Pas padisë që i biri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka bërë ndaj tij për shpifje, ka reaguar ish-juristi i CEZ-it, Romeo Kara.
Përmes një statusi në Facebook, Kara thotë sot se padia e Shkëlzen Berishës është tentativë për t’i mbyllur gojën. Në Gjykatë, Kara ka thënë se Shkëlzen Berisha është mik i ngushtë me Nuel Kalajn, i cili akuzohet se ka përfituar shuma të konsiderueshme nga privatizimi i CEZ.
JA STATUSI:
Berisha i madh, qe pretendon se ka sjelle lirine e fjales dhe demokracine, pasi uzurpoi partine qe beme me studentat e dhjetorit, sot mbas 26 vitesh tenton te me mbylle gojen mua apo kujtdo qe i zbulon horrlleqet atij, me padite qe i ben ne emer te Berishes se vogel, i cili edhe pse i trullosur nga dielli i Meksikes, nuk vonon t’i mbaje ison te atit. Nuk ka padi qe mbulon grabitjen e pasurise kombetare dhe qe me kthen mua pas. Edhe nese ky komision nuk e con deri ne fund investigimin e bëmave berishiane, une personalisht ne kohen e duhur do depozitoj me te drejten e Zotit dhe me ate qe me jep Kushtetuta e Shqiperise, padine e shumepritur nga shqiptaret.