• Kontakt
Monday, August 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dekriminalizimi, në ‘sitë’ edhe 20 zyrtarë të lartë

08:41 : 29/12/2016
në AKTUALITET

Listës dekriminalizimit i shtohen edhe njëzet zyrtarë të lartë të administratës shtetërore që po verifikohen nga Prokuroria.

Burime të Prokurorisë kanë thënë se bëhet fjalë për 20 persona që mbajnë funksione si kryetarë bashkish apo deputetë, por edhe detyra të tjera të këtij niveli, të cilët po verifikohen. Burimet nga organi i akuzës kanë bërë me dije se rastet e deputetëve, krerëve të bashkive dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë pjesë e numrit të përgjithshëm prej 570 rastesh që po trajtohen nga ana e Prokurorisë. Mësohet se rastet që po verifikohen janë nisur si procedurë në dy mënyra të ndryshme, të parashikuara nga ligji. “Kërkesa për verifikim vjen nga KQZ-ja kur ka të dhëna për një funksionar. Por edhe Prokurori i Përgjithshëm ka iniciativë për të kërkuar verifikim, në bazë të indicieve që siguron në rrugë ligjore”, tha një burim i Prokurorisë.

I njëjti burim bëri me dije se numri i përgjithshëm prej 570 verifikimesh, por edhe 20 rastet e “zyrtarëve të lartë” kanë nisur në të dyja mënyrat. Pra, Prokuroria është vënë në lëvizje nga KQZ-ja ose ka pasur indicie dhe ka nisur hetimin mbi bazën e këtyre të dhënave të përftuara në rrugë ligjore. “Panorama” ka mësuar se në rastin e Elvis Rroshit, kryetar i Bashkisë së Kavajës, Prokuroria kishte indicie dhe bazuar mbi këto të dhëna, i kërkoi KQZ-së të niste verifikimin fillestar dhe rezultatet që do gjente, t’i ridërgonte në Prokurori për verifikim më të thelluar. Kjo gjë ka ndodhur dhe pas kthimit të dosjes nga KQZ-ja në Prokurori, duke qenë se dyshimet janë provuar, është vendosur që organi i akuzës t’ua kalojë dosjen prokurorëve për hetim penal në lidhje me veprën penale të falsifikimit të formularëve. E gjithë kjo procedurë mësohet se është e bazuar në ligjin “Për dekriminalizimin”. Burime nga Prokuroria kanë thënë më herët se pjesa dërrmuese e 570 rasteve që po verifikohen janë përcjellë nga departamenti i administratës publike, duke qenë se kanë edhe numrin më të madh të subjekteve që vetëdeklarojnë në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.

“Pjesa tjetër ka ardhur për verifikim nga institucione si KQZ-ja, Presidenca, Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave”, kanë pohuar burimet e Prokurorisë. Sipas tyre, deri tani është marrë vendim për rreth 170 raste, ndërsa të tjerat janë ende në fazë verifikimi. Nga rastet për të cilat është marrë vendim, mësohet se për 40 të tilla është vendosur ndjekja penale në prokuroritë e rretheve gjyqësore për veprën penale të “falsifikimit të formularëve”. Sipas Prokurorisë, në 50 raste është konstatuar fakti se zyrtarëve u ndalohet të ushtrojnë funksione publike, kurse për pjesën tjetër, rreth 80 raste, është verifikuar se zyrtarët nuk kanë probleme me ligjin. Panorama.

 

Lexo edhe:

Letra/ Profesionistët e Lirë: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

Zelensky kërkon garanci të sigurisë para takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Letra/ Profesionistët e Lirë: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

08:44 : 18/08/2025
RAJONI

Zelensky kërkon garanci të sigurisë para takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

08:32 : 18/08/2025
AKTUALITET

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë në korrik

08:26 : 18/08/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 18 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari, euro dhe monedhat e tjera

08:14 : 18/08/2025
AKTUALITET

Mbani çadrën me vete, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:08 : 18/08/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025
Para

Historia e gardistit me 39-vjeçaren që e denoncoi: Ishim të lidhur por u ndamë sepse...

TË GJITHA

Letra/ Profesionistët e Lirë: Drafti i Kodit Penal cenon lirinë ekonomike

08:44 : 18/08/2025

Zelensky kërkon garanci të sigurisë para takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë

08:32 : 18/08/2025

Shqipëria po bëhet më e shtrenjtë, rriten qiratë dhe ngrihet çmimi i kafesë në korrik

08:26 : 18/08/2025

Këmbimi valutor 18 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari, euro dhe monedhat e tjera

08:14 : 18/08/2025

Mbani çadrën me vete, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:08 : 18/08/2025

Horoskopi, 18 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 17/08/2025

Mbi 40 udhëheqës evropianë në takimin vendimtar Trump-Zelensky, në Uashington

22:50 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com