• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Rilindja, po qelbet nga Koka

10:15 : 28/01/2017
në OP-ED

NGA ANDI BUSHATI
Në çdo vend normal të kësaj bote, një kryeministri që do të dëgjonte anëtarin e kabinetit, të shpërthente në ekran ashtu siç bëri dje Lefter Koka, do t’i mbetej vetëm një rrugë: t’a shkarkonte automatikisht.

Por, megjithëse ministri i mjedisit foli për kostot që partia e tij po merr nga bashkëqeverisja me PS, lëshoi alarmin për policinë që po përgatitet të vjedhë zgjedhjet, akuzoi për fondet marramendëse që Rilindja urbane ka shpenzuar në Durrës dhe konfirmoi akuzat e opozitës për kanabizimin e vendit (lexo poshtë/Lapsi.al), atij me siguri nuk do t’i hyjë ndonjë gjemb në këmbë.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë, se ne kemi një kryeministër zemërgjerë dhe tolerant.

Larg asaj.

Për shumë më pak se kaq, ai e margjinalizoi në PS dhe madje e cënoi edhe fizikisht Ben Blushin. Për kritika tejet më të buta, ai e përjashtoi mikun dhe ish gurunë e tij, Kokëdhimën, nga forumet e partisë.

Lexo edhe:

Mediat serbe e bëjnë dramë, harrojnë çfarë ndodhi në Beograd! Kurir: I mbijetuam ferrit në Tiranë!

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

Por, me LSI-në ndryshon puna. Shigjetat e saj e kanë kapur Ramën me shpatulla për muri.

Ai nuk ka ç’i bën Ilir Metës që i nxorri bojën me kërkesën për të thirrur Komisionin Kombëtar të Sigurisë, për mosarrestimin e Balilit.

Ai nuk ka ç’i bën Petrit Vasilit që e tall publikisht duke kërkuar garanci tek administrata e Trump për mosprekjen e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Ai nuk ka ç’i bën njeriut që e ka shndërruar në gazin e botës, ministrit të vet Ylli Manjani, i cili kërkoi futjen e ushtrisë për të na shpëtuar nga kanabisi.

Për hir të pushtetit Edi Rama po zvarriset në kokëulur pas LSI-së.

Mjafton për të kthyer sytë pas, në mardhënien tre vjeçare me vëllezrit e vet armiq të së majtës, për të kuptuar se deri në ç’pikë ka degraduar kryerilindasi.

Kush e mban mend fillimin e koalicionit të 1 prillit, kritikat kundër Ramës ishin të tjera. Atë e akuzonin se duke u lidhur me Metën po tradhëtonte “kokpalarët” që e kishin mbështetur në 21 janar. Atë e fshikullonin se qe aq i dëshpëruar për pushtet, sa po pranonte të bashkëqeveriste me njeriun e kapur me bllok në dorë. Atë e përbuznin se po thyente zemrat e majta duke katapultuar nw qeveri, gati gjysmën e kabinetit të Berishës.

Ndërsa tani, në fund të mandatit, gjërat kanë ndryshuar radikalisht. Tani partia e Metës e akuzon aleatin e vet, se po vjedh me koncesionet dhe Rilindjen urbane, se po kërkon ta mbushë Shqipërinë me plehra nga jashtë pasi e ka dëndur me kanabis, se është i lidhur me kriminelët dhe trafikantët, se po kërkon të manipulojë zgjedhjet me polici dhe ta prishë Tiranën me Uashingtonin.

Po, po, rolet kanë ndryshuar aq shumë, sa Rama nuk mund të dalë më dhe të na premtojë formulën qesharake të sistemit që përmirëson njerëzit. Nëse vërtet do të kish qenë kështu, sot do duhet të pranonim se gjatë këtij mandati, Rilindja jo vetëm ka përkeqësuar LSI-në, por ajo ka telendisur edhe veten.

Por, në fakt, e vërteta është më e thjeshtë.

Në Shqipëri debati nëse fajin e ka njeriu apo sistemi, i ngjan përleshjes luksoze për seksin e ëngjejve.

Historia e dekadave të fundit na ka yshtur të besojmë në një mësim më praktik: se këtu peshku qelbet nga koka.

Dhe aq e vërtetë është një gjë e tillë sa më në fund atë e kuptoi edhe Lefteri i LSI-së.

Natyrisht, ai dhe ushtarët e tjerë të Metës, që po rendin për t’u shndëruar nga të akuzuar në akuzues, mund të paragjykohen në kryqëzatën e tyre parazgjedhore. Dikush mund të mendojnë se ata e bëjnë këtë në keqbesim dhe për interesa të pastra elektorale. Dikush tjetër mund t’i akuzojë si bashkëfajtorë për ato që kanë ndodhur gjatë këtij mandati.

Por, në fund të fundit kjo ka pak rëndësi.

Kryesorja është se pavarësisht nga qëllimet, ata po mundohen të krijojnë, para zgjedhjeve, një profil të kundërt nga Rama. Edhe ata e kanë kuptuar, se qoftë brenda, qoftë jashtë koalicionit, njësimi apo barabitja me Ramën, i bën më pis se ç’janë në sytë e publikut.

Prandaj të gjithë në kor, aktorët kryesorë të LSI-së po drejtojnë gishtin e akuzës nga Rilindja. Ata e ndjejnë, se sa më të distancuar prej saj, aq më pak kundërbojnë.

Dhe e gjithë kjo strategji, sado hipokrite qoftë, po noterizohet nga Rama. I kapur peng nga ankthi i zgjedhjeve, i dërrmuar nga aferat e njëpasnjëshme, i pafuqishëm për të luftuar krimin dhe drogën, ai nuk po gjen forcë t’i thotë ndal aleatve të tij. Ai është tredhur aq shumë, sa nuk ka më as fuqi ta vërë LSI-në përpara alternativës: heshtni ose largohuni. Ai thjeshtë është kapur mat, duke dëshmuar kështu, se nuk janë deklarata si ato të Lefterit që përdhosin qeverinë, por se ajo ka kohë që është qelbur nga koka.

Lajme të lidhura

SPORT

Mediat serbe e bëjnë dramë, harrojnë çfarë ndodhi në Beograd! Kurir: I mbijetuam ferrit në Tiranë!

10:24 : 08/06/2025
AKTUALITET

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025
BOTA

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025
BOTA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025
SPORT

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025
Para

Largohet nga diplomacia Viktoria Nuland, ndërmjetësuesja mes Ramës dhe Bashës

TË GJITHA

Mediat serbe e bëjnë dramë, harrojnë çfarë ndodhi në Beograd! Kurir: I mbijetuam ferrit në Tiranë!

10:24 : 08/06/2025

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, shkrumbohet nga flakët një automjet – VIDEO

10:11 : 08/06/2025

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

10:06 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë/ Luhet sot finalja e Ligës së Kombeve, Ronaldo kundër Yamal

10:04 : 08/06/2025

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com