• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

Basha: Votimi elektronik eleminon manipulimin, Rama nëse s`do të propozojë një mënyrë tjetër

10:55 : 17/01/2017
në POLITIKE

Lexo edhe:

EMRAT/ Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK

Plagosi me thikë një 56-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka nisur një takim me krerët e partive në rrethe dhe deputetët e opozitës, ku po diskutohet për zgjedhjet e ardhshme dhe përgatitja sa më e mirë e tyre.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Lulzim Basha tha se votimi elektronik është kushti për zgjedhjet e ardhshme, pasi është e vetmja mënyrë që eliminon manipulimin.

“Nëse Rama nuk e do votimin elektronik, të propozojë një mënyrë tjetër për zgjedhje të lira e të paminipulueshme”, u shpreh Basha në fjalën e tij.

Më poshtë pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Lulzim Basha:
Koalicioni opozita ka vendosur paketën e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme ku përveç zbatimit të ligjit të dekriminalizimit mospërdorimin e aseteve shtetërore, kushti më thelbësor votimi dhe numërimi elektronik.
Që nga moment i marrjes së këtij vendimi nga opozita e bashkuar kam marrë me qindra mesazhe nga mbështetës, përfaqësues të shoqërisë civile, sipërmarrjes, botës akademikë dhe njerëz publikisht të afishuar si përkrahës të së majtës dhe që e konsiderojnë atë si kushtin për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Është e pakuptueshme që në 25 vite kontestimi i zgjedhjeve ka shoqëruar çdo votim dhe votimi elektronik është fundi I manipulimit të votës se me atë çdo shqiptar e ka të garantuar votën e tij. Nuk ia mohon askush atë mbledhje apo blerje kartash identiteti, as votimin drejtpërdrejt, as votimin e shumëfishtë.
Votimi elektronik thotë se gjithkush mund të votojë dhe askush më shumë se asnjëherë. Nuk ka votim të tjetrit.
Merr fund armata e kriminelëve që fut duart në kuti dhe tjetërson vullnetin e shqiptarëve, merr fund manipulimi i qytetarëve. E shikoni se vendimi i djeshëm nuk ka të bëjë me një kush të opozitës po me interesin e qytetarëve. A ka qytetarë sot që nuk e duan votimin e lirë, mos tjetërsimin e saj, që nuk dëshiron t’i japim fund maskaradës së manipulimeve të vlera, të terrorizuara të pushtetit?! Kjo nuk është një aspiratë vetëm e demokratëve. Ky nuk është objektiv vetëm i opozitës, por dëshirë e çdo shqiptari dhe me votimin elektronik shqiptarët do të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Në 2015, raporti i OSBE-ODIHR e tha fare qartë se liria e votës është e kërcënuar nga pushteti i veshur me krim.
Disa përpjeke të mjerueshme të mazhorancës dhe të tellallëve të tyre po përpiqen të na japin kohë si justifikim. S’ka kohë për të garantuar lirinë e votës dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme?! E gjejmë kohën. Ajo që nuk ka kohë është një tjetër palë tjetër zgjedhje të vjedhura ku qytetarët shesin dhe blejnë votën.
Koha për zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mbaron kurrë. Le ti lëmë broçkullat. Shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo mazhorancë nuk mund të fshihet pas një gjetheje fiku por t’u thotë shqiptarëve pse nuk e pranon sot votimin dhe numërimin elektronik dhe nëse nuk e pranon, çfarë alternative tjetër afron për të garantuar zgjedhje më të mira? Nuk besojmë por le ti afrojnë dhe të shqyrtojmë.
Kjo qeveri që e kapi zgjedhjet i trajton njerëzit si dele. I vodhi dhe i talli dhe nuk ka respekt për njerëzit. Në një vend ku qytetarët zgjedhin qeverinë, qeveria nuk mund kurrë të poshtërojë dhe dhunojë qytetarët po e ka detyrë ti respektojë se pushteti buron nga ata.
Zgjedhje të lira dhe të ndershme ne do ti japim formë nëpërmjet një kontakti intensive me qytetarët, dalje në terren, mobilizim për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Vendimi tjetër është hapja e një procesi për mbledhjen e propozimeve për kandidatët e ardhshëm të PD-së.
Qeveria dhe mediat e saj është sulur me klishetë se PD-ja nuk merr pjesë në zgjedhje. PD do të marrë pjesë në zgjedhje dhe ne do të fitojmë në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj asnjë minutë kohë nuk do të harxhohet për përgatitjen e procesit të ardhshëm zgjedhor.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK

13:04 : 12/07/2025
AKTUALITET

Plagosi me thikë një 56-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë

12:58 : 12/07/2025
AKTUALITET

EMRI/ U kap me 40 mijë euro veshje kontrabandë në furgon, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

12:38 : 12/07/2025
AKTUALITET

Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 32-vjeçari në Belsh

12:37 : 12/07/2025
AKTUALITET

Zjarr masiv tek “Ura e Daullasit” në Fier/ Flakët pranë shtyllave elektrike, ndërpritet energjia

12:25 : 12/07/2025
RAJONI

DASH në Serbi, Vuçiç: Dialogu është rruga për zgjidhjen e çështjeve të hapura

12:16 : 12/07/2025
Para

Gripi shënon viktimën e pestë, ndërron jetë në spital 2-vjeçari

TË GJITHA

EMRAT/ Trafikuan 4.3 ton kokainë, heroinë e kanabis, lihen në burg 7 të arrestuarit e SPAK

13:04 : 12/07/2025

Plagosi me thikë një 56-vjeçar, arrestohet 64-vjeçari në Vlorë

12:58 : 12/07/2025

EMRI/ U kap me 40 mijë euro veshje kontrabandë në furgon, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

12:38 : 12/07/2025

Kishte kthyer lokalin në kazino, arrestohet 32-vjeçari në Belsh

12:37 : 12/07/2025

Zjarr masiv tek “Ura e Daullasit” në Fier/ Flakët pranë shtyllave elektrike, ndërpritet energjia

12:25 : 12/07/2025

DASH në Serbi, Vuçiç: Dialogu është rruga për zgjidhjen e çështjeve të hapura

12:16 : 12/07/2025

Investitorët të shqetësuar: Trump mund të shkaktojë një tjetër tronditje në tregjet financiare

12:13 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com