• Kontakt
Friday, August 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Turqia identifikon autorin e masakrës në Stamboll; Erdogan shprehet i përkushtuar kundër terrorit

15:02 : 04/01/2017
në BOTA, KRYESORE

Autoritetet e Turqisë e kanë identifikuar autorin e masakrës së Vitit të Ri në një klub nate në Stamboll, ndersa presidenti, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur përkushtim për të mos u dorëzuar para “terroristëve”.

Ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se autoritetet e kanë identifikuar sulmuesin në një klub të natës në Stamboll, shkruan rel.

Por, zoti Cavusoglu nuk ka dhënë më tepër detaje, raporton sot agjencia e lajmeve, Anadolu.

Pak kohë pas ardhjes së Vitit të Ri 2017, një person i armatosur ka depërtuar në klubin e natës Reina dhe ka hapur zjarr kundër njerëzve që festonin.

Në këtë masakër të 1 janarit janë vrarë 39 vetë, përfshirë 27 shtetas të jashtëm, dhe plagosur 69 të tjerë.

Lexo edhe:

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se një “ushtar i kalifatit” e ka kryer masakrën dhe ka vlerësuar se ky ishte sulm kundër “festës së të pafeve” dhe hakmarrje për përfshirjen ushtarake të Turqisë në Siri.

Pas vrasjeve, sulmuesi ka arritur të largohet nga vendi i krimit dhe ende nuk është zënë.

Ministri Cavusoglu tha se “përpjekjet për zënien e tij po vazhdojnë” dhe ka shtuar se shtëpia ku kishte jetuar i dyshuari “ishte bastisur” dhe se sulmi ishte planifikuar në mënyrë “profesionale”.

Mediat turke kanë raportuar se sulmuesi e kishte marrë një banesë me qira në pjesën qendrore të qytetit Konja, para se të arrinte në Stamboll për ta kryer sulmin.

Megjithqë nuk është publikuar emri i të dyshuarit, policia ka paraqitur pamje të sulmuesit, më herët këtë javë, përfshirë edhe një të bërë nga kamerat e sigurisë në natën e sulmit.

Një person 28 vjeçar i Kirgizisë, i cili ishte larguar nga Stambolli më 3 janar dhe konsiderohej i dyshuar se ishte personi i armatosur, ishte marrë në pyetje në Bishkek të Kirgizisë, por më vonë është liruar.

Deklarata e ministrit Cavusoglu u bë pas agjencia Anadolu pat raportuar se pesë persona të dyshuar, të ndërlidhur me gupin ekstremist, Shteti Islamik, i cili e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, janë arrestuar sot në qytetin port Izmir, në kuadër të hetimeve që po vazhdojnë.

Sipas kësaj agjencie, lidhur me këtë masakër, më parë ishin arrestuar 14 vetë, përfshirë dy persona të jashtëm.

Në paraqitjen e tij të parë publike para kombit prej sulmit në Stamboll, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pretenduar se sulmi kishte për qëllim ndarjen e Turqisë, por tha se vendi nuk do tu nënshtrohej synimeve të këtilla.

“Qëllimi ishte i qartë: të krijohej përçarje dhe të polarizohej shoqëria”, tha Erdogan gjatë fjalimit të tij të mbajtur sot në Ankara.

“Stili i jetës i askujt nuk është nën rrezik sistematik në Turqi”, tha Erdogan dhe ka shtuar se “ne kurrë nuk do ta lejojmë këtë”.

Zoti Erdogan theksoi se “të thuhet se Turqia i është dorëzuar terrorizmit, do të thotë se është marrë ana e terroristëve dhe organizatave terroriste”.

Gjatë 12 muajve të fundit në Turqi kanë ndodhur dhjetëra sulme vdekjeprurëse terroriste, përfshirë edhe sulmin kundër aeroportit ndërkombëtar në Stamboll, për të cilin disa e kanë fajësuar Shtetin Islamik, ndërsa të tjerët kanë thënë se ishte kryer nga militantët kurdë.

Mbrëmë vonë, ligjvënësit e Turqisë kanë votuar për zgjatjen edhe për tre muaj të gjendjes së jashtëzakonshme, e cila ishte shpallur pas përpjekjes për puç ushtarak më 15 korrik të vitit të kaluar.

Gjendja e jashtëzakonshme ishte shpallur për ta goditur rrjetin e ndërlidhur me kleriun mysliman me seli në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, i cili nga Turqia akuzohet për grushtshtetin e dështuar. Gulen i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Lajme të lidhura

SPORT

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025
BOTA

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025
RAJONI

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025
BOTA

“A do të ndaloni vrasjet e civilëve?”/ Putin injoron pyetjet e gazetarëve

21:52 : 15/08/2025
AKTUALITET

Dinamika e plagosjes në Korçë/ Aleks Qiqi qëlloi me thikë 27-vjeçarin pas debatit në kafe

21:24 : 15/08/2025
Para

Letër e hapur/ "Të publikohen listat e kandidatëve 90 ditë para zgjedhjeve"

TË GJITHA

Video/ Tirana feston 105 vjetorin e themelimit, shfaqje e veçantë dronësh mbi “Selman Stërmasin”

22:22 : 15/08/2025

Çfarë mesazhi të ‘koduar’ dha gjuha e trupit mes Trump dhe Putinit gjatë takimit të parë?

22:19 : 15/08/2025

Kosova furnizohet me autoblinda nga SHBA-ja

22:16 : 15/08/2025

Zyrtare/ Leipzig prezanton zëvendësuesin e Benjamin Seskos

21:53 : 15/08/2025

“A do të ndaloni vrasjet e civilëve?”/ Putin injoron pyetjet e gazetarëve

21:52 : 15/08/2025

Dinamika e plagosjes në Korçë/ Aleks Qiqi qëlloi me thikë 27-vjeçarin pas debatit në kafe

21:24 : 15/08/2025

VIDEO/ Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Alaska, udhëheqësit nisen drejt takimit

21:22 : 15/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com