Dashi
Duhet te jeni shume te kujdesshëm sot ju te dashuruarit sepse çdo fjale e gabuar mund te sjelle probleme serioze. Beqaret vërtet mund te lodhen pak, por ne fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak. Për ta shume gjera kane për te qene ndryshe. Gjendja financiare nuk do jete e keqe megjithatë nëse tregoheni pak me te kujdesshëm me shpenzimet situata ka për te qene edhe me e mire.
Demi
Dite plot aksion do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do përjetoni kënaqësi dhe emocione te forta. Beqaret nuk duhet te mundohen te joshin persona qe janë tashme ne lidhje sepse jo vetëm qe do iu bëjnë keq atyre, por nuk do kenë asnjë te mire për veten. Ne planin financiar vështirësitë do vazhdojnë ende sepse nuk dini si t’i menaxhoni paratë qe keni.
Binjaket
Ka rrezik qe situata ne jetën tuaj ne çift te ndërlikohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do jeni tej mase kokëfortë dhe nuk do doni te hapni rruge për asnjë moment. Beqaret nuk do arrijnë dot ta afrojnë pas vetes atë qe pëlqejnë dhe kjo do i mërzitë tej mase. Për fat te mire financat kane për te qene me te qëndrueshme. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni ne këtë sektor.
Gaforrja
Dite aspak e keqe nuk do jete kjo e sotmja për juve qe jeni ne një lidhje. Nuk do lejoni qe mes jush dhe partnerit te fillojnë konflikte, përkundrazi do i sqaroni edhe disa hatërmbetje te vogla. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Ne planin financiar gjendja d filloje pak nga pak te normalizohet pas ndihmës qe do iu ofrojnë te afërmit.
Luani
Nuk do arrini dot t’i shprehni ndjenjat aq shume sa duhet sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do vazhdoje ende te jete delikate. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin e tyre dhe do vazhdojnë te mbeten ashtu si kane qene. Buxheti për fat te mire do ketë disa përmirësime te vogla. Përfitoni fillimisht te kryeni investimet me te domosdoshme.
Virgjeresha
Sot do afroheni edhe me tepër me partnerin tuaj ju te dashuruarit dhe do flisni me te edhe për disa tema qe dikur ishin tabu. Beqaret nuk do i kenë idetë shume te qarta për atë qe do duan te bëjnë dhe kjo do i pengoje te hedhin hapa. Ne planin financiar do mundoheni gjithë kohës te gjeni një zgjidhje te mire, por për fat te keq nuk do ja dilni dot mbanë.
Peshorja
Jeta ne çift do jete e qete dhe pa probleme gjate kësaj dite. Nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni, përkundrazi do merreni vesh për mrekulli me njeri-tjetrin. Beqaret duhet ende te tregohen te duruar nëse duan ta ndryshojnë statusin e tyre, pasi po nxituan mund te bëjnë gabime te pafalshme. Gjendja e financave do vazhdoje te jete delikate dhe problematike.
Akrepi
Do ndiheni edhe me te largët me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe hendeku mes jush do thellohet akoma me tepër. Beqaret do jene mjaft konfuze dhe nuk do dine çfarë hapash te hedhin pasi te marrin propozime. me mire le te vonohen ne dhënien e përgjigjeve sesa te nxitohen dhe te bëjnë gabime. Buxheti nuk do jete aspak ashtu si ju do kishit dëshiruar, megjithatë as probleme serioze nuk do ketë.
Shigjetari
Sot do i keni idetë shume te qarta ju te dashuruarit dhe do dini çfarë te bëni qe marrëdhënia me partnerin te mbetet e mire. Beqaret do përkujdesen ne çdo moment për veten e tyre dhe do tërheqin gjithë kohës vëmendjen e te tjerëve. Buxheti do jete i shkëlqyer dhe e gjithë kjo fale përmbylljes me sukses te një projekti te rëndësishëm ne pune. Bravo!
Bricjapi
Asgjë planet nuk do ndikoje negativisht sot ne jetën tuaj ne çift kështu qe çdo moment do e keni vete ne dore nëse do e bëni emocionues apo trishtues. Beqaret do kenë disa takime, por asnjë prej personave nuk do i beje ata qe t;iu rrahe zemra fort. Ne planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën dhe do merrni masat e duhura. Ne fakt këtë duhet ta kishit bere me kohe, por me mire vone se kurrë.
Ujori
Jeta juaj ne çift do influencohet pozitivisht sot nga yjet dhe ne çdo ore te ditës do përjetoni emocione goxha te forta. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret do kenë një dite normale dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Atyre do ju duhet ende te presin edhe pak kohe për te pasur ndryshimet gjigande. buxheti do jete i mire, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni pa u menduar aspak.
Peshqit
Dite e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ete momente kur do dashuroheni me pasion, por edhe kur do debatoni ashpër dhe me zë te larte. Beqaret nuk duhet te afrohen me persona qe sapo janë ndare nga dikush sepse do lëndohen pamase. Financat do jene disi me te mira se pak dite me pare kështu qe mund ta bëni edhe ndonjë investim me tepër.