11/2025
AKTUALITET

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet në qiell të hapur

11:59 : 11/11/2025
AKTUALITET

Skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, shpallen fajtorë 6 persona (EMRAT)

11:51 : 11/11/2025
AKTUALITET

Projektbuxheti 2026/ KLGJ: 2 miliardë lekë më pak nga ai që kemi kërkuar

11:48 : 11/11/2025
AKTUALITET

Ministrja Albana Koçiu flet “përçart”: Shqipëria është një vend i sigurt, kanë rënë vrasjet

11:42 : 11/11/2025
AKTUALITET

Shqiptari u gjet i djegur në një makinë në Greqi, policia po heton disa pista/ Detaje

11:37 : 11/11/2025
Para

Të paankoruar në Shekullin e Ri të Trump-it

TË GJITHA

A është hakeruar sistemi i SPAK? Flet prokurori Mara

12:04 : 11/11/2025

Shkrumbohen nga flakët dy banesa në Shkodër, familjet në qiell të hapur

11:59 : 11/11/2025

Skemë mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH, shpallen fajtorë 6 persona (EMRAT)

11:51 : 11/11/2025

Projektbuxheti 2026/ KLGJ: 2 miliardë lekë më pak nga ai që kemi kërkuar

11:48 : 11/11/2025

Ministrja Albana Koçiu flet “përçart”: Shqipëria është një vend i sigurt, kanë rënë vrasjet

11:42 : 11/11/2025

Shqiptari u gjet i djegur në një makinë në Greqi, policia po heton disa pista/ Detaje

11:37 : 11/11/2025

Pse po dëshmon pro Thaçit në Hagë? Hill: Nuk është përfshirë në veprime të paligjshme

11:21 : 11/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com