Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në qendër të Tiranës. Dy urbanë, njëri i linjës së Yzberishtit dhe tjetri i Kombinatit janë përplasur por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarje dhe ka shoqëruar dy shoferët për të zbardhur rrethanat.