• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Ligji i ri /Zyrtarëve do u vihen pajisje përgjimi edhe në… dhomat e gjumit

09:05 : 19/01/2017
në KRYESORE

Nuk do të ketë asnjë kufizim për përgjimet parandaluese.

Në çdo ambient që do të frekuentohet nga zyrtarët e dyshuar për korrupsion dhe njerëzit e krimit, duke përfshirë zyrën, lokalet e preferuara, shëtitjet, dhomat e banesës, makinën etj., do të vendosen pajisje përgjimi dhe kamera të fshehta survejimi.
Përgjimi i bisedave telefonike dhe bashkëbisedimeve në ambiente private dhe publike të të dyshuarve për praktika korruptive apo për çdo vepër tjetër penale, në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe
të Gjykatës Speciale, do të mundësohet nga Shërbimi Informativ Shtetëror.
Kështu parashikon ligji i ri për përgjimet parandaluese, i depozituar në Kuvendin e Shqipërisë dhe i hartuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT, duke e përputhur me të gjithë paketën ligjore të përgatitur në kuadrin e Reformës në Drejtësi.

Byroja e Hetimit
Projektligji u jep kompetenca të njëjta si Prokurorit të Përgjithshëm ashtu edhe drejtuesit të prokurorisë së Posaçme në fushën e përgjimeve, ndërsa parashikon të drejtën e Byrosë Kombëtare të
Hetimit për të përgjuar. Në kuadër të luftës antikorrupsion, projektligji zgjeron objektin e përgjimit, duke përfshirë sinjalet, shkrimet, fotografitë, të dhënat audio­vizuale dhe çdo lloji tjetër
informacioni të marrë ose transmetuar nëpërmjet pajisjeve të komunikimit elektronik, sjelljet, veprimet dhe bisedat e kryera në vendet private dhe publike.
Nisma zgjeron edhe kuptimin e termit ‘përgjim’, duke përfshirë jo vetëm regjistrimin e bisedave, por edhe videot e survejimit të fshehtë, të mjediseve private dhe publike si dhe dëgjimin e regjistrimit të
fshehtë të bisedave në mjediset private dhe publike. Sa i takon ambienteve private, ligjit u jep të drejtë hetuesve të Byrosë Kombëtare të kërkojnë vendosjen e pajisjeve të përgjimi, sipas mundësive, në çdo ambient, madje edhe në dhomat e gjumit, në funksion të efikasitetit të hetimeve. Vendosja e pajisjeve do të mundësohet nga punonjësit e Shërbimit Informativ Shtetëror, me anë të metodave dhe praktikave të tyre.

Dhënia e të drejtës për përgjim
Sipas ligjit, drejtori i SHISH, ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes si dhe çdo ministri, që ka në varësi shërbime informative/policore të krijuara me ligj, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e komunikimeve elektronike nëpërmjet pajisjeve të komunikimit elektronik, dhe video survejimin e fshehtë të mjediseve private dhe publike. Prokuroria kompetente paraqet kërkesën për përgjimin e komunikimeve me anë ë pajisjes elektronike të komunikimit ose video survejimeve të fshehta në vende publike dhe private tek kryetari i Gjykatës së Posaçme. Kryetari i Gjykatës, pas shqyrtimit të kërkesës me shkrim për përgjim, miraton ose refuzon kërkesën për përgjimin e komunikimeve me anë të pajisjes elektronike të komunikimit, ose video survejimit të fshehur të ambienteve publike dhe private.

Kohëzgjatja e përgjimit

Nisma ligjore rregullon kohëzgjatjen e vendimit për përgjimin e komunikimeve elektronike, si edhe për video survejimin e fshehtë dhe përgjimin e bisedave në mjediset publike dhe private të, cilat janë të
vlefshme për një periudhë deri në tre muaj. Në çdo rast, zgjatja e afatit ose masat e reja nuk mund të jenë me tepër se tre muaj.
Projektligji i njeh të drejtën drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorit të Përgjithshëm të njihen në çdo kohë, nga drejtuesi i institucionit që ka kërkuar përgjimin, me rezultatet e përgjimit, si gjatë afatit të përgjimit, ashtu edhe pas përfundimit të tij.

Situata emergjente
Në situata emergjente, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ose një prokuror i autorizuar prej tij, kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, urdhëron me shkrim realizimin teknik të procesit të përgjimit ose video survejimit, ndërsa revokimi i vendimit të përgjimit ose video survejimit bëhet nga kryetarit i Gjykatës se Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose në mungesë të tij, nga zëvendëskryetari, kur gjykon se përgjimi ose video survejimi nuk është më i vlefshëm sipas ligjit.

Disa nga ndryshimet në ligjin për përgjimet

Neni 5
Në nenin 7 bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Në pikën 1 fjalët “… pranë Prokurorit të Përgjithshëm…” hiqen dhe shtohen fjalët “…­ prokurorisë kompetente…”. Shkronja “c” e pikës 2 ndryshon si më
poshtë: “c) përshkrimin e komunikimeve elektronike ose të objekteve private apo publike që do të përgjohen dhe, kur është e përshtatshme, të dhënat për operatorin e komunikimit elektronik që i
ofron shërbim subjektit që do të përgjohet”.
Neni 9

Në nenin 11 ndryshon si vijon: Pas marrjes së vendimit për përgjim,kur vihet re se pajisjet fundore të subjektit që përgjohet janë shtuar ose ndryshuar, nuk përsëritet kërkesa për përgjim. Në këtë rast
institucioni që ka kërkuar përgjimin është i detyruar të njoftojë.
Neni 10
Në nenin 12 ndryshon si vijon: Në pikën 1 pas fjalëve “…SHISH realizon vetëm proceset teknike të përgjimit…” shtohen fjalët “… komunikimeve elektronike, video survejimit të fshehtë të mjediseve
private dhe publike ose të dëgjimit dhe regjistrimit të fshehte të bisedave në mjediset publike dhe private…”.
Në pikën 1 fjalët “nëpërmjet pajisjeve të komunikimit elektronik” hiqen. Në fjalinë e dytë të pikës 1 pas fjalëve “…për llogari të Policisë së Shtetit…” shtohen fjalët “…Byrosë Kombëtare të Hetimit…”. Në
pikën 2 bëhen ndryshimet si më poshtë: “Pas fjalëve “…punonjësit e seksionit të përgjimeve të Policisë se Shtetit…” shtohen fjalët “…Byrosë Kombëtare të Hetimit…”. “Fjalët “Prokurori i Përgjithshëm” hiqen dhe shtohen fjalët “ose / dhe Prokuroria kompetente “. Në pikën 3 fjalia e parë, pas fjalëve “…në SHISH dhe seksioni i përgjimeve të Policisë së Shtetit…” shtohet “…Byrosë Kombëtare të Hetimit…”.
Neni 15
Në nenin 17 bëhen ndryshimet si m ë poshtë: Pika 1 riformulohet si më poshtë: 1. “Për situata emergjente, me kërkese verbale të drejtuesit të institucionit shtetëror informativ, sipas nenit 6 të këtij ligji, Drejtuesi i Prokurorisë se Posaçme ose një prokuror i autorizuar prej tij sipas nenit 8 të këtij ligji, kryetari i Gjykatës së Posaçme tëApelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, urdhëron me shkrim realizimin teknik të procesit të përgjimit ose video survejimit.
Urdhri regjistrohet menjëherë në evidencat e bërthamës komanduese elektronike të prokurorisë kompetente­ dhe të specialistët e Strukturës Përgjegjëse të Përgjimeve në SHISH ose seksionit të
përgjimeve të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme. Me regjistrimin e urdhrit, specialistët e Sektorit të Përgjimeve ose të seksionit të përgjimeve të Policisë së Shtetit, Byrosë Kombëtarë të Hetimit dhe të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme realizojnë procesin e përgjimit.”

Lexo edhe:

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

Pika 2 riformulohet si më poshtë: “2. Brenda 8 orëve nga fillimi i përgjimit ose video survejimit, institucioni shtetëror informativ që ka bërë kërkesën, i paraqet Prokurorit të Përgjithshëm ose Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kërkesën e rregullt me shkrim, e cila përmban arsyet e veprimeve emergjente së bashku me komunikimin e përgjuar të zbardhur. Mbi këtë bazë merret vendimi përkatës brenda 24 orëve për vazhdimin ose ndërprerjen e përgjimit.”
Shqiptarja.com

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

13:27 : 17/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025
AKTUALITET

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025
Para

Babai ngacmon seksualisht vajzën e tij 13 –vjeçe, ja dëshmia e tmerrshme

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Votat nga Greqia rrezikojnë mandatin e PD-së në Lezhë, PS ngushton diferencën

13:27 : 17/05/2025

Berisha: Rezultati në kutitë e votimit është i gatuar nga kriminelë elektoralë të PS

13:16 : 17/05/2025

Berisha: Në Bruksel prezantova vjedhjen e madhe të votës së shqiptarëve

12:53 : 17/05/2025

Rama ironi me Macronin: Studentët francezë nuk duan të ikin nga Tirana! Opozita juaj do t’iu fajësojë

12:51 : 17/05/2025

Kllounada 5 mln euro e Ramës, fatura marramendëse për Samitin Europian

12:44 : 17/05/2025

PD ankimon vendimin e KQZ/ Logu: Jemi kundër numërimit të votave të Greqisë

12:35 : 17/05/2025

Goditi sekretarin e KZAZ nr. 30 në Kashar/ Prokuroria e Tiranës lë në burg Rei Nozllin

12:31 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com