• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet/ Ja si dekonspiroheshin kontrollet në lojërat e fatit. Oficeri pinte birra në ish-Bllok: O bob…

13:17 : 21/01/2017
në AKTUALITET

Oficeri i policisë, Alkejd Zeneli i komisariatit nr. 4 në Tiranë u dënua me dy vite burg, pasi dyshohet se shfrytëzonte postin e tij, për të dekonspiruar operacionet e policisë.

Zeneli, është deklaruar fajtor për akuzën e “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, pasi në disa raste është vërtetuar se ai ka abuzuar me detyrën, duke u dyshuar se në këmbim të favoreve për qytetarët, ka marrë para prej tyre.

Sipas raporteve Zeneli, në një rast ka dekonspiruar operacionin e policisë “Fundi i Marrëzisë” që bënte fjalë për lokalizimin dhe asgjësimin makinetave të lojrave të fatit.

Nga ana tjetër vetë oficeri i policisë pranë komisariatit nr. 4, qëndronte në një lokal në ish-bllok, duke konsumuar birrë.Një detaj të tillë është evidentuar dhe gjatë përgjimeve të kryera nga specialistët e SH.Ç.B.A. Ndërkohë janë dhe disa raste të tjera ku oficeri i policisë ka liruar nga qelia një person për plagosje të lehtë me dashje, dhe prodhim e shpërndarje të lëndëve narkotike.Për të gjitha këto raste, gjykata ka vendosur të shpallë fajtor oficerin Zeneli duke e dënuar atë me 2 vite burg, raporton “Shqiptarja.com”.

Më datë 03.02.2015,, dy agjentë të seksionit të hetimit të krimeve në komisariatin e policisë nr.4, Tiranë, dëshmitarët Lavdërim Hoda dhe Olsi Gjoshi, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, kanë ushtruar kontroll në lokalin e shtetasit Adrian Mehmeti me vendndodhje në rrugën: “Siri Kodra”, pranë kompleksit “Gjana”, ku kanë konstatuar gjashtë makineri elektronike lojrash fati, në gjendje të palicensuara.

Lexo edhe:

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

Në lidhje me këtë fakt rreth orës 16.30’, është shoqëruar në polici shtetasi Adrian Mehmeti dhe për këtë shtetas është filluar proçedimi penal në gjendje të lirë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale, të “Organizimit të lojrave të palejuara” dhe të “Vënies në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”. Në lidhje me këtë ngjarje veprimet hetimore janë kryer nga i pandehuri Alkejd Zeneli.

Nga burimet e informacionit me shkrim të oficerëve të policisë gjyqësore të drejtorisë së SH.Ç.B.A, rezultonte që shtetasi Adrian Mehmeti në vazhdimësi paguante një shumë mujore në vlerë monetare të pandehurit Alkejd Zeneli, që gjatë kryerjes së detyrës së tij, mbulonte edhe zonën ku ndodhej ambienti ku mbaheshin lojrat e fatit, për të mos patur probleme nga shërbimet e policisë me qëllim për të vazhduar aktivitetin privat të organizimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin. Bazur nga ky informacion janë realizuar disa përgjime telefonike.

Më datë 11 mars 2015, ora 21:44, i pandehuri Alkejd Zeneli nga numri i telefonit 069XXX083, telefonon ne numrin e telefonit 0685XXX59, që rezultoi të ishte në përdorim të shtetasit Adrian Mehmeti, me përmbajtjen si më poshtë:

+083 : Alo?

+559 : Ca bone, si kalove, ha si je?

+083 : Ca bone, si dukesh?

+559 :Iç, qitu te puna tu nejt, po kan ardh do nji polo se kan ashu për verifikim ktu se di ca ashu, e kam myll derën e kam dal jashtë.

+083 : E ke myll, a t’kan hy mrena?

+559 : Jo jo jo, s’ka ra, jan jashtë krejt, po thashë po pate munsi a largoji a send a, shife vet q’ashu.

+083 : Je aty mrena ti?

+599 : Jo jashtë jam qitu po m’kan nal për verifikim thot.

+083 : Kush është aty?

+559 : Ku di gjo, se di kush, jan kta të 3-shit.

+083 : të 3-shit e, po s’kam pun me ata pa mir e ke ti, jan në krahu andej ata, mir kaloja nji sekond telefonin thuj vetëm a ka munsi i minut vetëm foli atij. Mir, a ka mundsi thuaj a ke numrin 41-sh, thuaj a mund t’ja jap numrin 41-sh se t’merr vet ky djali thuaj?

+559 : Ja nji sekond sa t’ashu se t’marr.

+083 : Jo mo thuaj a keni numër 41-sh thuaj, se të merr vet ky shefi vetëm t’i jap numrin 41-sh thuj.

+559 : (zë tjetër) Alo?

+083 : Mirmbrëma si ja kalove?

+559 : Mirmroma qysh je ti?

+083 : Un quhem Alkejd Zeneli, oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit Numër 4-r.

+559 : Po t’njof mirë, ke nji makinë me katër njisha ti, unë jam Bashkim Ce….po fol n’telefon me ty.

+083 : Si ja kalove, ca problemi ka me atë zotri mo?

+559: Po ku di gjo un, kan ardh kto shërbimet e 3-it, kishim një informacion nga salla kan lojra fati pa liçensë mrena objektit kto.

+083 : Po jo mo ca lojra fati pa liçensa, ati ja kemi bllokuar atje mor burr po lëre vari lesht atë e burr, ja kemi bllokuar të gjitha i kemi aty brenda ne o vlla se është me urdhër ashu ai.

+559: O Alkejd un kam ardh ktu me njoftim t’sallës, do njoftoj sallën e do bëj veprime, kur t’a bjer në komisariat pastaj bëni ca të doni dakort.

+083:Po mir dakort hajt ti e di hajt.

Më datë 11 mars 2015, ora 21:47 min, i pandehuri Alkejd Zeneli nga numri i telefonit 069XXX4083,telefonon në numrin e telefonit 068XXX559, shtetasin Adrian Mehmeti, me përmbajtjen si me poshtë:

+083 : Ee.

+559 : E bob.

+083 : Mos e hap lokalin për asnji gjë, thuaj nuk ësht lokali im dhe pik thuaj, po e shqyen derën t’bëjn ca t’duan, lokalin mos e hap, nuk kam asnji lojë fati a kupton?

+559 : Po.

+083 : N’qoftë se ke na nji njeri atje pastaj njoftoje ti marri ti treqi nga mbrapa me lezet.

+559 : Dakort, dakort.

+083 : Dakortë, mos u duk…se prap ai p,,, motre aty prap spiunon, ai rob q,,, që ke ngjitur ti atje, dakortë hajde, hajde.*

Ndërkohë më datë 11 mars 2015, ora 21:51 min, i pandehuri Alkejd Zeneli nga numri i telefonit 069XXX4825, telefonon ne numrin e telefonit 069XXX3815, i cili rezultoi në përdorim të shtetasit Ilia Muça, oficer i gatshëm, ne Kom.Pol.Nr.4, me përmbajtjen si më poshtë:

+815 : A figure?

+825 : Ca bone ku je me?

+815 : Un jam ktu te…

+825 : N’komisariat je?

+815 : Po ktu.

+825 : Ore shif i cik aty se e ke parasysh, t’ka marr njeri n’telefonë?

+815 : Po ku je ti vlla?

+825 : Un jam ktu te blloku jam ulur ktu.

+815 : Je ul je ul po.

+825 : Ca ke ?

+815 : Iç iç po qe mir me pa ardh i her m’taku.

+825 : Po ca t’i bëj un tashi atyre vlla se marr vesh e vlla, nejse se s’ka nanji problem ore n’rregull der tashi.

+815 : Mir mir mir hajt.

Po në datën 11 mars 2015, ora 22:26 min, të pandehurin Alkejd Zeneli në numrin e telefonit 069XXX825, e telefonon numri i telefonit 069XXX7450, në përdorim të shtetasit Mojsi Sulaj, shefi i Krimeve ne Kom.Pol.Nr.4 me permbajtjen si më poshtë:

+825 : Po shefi!

+450 : Alo!

+825 : Po shef!

+450 : Car bëre?

+825 : Hiç, po pi nji birr.

+450 : Dëgjo mua tashi, ka pas nji telefonatë.

+825 : ëhë.

+450 : te salla operative

+825 : po

+450 : në rrugën Siri Kodra, që është një ambjent, që ka lojra fati

+825 : ou!

+450 : po, kan vajt shërbimet e 3-shit.

+825 : ëhë.

+450 : sikur ka qenë te zona e 3-shit.

+825 : ëhë.

+450 : kan blloku lokalin dhe ata zotrinjtë që kan pas lokalin e kan myll.

+825 : ëhë.

+450 : e pastaj e kan njoftu policinë tonë kta e ka vajt patrulla jon.

+825 : po

+450 : e tani ata djemt kan dash me dalë nga mbrapa më tha salla tani mua.

+825 : ëhë.

+450 : dhe nji patrull i ka shoqëru, po i shoqëron në komisariat, nji patrull po rri për të parë ka apo s’ka gjë brenda, un u lidha me Ilian.

+825 : ëhë.

+450 : edhe po pres çar do më thotë Ilia se po i coj në komisariat ata. Do kalosh të bësh veprimet vet, çar do bësh?

+825 : po mir ja po kaloj aty.

+450 : hajde lidhu me Ilian dhe shkoni

+825 : hajd hajd.

Lajme të lidhura

SPORT

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025
BOTA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025
BOTA

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025
RAJONI

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025
Para

Letra e hapur e emigrantit nga Gjermania për Ramën: Harrove që ishe azilant në Francë?

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com