• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas Lul Berishës edhe Aldo Bare kërkon lirimin në Kushtetuese

13:01 : 25/01/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Pas Lul Berishës një tjetër kapobandë kërkon lirinë. Ish­-kreu i Bandës së Lushnjës dhe një ndër personat e akuzuar për shumë vrasje gjatë trazirave të vitit 1997 Aldo Bare ka shkuar në Kushtetuese dhe kërkon heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm.

Aldo Bare (Alfred Shkurti) kërkon që të shpallen antikushtetuese 4 vendime gjykatash për dënim me burgim të përjetshëm.

Avokati i tij do të paraqesë pretendimet e Bares më 31 janar të këtij viti, duke u përpjekur të rifitojë një rigjykim.

Sipas prokurorisë, Aldo Bare ka kryer një sërë vrasjes e vepra penale për të cilat ai duhet të qëndrojë në qeli përjetë, por do të jetë kushtetuesja ajo që do vendos se nëse është kryer apo jo me shkelje ligjore dënimi i Alfred Shkurtit.

Banda famëkeqe e Bares

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

Banda e Bares veproi për vite me radhë, derisa vetë i shumëkërkuari u prangos pas shtatë vitesh në Turqi dhe më pas u ekstradua drejt Shqipërisë ku ndodhet prapa hekurave. Gjykata e Krimeve të Rënda e gjeti fajtor Aldo Baren (Alfred Shkurtin) për katër vrasje, dy tentativa vrasjeje, shkatërrim të pronës me zjarr, si dhe krijim të organizatës kriminale.

Për secilën nga këto akuza i pandehuri u dënua me 247 vite burg, por në bashkim të dënimeve, përfundimisht Aldo Bare u ‘kyç’ matanë hekurave përjetësisht. Verdikti i trupës gjyqësore, e cilësonte fajtor Aldo Baren për katër vrasje në dëm të shtetasve, Genci Kashari, Xhevat Demiri, Nimet Zeneli e Masar Aliu.

Vendimi me burg përjetë

Në vendimin e saj, gjykata shprehej se vrasja e Genci Kasharit nuk është kryer në kuadër të organizatës kriminale, por shërbeu si pikënisje për krijimin e saj, pasi në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e të vëllait, Aldo Bare nisi fushatën “shfarosëse” duke ekzekutuar kundërshtarët e tij.

Tri vrasjet e tjera, janë kryer në kuadër të bandës kriminale dhe vetëm për ekzekutimin e Xhevat Demirit, i pandehuri mori dënimin maksimal me burgim të përjetshëm, pasi nga provat ka rezultuar se ka qenë dhe vetë i pranishëm në ngjarje. Sa u përket dy ekzekutimeve të tjera, Aldo Bare është dënuar vetëm si urdhërues dhe është dënuar nga 25 vite për secilën prej tyre.

Kapoja i bandës famëkeqe u cilësua fajtor dhe për tentativat për ekzekutimin e dy kundërshtarëve të tij më të fortë, Artur Daja dhe Gramoz Selmani, të cilët i bënte përgjegjës për vrasjen e të vëllait Ramadan Shkurti.

Aldo Bare, ja vrasjet e bujshme të 97-tës

Vrasja e Ramadan Shkurtit, vëllait të Aldo Bares në korrik 1997, shërbeu si pikënisje e një seriali të gjatë vrasjesh dhe shkatërrimesh. Aldo Bare së bashku me të vëllanë, Ramadanin, Enver dhe Bardhyl Rabinë, nisen në drejtim të lokalit ku ndodhej Artur Daja me miqtë e tij Genci Kashari e Gramoz Selmani, si dhe të afërmit e tjerë.

Sapo i afrohen lokalit, sipas prokurorisë, grupi i Bares qëllon në drejtim të Artur Dajës dhe nga shkëmbimi i zjarrit mbetet i vrarë Genci Kashari. Artur Daja vetëm sa plagoset. Plumbave nuk u shpëton as Ramadan Shkurti e Bardhyl Rabija, të cilët ndodheshin në makinë. Por nuk ishte e thënë që ndonjëri prej tyre të shpëtonte.

Artur Daja mbërrin pranë tyre duke i qëlluar për vdekje. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, Aldo Bare krijon bandën famëkeqe dhe ekzekuton të gjithë miqtë e Artur Dajës. Vetë këtë të fundit, kapobanda, urdhrat e të cilit ishin të padiskutueshme, nuk arriti ta vriste. Por “ushtarët’ e tij e vranë dhe i prenë kokën duke ia shëtitur mes përmes Lushnjës.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025
AKTUALITET

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025
BOTA

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025
BOTA

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025
BOTA

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025
Para

Ylli i Formula 1 feston ditëlindjen, skena të nxehta në plazh

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Enjte 28 Gusht 2025

22:55 : 27/08/2025

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, një i plagosur rëndë

22:43 : 27/08/2025

Zbulohet data! Ja kur do ta shpallë Rama kabinetin e ri qeveritar

22:32 : 27/08/2025

SHBA dhe Evropa paralajmërojnë Iranin: Sanksionet bërthamore mund të rikthehen

22:15 : 27/08/2025

Situata në Serbi/ Ambasada ruse në Beograd: Zgjidhja duhet bërë sipas rregullave serbe

21:50 : 27/08/2025

“Fëmijët në Gaza s’kanë më forcë as të qajnë”, OKB: Shpëtojini para se të jetë vonë

21:35 : 27/08/2025

Janë shoqëruar disa persona me rrezikshëri të lartë, detaje nga operacioni i policisë në Durrës

21:04 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com