• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Bluzat e bardha në QSUT kapen për flokësh dhe ofendohen për vendin e punës”

17:18 : 10/01/2017
në AKTUALITET, KRYESORE

Dy femra, pjesë e bluzave të bardha në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, gjatë një debati për vendin e punës janë konfliktuar fizikisht.

Sipas të përditshmes “Panorama” debati dhe sherri është zhvilluar në një nga pavijonet e QSUT-së, ku femrat janë kapur nga flokët dhe kanë përdorur fjalëve joetike.

Raportohet se sherri i nisur në korridoret e QSUT-së ka përfunduar në Gjykatën e Tiranës, ku njëra prej tyre është dërguar si e pandehur për akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”.

Mësohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur në maj të vitit të kaluar, por pak ditë më parë gjykata përfundoi gjykimin ndaj të pandehurës Liljana P., 34 vjeçe, duke e deklaruar të fajshme për akuzën. Ajo u gjobit me 100 mijë lekë gjobë, të cilën ka duhet ta paguajë brenda një afati 1-vjeçar nga dita që vendimi do të marrë formë të prerë. Referuar vendimit të gjykatës, episodi i dhunshëm në QSUT është regjistruar paraditen e 9 majit 2016, raporton “Panorama”.

Gjykata thotë e pandehura Liljana P. është grindur me kryeinfermieren L.H. dhe administratoren B.S., për shkak se e ka caktuar roje te dera e pavijonit, në një kohë që nuk është detyra e saj funksionale. Fillimisht e pandehura i është bindur këtij urdhri. Më vonë, ajo ka shkuar të sqarojë problemin tek administratorja. Në vendimin e arsyetuar saktësohej se në lidhje me këtë mosmarrëveshje të lindur në vendin e tyre të punës ka vënë në dijeni edhe shefin e pavijonit, si dhe shefen e personelit. Sipas Gjykatës, e pandehura e ka pasur të pamundur të sqarojë konfliktin, për shkak të angazhimit të këtyre personave në punë të tjera. Për këtë shkak, e pandehura ka shkuar sërish tek administratorja, por këtë herë jo e vetme.

Lexo edhe:

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, voton Albin Kurti

Probleme në qendrat e votimit në Mat, qytetarëve u zhduket emri nga listat

“Në këto rrethana, e pandehura i është drejtuar përsëri shtetases B.S. nën shoqërimin e bashkëshortit. Kallëzuesja B. nuk ka pranuar të takojë të pandehurën, pasi ajo ishte e shoqëruar me familjarë të saj dhe nuk e kishte për detyrë”, thuhej në vendim. Sipas Gjykatës, në debat e sipër kallëzuesja B.S. ka nxjerrë aparatin e telefonit celular për ta filmuar, por ka marrë një reagim të papritur nga e pandehura. “E pandehura Liljana P. i ka marrë aparatin e telefonit celular dhe e ka kapur nga flokët, duke përdorur edhe fjalë joetike. I pranishëm gjatë zhvillimit të ngjarjes ka qenë bashkëshorti i saj, i cili nuk ka reaguar”, citonte Gjykata, raporton “Panorama”.

 

Lajme të lidhura

RAJONI

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, voton Albin Kurti

09:19 : 09/11/2025
AKTUALITET

Probleme në qendrat e votimit në Mat, qytetarëve u zhduket emri nga listat

09:01 : 09/11/2025
AKTUALITET

Vlorë/ Pajisja në një qendër votimi nuk njeh shenjat e gishtërinjve, komisionet s’gjejnë regjistrat

08:48 : 09/11/2025
BOTA

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025
AKTUALITET

“Grupet LGBTQ në Shqipëri targetojnë të miturit dhe i shtyjnë drejt terapisë hormonale pa dijeninë e prindërve”

08:22 : 09/11/2025
BOTA

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

08:14 : 09/11/2025
Para

DËBORA/ Fshati ku banorët po i luten Zotit t'i shpëtojë. "Asnjë ndihmë nga autoritetet"

TË GJITHA

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, voton Albin Kurti

09:19 : 09/11/2025

Probleme në qendrat e votimit në Mat, qytetarëve u zhduket emri nga listat

09:01 : 09/11/2025

Vlorë/ Pajisja në një qendër votimi nuk njeh shenjat e gishtërinjve, komisionet s’gjejnë regjistrat

08:48 : 09/11/2025

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025

“Grupet LGBTQ në Shqipëri targetojnë të miturit dhe i shtyjnë drejt terapisë hormonale pa dijeninë e prindërve”

08:22 : 09/11/2025

Lavrov: Rusia mund të rifillojë provat me armë bërthamore

08:14 : 09/11/2025

Edhe Kosova në zgjedhje/ Qytetarët në 18 komuna votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në balotazh

07:56 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com