DASHI 21. mars – 20. prill
Dite mjaft harmonike do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Pranë partnerit keni për tu ndier me mire se kurdoherë tjetër. Beqaret duhet t’i marrin me seriozisht ftesat qe do iu bëhen, pasi ata persona mund t’ua ndryshojnë jetën përgjithmonë. Ne planin financiar vështirësitë kane për te qene goxha te mëdha kështu qe mos kryeni shpenzime te tjera përveç atyre qe i keni te domosdoshme.
DEMI 21. prill – 21. maj
Ne jetën tuaj ne çift atmosfera do jete elektrizuese sot. ne shume momente mund te ndiheni keq dhe do doni te bëni ndryshime rrënjësore. Beqaret nuk do jene me fat ne dashuri dhe kane për te pasur një jete shume normale. Ne disa momente edhe mund te mërziten. Ne planin financiar duhet t’i merrni gjerat shtruar dhe për çdo shpenzim duhet te mendoheni disa here.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Dite e bukur ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni me te vërtetë te lumtur ne krahët e partnerit dhe nuk do doni te shkëputeni asnjë moment prej tij. Beqaret do kenë një dite te përshtatshme për flirtime dhe joshje. Deri ne mbrëmje shume gjera mund te ndryshojnë. Financat duhet te vazhdoni t’i mbani nen kontroll sepse ne te kundërt do keni probleme serioze.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Dite me e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do filloni t’i shihni gjerat me një sy tjetër dhe do bëni plane për te ardhmen. Beqaret me shume gjase do kenë dashuri me shikim te pare dhe e ardhmja do ju ndryshoje njëherë e mire. Plutoni do jete planeti qe do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet financiare një e nga një.
LUANI 23. korrik – 22. gusht
Shmangni çdo lloj debati me partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse atëherë kur nuk do e prisni situata mund t’iu ndërlikohet edhe me tepër. Beqaret duhet te pranojnë njohje te reja, por ne asnjë mënyrë nuk duhet te hedhin hapa te pamenduara. Ne planin financiar gjendja nuk do jete e keqe, megjithatë pak maturi me tepër me shpenzimet nuk do ju beje keq.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Sot do jeni gjithë kohës ne dispozicion te partnerit tuaj ju te dashuruarit dhe do ruani një marrëdhënie te qëndrueshme me te. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentet qe me pak i presin. Jeta e tyre do marre tërësisht një drejtim tjetër. Ne planin financiar keni për te pasur tronditje te forta. Nuk do arrini dot t’i kryeni me maturi shpenzimet dhe ky do jete një problem.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Sot do jeni me te vendosur ta rregulloni dhe ta përmirësoni jetën tuaj ne çift. Do reflektoni me kujdes dhe se bashku me partnerin do merrni edhe disa vendime me rëndësi. Beqaret do ndihmohen mjaft nga Urani dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Buxheti do jete i favorizuar dhe gjendja ne këtë sektor ka për te qene shume here me e mire.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Sot do ketë ndryshime shume te mëdha ne jetën tuaj ne çift kështu qe duhet te bëheni gati shpirtërisht. Te shkuarës se hidhur do i vihet kapaku njëherë e përgjithmonë. Beqaret do kenë një dite te mbushur me optimizëm dhe me takime interesante. Ne planin financiar duhet te bëni sa me shume kujdes sepse nëse situata ju del jashtë kontrollit nuk do mund ta rimerrni dot me veten.
SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Sot do ndodhin ndryshime vërtet te mire ne jetën tuaj ne çift dhe çdo çast do iu duket edhe me i bukur se me pare. Edhe për beqaret do ndizet drita jeshile. Asgjë nuk ka për te qene me si dikur kështu qe duhet te përgatiteni për ndryshime pozitive. Te ardhurat me shume mundësi do kenë përmirësime te vazhdueshme edhe fale mbështetjes se madhe qe do iu japin te afërmit.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Dite plot ngjyra do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Mes jush dhe atij qe keni ne krah çdo gjë do ece për mrekulli dhe do ju duket vetja si ne ëndërr. Beqaret nuk do e gjejnë dot shpirtin e tyre binjak dhe kjo do i mërzitë ne disa momente. Edhe buxheti do lere goxha për te dëshiruar. Shmangni me çdo kusht shpenzimet ne mënyrë qe mos keni probleme.
UJORI 21. janar – 19. shkurt
Kujdes me skenat e xhelozisë sot ju te dashuruarit sepse po thate gjera te gabuara mund te shkatërroni gjithçka te bukur qe kishit ndërtuar deri me sot. Beqaret do kenë një dite te mbushur me flirtime, por prej te cilave mund te fillojnë vetëm aventura kalimtare. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime, kështu qe nuk do keni për çfarë te qaheni.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Dite fantastike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Yjet do mendojnë me gjithçka dhe do ua bëjnë çdo moment fantastik. Beqaret nuk do kenë një dite te favorshme sot dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë princin e kaltër. Buxheti për fat te mire ka për te qene shume me i qëndrueshëm. I keni kuptuar gabimet e bëra me herët dhe tashme keni marre masat e duhura.