• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

2016-ta, viti i mbarë i kanabisit

22:29 : 10/01/2017
në OP-ED

Nga Ilka Kapedani

Për dikë droga është para e madhe, për të tjerë krim, ndërsa për ca syresh në minorancë, (fshatarë të varfër), kanabisi mbetet një mënyrë për të siguruar bukën, duke punuar në ara apo magazinat e përpunimit. Dy muaj më parë Policia e Shtetit u kujdes që në konferencën me drejtues të Guardia Di Finanzza të jepeshin shifra pompoze, që nëse do ishin plotësisht të vërteta, me siguri droga do quhej një bimë në “zhdukje”.

Sipas tyre, mbi 2.6 milionë bimë kanabis të asgjësuara, 42 fluturime ajrore të kryera në territorin tonë për evidentimin e kanabist dhe mbi të gjitha u tha se është asgjësuar 99.8 për qind të sasisë së kultivuar. “Monitorimi ajror me Guardia Di Financa ka identifikuar 2086 parcela krahasur me 1386 parcela vitin e kaluar”-tha kryepolici Haki Çako. Menjëherë më pas do vinte reagimi i liderit të opozitës që preferoi të dalë vetë në konferencë për shtyp dhe jo të bëjë një deklarim të thanë për mediat. Sipas tij, sipërfaqja e mbjellë me drogë është rritur nga 44.7 ha vitin e kaluar në 213.7 ha këtë vit. “Droga e 5-fishuar në territor është vepër e Al Kaponëve në qeveri, në bashkëpunim të ngushtë me kartelin e drogës, është alternativa e Edi Ramës. Në gjithë këtë proces nuk kemi asnjë trafikant të arrestuar e të proceduar, por veç fakir-fukarenjve që punojnë si skllevër bashkë me fëmijet e tyre në arat e kanabisit”-deklaroi Basha.

Por ndërsa në Tiranë trumbetohej me të madhe se ishte shkatërruar 99.8 për qind e drogës së kultivuar, lajmet që vinin nga Italia dhe Greqia nuk shkonin në një linjë me “mburrjen” e Ministrisë së Brendshme. “Këtë vit kemi pasur sasi tepër të mëdha droge të sekuestruar, vetëm në javën e fundi të shtatorit (Guardia Di Finanzza), ka sekuestruar 3 ton e 800 kg mariuanë”. Ky qe pohimi i kryeprokurorit të Antimafias në Leçe, Cataldo Motta, duke iu referuar problematikës së trafikut të drogës nga Shqipëria. “Bashkëpunimi që kemi patur me autoritet shqiptare është dobësuar në 5 vitet e fundit. Ndoshta është interesi i autoriteteve shqiptare që ka rënë”-theksoi Motta. Kjo ishte deklaratë e dy muajve më parë, ndërsa shifrat e drogës shqiptare të kapur në Itali dhe Greqi janë shtuar, ku në total deri tani llogaritet mbi 18 ton kanabis.

Pavarësisht sasisë së madhe të drogës që qarkullon, personat e proceduar dhe arrestuar nuk mund të konsideron bosët e vërtetë. Duke iu referuar edhe të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit, janë proceduar dhe arrestuar mbi 300 persona, por ajo që vihet re është se rreth 70 për qind e individëve që provuan prangat e policies, janë punëtorë të kanabisit. Shumë prej tyre janë kapur në ara, duke u kujdesur për rritjen e bimëve narkotike, ndërsa të tjerë, përfshi edhe shumë gra dhe minorenë, u arrestuan në magazina të përpunimit të drogës. Organizatorët e kultivimit dhe trafikut të kanabisit kanë shpëtuar. Një tjetër problematikë është përfshirja e disa drejtuesve të policisë në trafikun e narkotikëve.

Lexo edhe:

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

Në këmbim të 20-30 për qind të vlerës së drogës efektivët u kthyen shpesh në “rojtarët” më të mirë të parcelave me kanbis. Edhe raporti i Shërbimit Informativ Shtetëror, e ngre si shqetësim këtë fenomen, ndërsa nën zë kjo pranohet edhe nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, por gjithnjë kujdesen të thonë se punonjësit e policisë të implikuar në trafikun e narkotikëve janë në një numër të vogël. Ngado të jetë këndvështrimi mbi kultivimin dhe trafikimin e kanabisit shifrat tregojnë se këtë vit ishte mjaft i mbarë për trafikantët

Lajme të lidhura

BOTA

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

19:20 : 08/06/2025
AKTUALITET

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

19:13 : 08/06/2025
RAJONI

Sizmologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

19:06 : 08/06/2025
SPORT

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025
BOTA

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025
Para

Obama është një skuth!

TË GJITHA

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

19:20 : 08/06/2025

“Kanceri i testikujve, më i shpeshti në moshat e reja”, onkologu: Nis në adoleshencë

19:13 : 08/06/2025

Sizmologët grekë të shqetësuar pas tërmetit në malin Athos

19:06 : 08/06/2025

Franca “ngushëllohet” me vendin e tretë në Ligën e Kombeve, fiton “finalen e vogël” ndaj Gjermanisë

18:59 : 08/06/2025

100 mënyrat se si Elon Musk dyshohet se përfitoi nga bashkëpunimi me Donald Trump

18:47 : 08/06/2025

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com