• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Rriten taksat e kolaudimit, ja tri ndryshimet që penalizojnë makinat në Shqipëri

21:22 : 10/01/2017
në EKONOMI, KRYESORE, SOCIALE

Lexo edhe:

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

Me hyrjen në fuqi të paketës fiskale, nga 1 janari i 2017-s drejtuesit e makinave me gaz po paguajnë më shumë për karburantin. Më shumë taksa po paguajnë edhe drejtuesit e makinave të luksit, pasi qeveria uli çmimin për makinat që konsideron luksi, nga 7 milionë që ishte, në 5 milionë.

Edhe makinat e prodhuara para vitit 2000 janë të rrezikuara të penalizohen në kolaudim, për shkak të projektvendimit të Ministrisë së Mjedisit për nivelin e shkarkimit të gazrave. Gazeta boton sërish tri ndryshimet që penalizojnë makinat dhe kategoritë që preken, shkruan Panorama.

GAZI

Më 1 janar të 2017-s hyri në fuqi paketa fiskale, ku u vendos akciza për gazin e lëngshëm që përdorin makinat në masën 8 lekë/litër. Bëhet fjalë për gazin e lëngshëm që shitet në pikat e karburantit dhe jo për gazin e lëngshëm për konsum familjar. Që në ditët e para të janarit, ndryshimi i akcizës, duke përfshirë edhe TVSH–në, ndikoi në rritjen e çmimit të gazit në 10 lekë për litër. Më herët, çmimi i shitjes së gazit për automjetet varionte nga 45 lekë deri në 50 lekë për litër. Aplikimi i akcizës solli shtrenjtim të çmimit, i cili varion nga 60 lekë deri në 65 lekë/litër.

TAKSA E LUKSIT

Më herët, taksa e regjistrimit prej 70 mijë lekësh dhe taksa e përvitshme prej 21 mijë lekësh paguhej nga makinat me cilindrat mbi 3 mijë kubikë dhe me çmim mbi 7 milionë lekë. Nga janari i këtij viti, kjo taksë paguhet nga automjetet me vlerë mbi 5 milionë lekë dhe me cilindrat mbi 3 mijë kubikë. Ulja e çmimit për aplikimin e taksës së makinave luksoze do të shtojë numrin e drejtuesve të automjeteve që do të paguajnë taksën e re. Sipas të dhënave që jep Drejtoria e Shërbimit të Transportit, në 2016-n taksa e luksit është paguar nga 5400 mjete, që përbëjnë 1,5 për qind të totalit të 420 mijë mjeteve që qarkullojnë.

NDOTJA

Makinat e prodhuara para vitit 2000, që kategorizohen me standardin “euro 1” dhe “euro 2” duhet të përshtaten sipas standardit “euro 3”. Në projektvendimin e Ministrisë së Mjedisit thuhet se drejtuesve të këtyre mjeteve u lihet afat deri në korrik të 2017-s të përshtatin makinat, në rast të kundërt do të ndalohen të qarkullojnë. Instalimi i katalizatorit apo edhe marmitës katalitike, kur makina është shumë e vjetër, sipas specialistëve është me çmim nga 17 mijë lekë deri në 150 mijë lekë.

Importi vetëm për makinat e prodhuara pas 2010

Për këtë vit, penalizime do të kenë edhe makinat e importuara. Për shkak të nivelit të lartë të ndotjes së shkaktuar nga makinat, Ministria e Mjedisit ka propozuar që pas 1 janarit të lejohet importi i makinave të përdorura dhe të reja vetëm me standard “euro 5”. Në standardin “euro 5” kategorizohen makinat e prodhuara pas vitit 2010.

Edhe për importin e makinave, masat pritet të jenë shtrënguese dhe kjo përcaktohet në projektvendimin e hartuar nga Ministria e Mjedisit. Në të përcaktohet që do të jetë administrata doganore që do të kontrollojë importin e makinave, dhe në rast se ato nuk plotësojnë standardin “euro 5”, do të ndalohen të importohen. Nga doganat do të kontrollohen dokumentacioni i mjetit, duke përfshirë specifikat teknike të tipit të mjetit. Në rastin kur kontrolli doganor nuk mund të përcaktojë nëse mjeti është në përputhje me standardet “euro 5”, vlerësimi do të kryhet nga qendrat e kolaudimit.

“Ngarkohen autoritetet doganore të kontrollojnë dhe të ndalojnë importin e mjeteve motorike që nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj. Kontrolli doganor do të përfshijë ekzaminimin e dokumentacionit të mjetit motorik dhe krahasimin e automjetit dhe të dokumenteve që e shoqërojnë me specifikat teknike për këtë tip të veçantë të automjetit. Në rastin kur kontrolli doganor nuk mund të përcaktojë nëse mjeti është në përputhje me standardet ‘euro 5’, vlerësimi kryhet nga qendrat e kontrollit teknik (QKT) të miratuara nga Ministria përgjegjëse për transportin”, thuhet në relacionin e projektvendimit.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, masa të ngjashme janë duke u zbatuar edhe në vendet e rajonit dhe më gjerë. Më herët, Ministria e Mjedisit është shprehur se Shqipëria është shumë larg standardit “euro 5” që po zbatohet në vendet e Bashkimit Europian që prej vitit 2010, apo “euro 6”, qysh nga shtatori 2015.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025
AKTUALITET

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025
Para

Ta braktisim kastën në shoqërinë e kullave të saj

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com