• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rama si Veliaj, transmeton konferenca nga kryeministria por ndodhet në Firence

19:43 : 29/01/2017
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Njeriu që personifikon mësë miri termin “babai i fasadës” është kryeministri Edi Rama. Prej tij kanë dalë shumë kopje, siç është Erion Veliaj. Të dy ata, tentojnë të manipulojnë publikun nëpërmjet mediave, duke treguar suksese të fryra dhe shpeshherë imagjinare. Por sikur të mos mjaftonte kjo, të dy bëjnë video dhe improvizojnë sikur ndodhen në Tiranë, por ndërkohë po relaksohen jashtë Shqipërisë.

E bëri Veliaj gjatë muajit tetor, ku qëndroi në Tiranë 9 ditë dhe jashtë vendit 22 ditë të tjera ndërsa çdo ditë dërgonte video sikur po inspektonte punimet. E bëri edhe kryeministri Rama sot i cili ka dalë në konferencën e fundjavës nga zyra e kryeministrisë, por nga ana tjetër ai ndodhet në Firence për të planifikuar një ekspozitë për veten e tij.

Ky lloj manipulimi që u ka shpërthyer disa herë politikanëve tanë, tregon edhe njëherë se vendi ynë qeveriset nga njerëz të maskuar. Sot kryeministri Rama kërkonte një mandat të dytë për qeverinë e tij, një mandat për të vazhduar manipulimin, fasadën, mashtrimin dhe shtirjen ndaj qytetarëve shqiptarë.

Ai është i bindur se do të dalë fitues në zgjedhjet e 18 qershorit, madje premton një program të ri për rritjen dy-fish të ekonomisë, përmes së cilit 1 miliardë dollarë do të hidhen për të fuqizuar infrastrukturën e Shqipërisë. Kjo sipas Ramës, ndër të tjera do të rrisë punësimin që për këtë qeveri ishte dështim total, pavarësisht deklaratave shokuese të Arben Ahmetajt që në Shqipëri janë hapur 300 mijë vende pune.

Lexo edhe:

“KAPJA E DREJTËSISË”/ Pse KLP dhe SPAK janë nyja kyçe e rikthimit të shtetit ligjor

“I bëre 15 mln €? Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot”, trafikuan 28 tonë kokainë në BE, DETAJE nga dosja

“Paralelisht me luftën ndaj informalitetit, do nisim programin kombëtar 1 mld dollarë për rindërtim. Falë këtij programi ne do fusim një volum investimesh private, për të fuqizuar infrastrukturën e Shqipërisë.Ky program i ri do të sjellë gjatë 3 viteve të ardhshme një rritje ekonomike 2-fish, do rrisë punësimin. Mandati i parë që po shkon drejt fundit është vetëm pjesa e parë e një ndeshje shumë të vështirë që ne do ta fitojmë sëbashku për ta bërë vendin më të mirë. Mes pjesës së parë e të dytë nuk ka pushim se do ketë zgjedhje. Për ne do jetë një ditë e gjatë për të çuar përpara projektin e fitues të bindur se jemi në drejtimin e duhur. Pikëmbërritja ku duhet të mbërrijmë sëbashku është ende disa vite larg”, – thotë kryeministri aventurier.

Fjala e plotë

Trashëguam gjendje financiare ku shteti mos të kishte mundësi më të paguante rrogat e 3 muajve të fundit të vitit 2013. Konsumi kishte rënë pikiatë. Mungesat e reformave dhe korrupsioni, të kombinuara me krizën kombëtare financiare ishin mbledhur në një pikë kritike për ekonominë e vendit.

Por ajo panoramë e zymtë i takon të shkuarës. Situata është krejt tjetër. Misioni i FMN ishte këto ditë për rakordimet e fundit e marrëveshjes 3-vjeçare që ishte e suksesshme. Tani kemi kaluar çekuilibrimin financiar që trashëguam dhe kemi kaluar në etapën e fuqizimit ekonomik.

Reformat janë me rëndësi jetike për këtë fuqizim. FMN deklaroi se rritja ekonomike ka shkuar në 3.4% për vitin që lamë pas. Kemi rritur pagat e pensionet me 100 mln dollarë, që s’kishte ndodhur në 25 vjet.

Kush fiton më pak do vazhdojë të paguajë më pak, kush fiton më shumë do vazhdojë të paguajë më shumë. Konsumi është rritur ndjeshëm. Kemi ende rezerva të mëdha të pashfrytëzuara në çdo sektor, dhe këto janë vetëm rezultatet e para të reformave.

Shifrat e mëkëmbjes ekonomike dhe faktet e reformave tona të guximshme edhe nga FMN, edhe nga BB, për kthesën e situatës tonë nuk mjaftojnë, sepse në fund të ditës çdo familje meriton e kërkon më shumë.

Edhe unë vetë jam i vetëdijshëm për këtë, edhe rritja me 3.4% nuk mjafton. Paralelisht me luftën ndaj informalitetit, do nisim programin kombëtar 1 mld dollarë për rindërtim. Falë këtij programi ne do fusim një volum investimesh private, për të fuqizuar infrastrukturën e Shqipërisë.

Ky program i ri do të sjellë gjatë 3 viteve të ardhshme një rritje ekonomike 2-fish, do rrisë punësimin.

Mandati i parë që po shkon drejt fundit është vetëm pjesa e parë e një ndeshje shumë të vështirë që ne do ta fitojmë sëbashku për ta bërë vendin më të mirë. Mes pjesës së parë e të dytë nuk ka pushim se do ketë zgjedhje.

Për ne do jetë një ditë e gjatë për të çuar përpara projektin e fitues të bindur se jemi në drejtimin e duhur. Pikëmbërritja ku duhet të mbërrijmë sëbashku është ende disa vite larg.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“KAPJA E DREJTËSISË”/ Pse KLP dhe SPAK janë nyja kyçe e rikthimit të shtetit ligjor

11:44 : 11/08/2025
AKTUALITET

“I bëre 15 mln €? Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot”, trafikuan 28 tonë kokainë në BE, DETAJE nga dosja

11:40 : 11/08/2025
AKTUALITET

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

11:31 : 11/08/2025
AKTUALITET

E ardhmja e papërcaktuar

11:27 : 11/08/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Ra nga lartësia, humb jetën punonjësi i firmës së ndërtimit

11:25 : 11/08/2025
AKTUALITET

Aksident me vdekje në Hamallaj

11:22 : 11/08/2025
Para

Sherr për motive të dobëta, 47-vjeçari shkon i plagosur në spital

TË GJITHA

“KAPJA E DREJTËSISË”/ Pse KLP dhe SPAK janë nyja kyçe e rikthimit të shtetit ligjor

11:44 : 11/08/2025

“I bëre 15 mln €? Kam shumë lekë në Holandë, s’po i nis dot”, trafikuan 28 tonë kokainë në BE, DETAJE nga dosja

11:40 : 11/08/2025

Kasaforta plot euro/ Gent Sula i “Intersig” gënjeu dy herë për Ajolën, SPAK e “mirëkuptoi”

11:31 : 11/08/2025

E ardhmja e papërcaktuar

11:27 : 11/08/2025

Tiranë/ Ra nga lartësia, humb jetën punonjësi i firmës së ndërtimit

11:25 : 11/08/2025

Aksident me vdekje në Hamallaj

11:22 : 11/08/2025

E rëndë në Maliq/ I riu i jep fund jetës duke qëlluar veten me armë gjahu

11:19 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com