Në përgjithësi, një nga gjërat që me zor presim kur hyn një vit i ri kalendarik në jetët tona është edhe parashikimi i horoskopit për vitin që vjen. Në prag të vitit 2017 kanë dalë edhe parashikimet e para të horoskopit, që mund t’i ndiqni për çdo shenjë si më poshtë:
DASHI
Fillimi i vitit do të nisë me lajme shumë të mira për sa i përket marrëdhënies tuaj të dashurisë duke qenë se ka një bashkim të Jupiterit dhe Uranit. Ky bashkim do të ketë magjinë e tij maksimale gjatë muajit maj, kur mund të firmosni në lidhje me një pronë ose një dokument ligjor sepse gjithçka do të ecë sipas parashikimeve tuaja. Ndërkohë që po në të njëjtin muaj është një kohë e mirë për të bërë martesë apo për t’u shpërngulur në një shtëpi me të dashurin apo të dashurën tuaj. Nëse jeni beqar, në muajin gusht do të trokasë dashuria e vërtetë ndërsa për ata që janë të martuar muaji gusht do të jetë perfekt për të bërë një fëmijë.
DEMI
Ju do të keni disa njohje të reja në fillim të muajit mars, me një eklips te Peshqit. Personat me të cilët do të njiheni do të kenë karakteristika të njëjta me ju dhe së bashku do të lidhni kontrata personale ose profesionale, por që në të dyja rastet do të jenë të suksesshme. Megjithatë, rrethi i njerëzve që realisht keni besim do të zvogëlohet disi këtë vit dhe ju do të jeni më të përqendruar tek ata që ju duan vërtet. Momenti më i mirë në karrierën tuaj do të jetë në mesin e muajit gusht kur pritet të shkëlqeni. Me këtë shkëlqim do të nisni një biznes të ri ose do të eksperimentoni në një fushë ku nuk e kishit menduar që do të kishit aq shumë sukses. Jupiteri do t’ju ndihmojë shumë që të arrini atë çka dëshironi edhe në fund të vitit.
BINJAKËT
Eklipsi solar më 26 shkurt do t’i japë një ritëm tjetër jetës suaj. Ju do të krijoni një vizion të ri për veten dhe të ardhmen tuaj dhe do të mundoheni ta ndërtoni atë ditë pas dite. Në fillim të vitit duhet të bëni një rezyme të 7 viteve të kaluara, sidomos në fushën profesionale, në mënyrë që të identifikoni gabimet e mundshme që keni bërë. Duke bërë disa llogari, do të fokusoheni aty ku e dini se jeni më të sigurt. Moment vendimesh kryesore do të jetë muaji mars, ndërkohë që në gusht do të jeni të gatshëm për të nisur një aventurë dashurie dhe nëse tashmë jeni në një marrëdhënie do t’i shtoni asaj adrenalinën.
GAFORRJA
Në gjysmën e parë të vitit, udhëtimi do të jetë aktiviteti juaj më i rëndësishëm. Kjo do ju sjellë shumë përfitime, sepse do t’ju bëjë të pasuroheni me mendime. Ju gjithashtu do të keni një mundësi që lidhen me mediat, duke filluar që nga muaji shkurt. Karriera juaj e 7 viteve të fundit mund të ketë qenë pak e ngatërruar dhe me shumë ndryshime, por këtë vit nuk do të keni më surpriza pasi të krijoni një pozicion të qëndrueshëm dhe shumë të dëshiruar prej jush. Urani gjithashtu do të jetë pranë jush që prej muajit maj deri në nëntor për t’ju dhënë disa leksione të rëndësishme dashurie.
LUANI
Viti 2017 do t’ju japë shumë pasuri! Është koha që të implementoni strategji të reja për sa u përket investimeve afatgjata dhe karrierës që ju dëshironi të keni. Do të vendosni pikat mbi “i” në marrëdhënien tuaj të dashurisë rreth datës 7 gusht. Ju dhe partneri do të vendosni zyrtarisht të martoheni ose të keni një fëmijë. Ndërkohë që gjysma e dytë e vitit do të jetë perfekte për veten tuaj. Do t’i dedikoheni pamjes dhe mirëqenies tuaj që do të kthehet në prioritet dhe do ta arrini ashtu siç dëshironi. Nëse jeni kreativ mjaftueshëm sa për t’u kënaqur me të gjitha çka do t’ju ofrojë 2017-a, ky do të jetë me siguri viti juaj i shkëlqimit!
VIRGJËRESHA
Gjatë dy viteve të fundit keni marrë shumë leksione dashurie. Duke marrë këto leksione me shumë mundësi keni mësuar edhe më shumë për veten tuaj dhe gjërat që do të doni të bëni këtë vit që vjen. Rreth datës 26 shkurt do të diskutoni seriozisht mbi marrëdhënien tuaj të dashurisë dhe do t’i jepni asaj një drejtim tjetër. Megjithatë, kjo vala e dashurisë do të anashkalohet disi gjatë muajit, gusht sepse do t’i përkushtoheni më shumë aktivitetit fizik dhe shëndetit tuaj. Në datën 26 tetor bëhuni gati për një takim shumë të rëndësishëm që do të vulosë përfundimisht vitin tuaj.
PESHORJA
Ju e nisni këtë vit me shumë fat që jua sjell Jupiteri në shenjën tuaj. Këtë vit do të jeni një person shumë i rëndësishëm në rrethin tuaj shoqëror dhe pikërisht në muajin korrik do ta kuptoni këtë. Ky vit do të fokusohet më tepër te karriera dhe festat dhe ju do të dini ta balanconi shumë mirë kohën midis të dyjave. Duhet të keni kujdes vetëm me regjimin ushqimor dhe mënyrën se si bëni aktivitet fizik, sepse nëse e lini veten pas dore do të keni probleme.
AKREPI
Ky do të jetë një vit shumë dinamik dhe i bukur për ju. Romanca dhe lindja e fëmijëve do të jenë pikat kyçe të vitit tuaj, sidomos në pranverë. Ndërkohë që në shkurt do të merrni një ofertë shumë të mirë për sa i përket punës. Në fakt, e keni merituar se pse keni punuar shumë përgjatë gjithë kohës. Sezoni veror do të jetë periudha më e mirë për të arritur në fushën profesionale ndërkohë që për të pushuar duhet të mendoni në fundin e vitit. Muajt më të qetë do të jenë qershori dhe tetori.
SHIGJETARI
Ju keni kaluar një nga vitet më të lodhshme të jetës tuaj dhe keni bërë rrugën më të gjatë e të vështirë për sa i përket karrierës tuaj. Mund t’ju themi se kjo lodhje do të vazhdojë deri në dhjetorin që vjen, por më pas do të shpërblehet. Këtë vit ju do të ndërtoni strukturat tuaja që do t’ju ndihmojnë të keni një jetë shumë më të lehtë në të ardhmen. Gjithashtu fushat në të cilat do të shkëlqeni do të jenë: publicistikë, media, shkrim dhe mësuesi. Në këto fusha, cilado ide që do t’ju vijë në mendje do të rezultojë e suksesshme. Mos harroni miqtë dhe bashkëpunëtorët tuaj sepse edhe ata kërkojnë rëndësinë e vet.
BRICJAPI
Mes janarit dhe tetorit, Jupiteri do të vazhdojë t’ju ndihmojë duke ju dhënë mundësi të mira në karrierë. Fusha më aktive në hartën e vitit 2017 për ju do të jetë fusha e parave. Eklipsi i shkurtit do t’ju japë kënaqësi për sa i përket ekonomisë, duke ju dhënë energji të reja përgjatë gjithë vitit. Sidoqoftë, gushti do të jetë muaji që mund t’ju marrë shumë para, kështu që kujdes me shpenzimet në këtë muaj. Për sa i përket dashurisë, ajo do të shkëlqejë më së shumti në muajt prill dhe qershor.
UJORI
Muaji shkurt do t’ju kujtojë edhe njëherë se sa shenjë e talentuar jeni dhe se sa shumë duhet t’i përkushtoheni talentit në mënyrë që të jeni të suksesshëm këtë vit. Ju do të krijoni partneritete të reja këtë vit dhe me shumë mundësi do të investoni në një fushë që as nuk e kishit menduar kurrë më parë. Ngjarjet më të rëndësishme të këtij viti do t’ju ndodhin në muajin gusht, qofshin këto profesionale apo personale. Me Jupiterin në sektorin tuaj të udhëtimeve dhe kulturës do të ndiheni me shumë fat duke pasur mundësi të eksploroni fusha të reja. Një propozimi në datën 26 tetor thojini padyshim po!
PESHQIT
Pasi keni një kohë të gjatë që mendoni vetëm për romancën dhe dashurinë, këtë vit do t’i qartësoni ashtu siç duhet mendimet tuaja. Do të keni një “ringjallje” të vetes suaj me eklipsin që do të ndodhë te peshqit më 26 shkurt, duke iu dedikuar më shumë vetes dhe mirëqenies tuaj. Fokusohuni te shëndeti juaj mendor, fizik dhe shpirtëror. Në gjysmën e dytë të vitit do t’i merrni rezultatet e gjithë këtij përkushtimi ndaj vetes. Në muajin mars dhe shtator duhet të jeni shumë të hapur ndaj ofertave të reja dhe mos ngurroni që të pranoni ato që ju japin më shumë përfitime financiare. Muaji qershor do t’ju japë romancë si në përralla, ndërkohë që për ju që jeni aktualisht në një lidhje shtatori do të jetë muaji i vendimeve të mëdha.