Presidenti i zgjedhur Donald Trump pritur me një ceremoni madhështore tha se, vendi do të shohë “diçka vërtetë të mahnitshme” sot kur ai të betohet si presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara.
Pas një koncerti të enjten në mbrëmje në shkallët e Monumentit të Linkolnit, Trump tha se ka pak rëndësi në se moti do të jetë i bukur apo me shira të dendur, duke shtuar se gjithë bota po ndjek atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara.
Për ditën e inaugurimit parashikohet shi i lehtë me temperatura relativisht të buta për janarin.
Disa minuta para nje shfaqje me fishekzjarrë në qiellin e Uashingtonit, zoti Trump premtoi të punojë intensivisht për të bashkuar vendin dhe “për ta bërë Amerikën të madhe për të gjithë”.
Sean Spicer, i cili do të jetë zëdhënësi i ardhshëm i Shtëpisë së Bardhë, tha se presidenti i zgjedhur po vazhdon t’i bëjë ndryshime fjalimit të përurimit, që do të mbajë të premten në shkallët e ndërtesës së Kongresit. “fjalimi do të jetë me tone të forta personale, ku do të shpaloset vizioni i tij për Amerikën”, tha ai, raporton VOA.
Trump synon të theksojë “sfidat me të cilat ndeshemi”, shtoi Spencer. Ai e cilësoi fjalimin një deklaratë filozofike, se ku presidenti synon ta çojë qeverinë amerikane dhe jo si një agjendë legjislative.
Duke filluar të premten pasdite dhe në ditët në vijim, tha zëdhënësi, Trump do të nënshkruajë urdhëra ekzekutivë “për një agjendë ndryshimesh reale”. Presidenti ende po punon se në cilat fusha do të
fillojë dhe në çfarë radhe, tha ai. Trump mund të shfuqizojë menjëherë, përmes urdhërave ekzekutivë,
disa vendime të presidentit Obama. Nën presidenti i zgjedhur Pence tha se ata do të jenë “gati t’i
shërbejnë Amerikës që ditën e parë”. Ai po ashtu falenderoi presidentin Obama dhe nën presidentin Biden
për bashkëpunimin gjatë periudhës së tranzicionit.
Trump dhe Pence, fituesit e një prej garave më të forta të zgjedhjeve presidenciale, morrën pjesë në disa aktivitete në kryeqytet të enjten.
Zoti Trump falenderoi disa prej anëtarëve të kabinetit gjatë një dreke në Hotelin Ndërkombëtar “Trump”, jo larg Shtëpisë së Bardhë. Ai përmendi kalimthi se do të emërojë pronarin miliarder të ekipit të
futbollit të Nju Jorkut “Jets”, si ambasador në Britani.
Më pas, i shoqërur nga zoti Pence, presidenti i zgjedhur vendosi një kurorë në Varezat Kombëtare të Arlingtonit, ku prehen mbi 400 mijë veteranë të forcave të armatosura dhe familjarë të tyre.
Në mbrëmje, Trump dhe Pence, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës së re, ishin për darkë me dhurues fondesh gjatë fushatës elektorale në qendrën e trenave “Union Station” në Uashington.
Trump do të qëndrojë në ditën e fundit si qytetar privat në shtëpinë qeveritare “Blair House”, ku qëndrojnë udhëheqës të huaj të ftuar zyrtarisht, përballë Shtëpisë së Bardhë, në bulevardin Pensilvania.
Edhe ndërsa zyrtarët po i jepnin dorën përfundimtare përgatitjeve për inaugurimin, me gjithë shkëlqimin dhe solemnitetin e kësaj dite, që shënon transferimin e pushtetit pas 8 vjetësh në detyrë të presidentit Obama, dy prej anëtarëve të kabinetit të ri, ishin ende në senaca dëshmish në Senat.
Ish guvernatori i Teksasit Rick Perry, i emëruar si Sekretar i Energjisë, tha se e tërheq komentin që kishte bërë në vitin 2012, si kandidat i atëhershëm për president, kur ishte shprehur se do ta mbyllte
Departamentin e Energjisë, të cilin tani është caktuar ta drejtojëKandidati i emëruar për Sekretar të Thesarit, Steve Mnuchin u ndesh me pyetje të vështira rreth rolit të tij në një bankë që mblidhte
kreditë e papaguara të shtëpive, që u shoqërua me humbjen e shtëpive për shumë familje, gjatë recesionit të vitit 2009.
Zëdhënësi Spicer kritikoi senatorin Chuck Schumer, udhëheqësin e demokratëve në Senat për vonesat në miratimin e anëtarëve të kabinetit.
Trump mbërrin në Uashington, gati ceremonia për marrjen e detyrës Donald Trump ka mbërritur në Uashington, i cili do të jetë shtëpia e tij për 4 vitet e ardhshme. Ditën e nesërme, manjati nga Nju Jorku do të marrë zyrtarisht detyrën si President i SHBAve.
Nesër është edhe ceremonia e shumëpritur, ku marrin pjesë edhe politikanë shqiptarë.
Presidenti dhe nënpresidenti i zgjedhur, Mike Pence do të vendosin sot kurora me lule në Varrezat Kombëtare në Arlington, atje ku ndodhen trupat e 400 mijë veteranëve të ushtrisë dhe familiarëve të tyre.
Presidenti i zgjedhur pritet të mbajë dhe një fjalim pranë memorialit të presidentit Lincoln. Aty do të mbahen edhe disa shfaqje muzikore nga këngëtari i muzikës country Toby Keith dhe Lee Greenëood si dhe
banda e muzikës rock “3 Doors Doën”.
Të enjten në mbrëmje zoti Trump dhe zoti Pence pritet të marrin pjesë në një darkë zyrtare me donatorë të fushatës.
E premtja është dita e tranzicionit të pushtetit nga presidenti Barak Obama tek Donald Trump.
Ceremonia e inagurimit nis me pjesmarrjen në kishë të presidentit të zgjedhur dhe bashkëshortes së tij Melania Trump, më pas ata do të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me presidentin Obama
dhe zonjën e parë Michele, një traditë kjo shumë vjeçare e inagurimeve.
Pas kësaj presidenti në largim dhe ai në ardhje, do të shkojnë bashkë në Kapitol, për ceremoninë e inagurimit. Fillimisht do të betohet nënpresidenti i zgjedhur Mike Pence dhe në mesditë Donald Trump do
të jetë presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Betimi i tij do të drejtohet nga kryetari i gjykatës së lartë John Roberts. Zoti Trump ka njoftuar se do të përdorë Biblën e familjes së
tij dhe atë të presidentit Lincoln, të cilën presidenti Obama e përdori në të dy inagurimet e tij. Pas betimit presidenti i ri mban një fjalim.
Në historinë amerikane të inagurimeve disa fjalime kanë qenë të shkurtra me shumë pak fjalë ndërsa më fjalimi më i gjatë ka qënë me 8400 fjalë. Fjalimi i presidentit Obama llogaritet të ishte nga 2100 në
2400 fjalë. Ceremonia në Capitol mbyllet me largimin e presidentit Obama dhe më pas presidenti i ri dhe nënpresidenti marrin pjesë në drekën zytare të organizuar nga komisioni i përbashkët që organizon ceremoninë e inagurimit.
Pas kësaj zoti Trump dhe Pence do të ndjekin nga Shtëpia e Bardhë paradën që do të mbahet në bulevardin Pennsylvania. Të premten në mbrëmje presidenti Trump do të marrë pjesë në ballot tradicionale të inagurimeve. Një ditë pas inagurimit, ceremonia e fundit me rastin e inagurimit do të jetë mëngjesi kombëtar i lutjeve në katedralen kombëtare të Uashingtonit.