• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Bylykbashi rendit 10 arsye përse Rama i trembet votimit elektronik

18:22 : 20/01/2017
në POLITIKE

Nënkryetari i reformës zgjedhore dhe deputeti i PD -së, Oerd Bylykbashi ka renditur 10 arsye përse Rama i druhet votimit elektronik.

Arsyet që rendit zoti Bylykbashi lidhen me pamundësimin e pushtetit për t’u hequr qytetarëve të drejtën e votës, apo për ta deformuar atë.

Të tilla janë eliminimi i shit-blerjes së votës, votimit familjar, votimit në emër të emigrantëve, falsifikimit të kartave të identitetit, eleminimi i korruptimit të komisionereve në qendrat e votimit dhe numëruesve partiakë, si dhe mundëson nxjerrjen e shpejtë dhe të pakontestuar të rezultatit.

Sipas Bylykbashit, prishja e skemës së blerjes së zgjedhjeve për shkak të votimit elektronik, është arsyeja që Kryeministri e refuzon atë.

Bashkëkryetari demokrat i reformës zgjedhore thotë se “çdo ndryshim tjetër në Kodin Zgjedhor është fasadë pas së cilës kutërbon kufoma e demokracisë”.

Lexo edhe:

Shabani tregon prapaskenat: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

Ja 10 arsyet:

1. Zhduk shit-blerjen e kartave te identitetit. Zgjedhësi do të identifikohet me shenjën e gishtit. Nuk do të kërkohet karta e identitetit. Kjo i heq Ramës dhe rreshterëve të tij mundësinë që të blejë apo t’ua marrë shqiptarëve hallexhinj kartat e identitetit. Pa kartë, sot zgjedhësi nuk voton dot. Rama do që hallexhinjve t’u heqë de facto të drejtën e votës.

2. Zhduk votimin e shumëfishtë nga një person në qendra te ndryshme.

3. Zhduk mbushjen e kutive nga komisionerët militantë. Identifikimi me shenjën e gishtit e bën të pamundur që ushtria e “ustallarëve” të Ramës të hedhë vota në kuti për zgjedhësit qe nuk kanë votuar.

4. Zhduk votimin në emër të personave të tretë, veçanërisht në emër të emigrantëve.

5. Zhduk votimin familjar kur babai merr kartat e identitetit të familjareve dhe voton ai për të tjerët. Pra, i hiqet Ramës mundësia që duke blerë kryefamiljarin, të blejë me shumicë edhe votat e grave të familjes.

6. Zhduk përdorimin e kartave të falsifikuara.

7. Redukton shit-blerjen e votës sepse eliminon zinxhirin e votimit “karuzel” kur një fletë votimi e bardhë nxirret jashtë qendrës së votimit, mbushet nga “ustallarët” dhe kundrejt pagesës, i jepet votuesit ta hedhë në kuti e të nxjerrë jashtë fletën e tij të paplotësuar.

8. Eliminon korrupsionin e komisionerëve të qendrave të votimit apo presionin mbi to për të mbushur kutitë, lejuar votimin e shumfishtë, atë familjar apo me karta false.

9. Eliminon korrupsionin e numëruesve militantë partiak që bëjnë pazar me votat e partive.

10. Rezultati i votimit del automatikisht dhe brenda pak orësh në të gjithë Shqipërinë.

Këto skema i prishen Ramës nga votimi elektronik ndaj ai spërdridhet e kacavirret mbi xham për ta refuzuar atë. Nëse bëhet votimi elektronik, nuk ka si të shpenzojë për blerje votash dhe komisionerësh qindra milionë eurot e kanabisit, të korrupsionit me tenderat e fasadave, shesheve apo të koncesioneve. Ndaj Rama u tërhoq zvarrë deri tani që të dalë e të thotë nuk ka kohë.

Shqiptarët nuk kanë më kohë të presin Ramën për zgjedhje të lira e të ndershme. Kundërshtimi i Ramës sot është refuzim për zgjedhje të lira e të ndershme. Është refuzim nga maja e arrogancës që të jep paraja e korrupsionit.

Nëse këto fenomene ZHDUKEN nga zgjedhjet, të drejtën për të vendosur kush merr pushtetin për të qeverisur e kanë shqiptaret dhe jo Rama, aleatët e tij në krimin e organizuar, oligarkët apo media e kapur nga Rama.

Nëse këto fenomene NUK ZHDUKEN, zgjedhjet NUK janë të lira e të ndershme. Çdo ndryshim tjetër në Kodin Zgjedhor është fasadë, siç ka qejf Rama. Por fasadë pas së cilës kutërbon kufoma e demokracisë.

Lajme të lidhura

Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani
AKTUALITET

Shabani tregon prapaskenat: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një

20:55 : 20/07/2025
BOTA

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

20:41 : 20/07/2025
AKTUALITET

Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, por autorin s’e dimë kush është

20:28 : 20/07/2025
AKTUALITET

Detajet/ I plagosuri në Sarandë, ish-efektiv policie. Dyshohet se është goditur me qytë pistolete

20:16 : 20/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

19:58 : 20/07/2025
BOTA

Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze

19:47 : 20/07/2025
Para

29 -vjeçarja u karbonizua nga flakët në ashensor, çfarë mbeti nga zjarri (FOTO)

TË GJITHA

Dy drejtuesit e koalicionit Nisma “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe Endrit Shabani

Shabani tregon prapaskenat: Lapajt i dhamë avantazh, s’do e merrte mandatin nëse fitonim vetëm një

20:55 : 20/07/2025

Erdogan kërkon zgjidhje me dy shtete për Qipron

20:41 : 20/07/2025

Plagosja e ish-efektivit/ Policia: Arma u shkrep në mënyrë të pavullnetshme, por autorin s’e dimë kush është

20:28 : 20/07/2025

Detajet/ I plagosuri në Sarandë, ish-efektiv policie. Dyshohet se është goditur me qytë pistolete

20:16 : 20/07/2025

EMRI/ Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një i plagosur

19:58 : 20/07/2025

Shtëpia e Bardhë konfirmon diagnozën e Trump me insuficiencë venoze

19:47 : 20/07/2025

Sekuestrohet 206 kg kokainë në kufurin bullgar, mes të arrestuarve edhe një diplomat

19:38 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com